Në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Milani ka fituar sot betejën me UEFA-n dhe do të marrë pjesë në “Europa League”. Por ky vendim duket se ka sjellë mërzi në kampion e Fiorentinës, pasi këta të fundit ishin përgatitur për të marrë pjesë në këtë kompeticion pas vendimit të UEFA-s.Një reagim të ashpër ka pasur gruaja e menaxherit, Giancarlo Antognoni të ekipit “vjollcë”, Rita Antognoni. Ajo ka shpërthyer në akuza për mënyrën se si aplikohen rregullat me dy standarde për ekipe të ndryshme.
“Nuk e di nëse Fiorentina e meritonte apo jo Europën, por di që rregullat nuk janë njësoj për të gjithë. Për ta çuar Fiorentinën në C2 nuk u menduan fare. Ky futboll është i sëmurë dhe nuk më pëlqen më”. Rita Antongnoni e ka shprehur në Facebook indinjatën e saj pas vendimit të CAS-it.
“Çfarë drejtësie është kjo? Bëni si të doni! Ky është një grusht i fortë për rregullat. Një palaçollëk”, – ka shtuar ajo.