Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

”Financial Times”: Rama dhe Zaev paralajmërojnë BE pas shtyrjes së negociatave

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
”Financial Times”: Rama dhe Zaev paralajmërojnë BE pas shtyrjes së negociatave

Shqipëria dhe MV përballen me rrezikun e rritjes së nacionalizmit dhe shkatërrimin e reformave ekonomike, pasi Bashkimi Europian ua mbylli derën për një kohë të gjatë shpresave të tyre, kanë paralajmëruar liderët e të dy vendeve, shkruan sot Valerie Hopkins e gazetës së njohur britanike ”The Financial Times”.

”Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi në një intervistë të veçantë se vendi i tij rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE-së në lidhje me zgjerimin.

Paralajmërimet nga të dy udhëheqësit e Ballkanit theksojnë frikën e analistëve se mospranimi i të dy vendeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të destabilizojë një rajon, gjeopolitikisht delikat, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën, po rritet.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dy vendet janë ankuar se BE nuk po përmbush anën e saj të marrëveshjes së nënkuptuar, pasi si Tirana ashtu dhe Shkupi vepruan në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Brukselit. Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër bisedimeve me Shqipërinë.

Zaev shprehu shqetësimin se marrëveshja me Greqinë, e nënshkruar vitin e kaluar për të riemëruar vendin e tij, mund të rihapet përsëri mes ringjalljes së ndjenjës nacionaliste. Ndryshimi i emrit ishte një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por ishte i diskutueshëm në të dy vendet dhe Zaev paralajmëroi se zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjes së arritur me Athinën ndodhet në rrezik.

“Një pjesë e procesit është e pakthyeshme, por shqetësohem se mund të ketë një kthim në të kaluarën e keqe që kemi pasur”, deklaroi ai, duke përmendur natyrën multietnike të vendit të tij, i ndarë mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëve etnikë.

“Nëse ka mjaftueshëm retorikë nacionaliste, veprime radikale dhe fjalime në Maqedoninë e e Veriut, kjo do u japë politikanëve grekë argumente për të përdorur të njëjtën lloj retorike. Kjo mund të sjellë ndërmarrjen e hapave konkretë nga të gjithë, gjë që nuk do të jetë në të mirë të rajonit ose vendit tim”, deklaroi Zaev.

Zaev tashmë ka deklaruar se ai do të japë dorëheqjen duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pas refuzimit të BE-së. Ai ka thënë se marrëveshja e emrit me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, mund të jetë në rrezik nëse partia e tij nuk fiton.

Rama deklaroi në Tiranë se vendimi për të mos hapur negociatat e pranimit ka qenë një tronditje e rëndë psikologjike në vend dhe ka dëmtuar besueshmërinë e unionit në rajon.

“Ne jemi ndarë dy herë në mënyrë brutale nga Europa, herën e parë, për pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Europa që na ndan brutalisht nga vetvetja”, deklaroi ai.

Rama dhe Zaev deklaruan se ata i kuptonin shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, se ata i kishin bllokuan negociatat sepse ata duan të ndjekin reforma në union dhe politikat e saj të zgjerimit.

Por, ata të dy ranë dakord se një anëtarësim i mundshëm do të ishte paktën një dekadë larg, dhe se vendet e tyre dhe vetë BE-ja mund të vazhdonin ndërkohë reformat e tyre.

Rama deklaroi se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së, në të vërtetë nuk ishte një alibi e vazhdueshme për atë që që mund të konsiderohet çështje thelbësore”.

“Europa gjendet në një kohë kur mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”, tha Rama.

Judy Dempsey, një pjesëmarrëse e rëndësishme jorezidente në Carnegie Europe me seli në Berlin, deklaroi se besueshmëria e BE-së ishte dëmtuar sepse liderëve u ishte thënë që në 2003 se, nëse ata do të plotësonin kriteret e BE-së, ata do të pranoheshin, dhe tani që të paktën Shkupi e kishte bërë këtë, vendi u refuzua me arsyetimin se BE-ja si fillim duhet të reformohet.

“Premtimet nuk u mbajtën. Tani Ballkani Perëndimor lehtësisht mund të ndikohet nga Kina ose Rusia”, deklaroi ajo.

Zaev ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet për të mbushur boshllëkun.

“Ky vendim u krijon hapësirë forcave të treta, që nuk janë shumë të dobishme, që nuk na ofrojnë demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Zaev./ata

Tags: beedi ramazaev

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Vjedhje e kanosje/ Laçiani “befason” policinë kur i shkon në shtëpi për kontroll

Vjedhje e kanosje/ Laçiani "befason" policinë kur i shkon në shtëpi për kontroll

Lita dërgon shkresë të dytë për shkarkimin e Hajdarit/ Ruçi: Zgjidheni vetë

Lita dërgon shkresë të dytë për shkarkimin e Hajdarit/ Ruçi: Zgjidheni vetë

Transportonin klandestinë në Britani, goditet banda shqiptare në Spanjë

Transportonin klandestinë në Britani, goditet banda shqiptare në Spanjë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com