Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Fillimisht azil e pastaj punë? – kaq e lehtë nuk është

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Fillimisht azil e pastaj punë? – kaq e lehtë nuk është

Ndërrimi i “korsisë” duke ndryshuar lejen e qëndrimit në Gjermani nga ajo e azilkërkuesit në vizë pune është çështje fati. Bundestagu miratoi ligje të reja për migrimin, por a do ta sjellin ato progresin e dëshiruar?

Nga mesi i vitit 2015, Danish Mirza erdhi nga Pakistani në Gjermani dhe shtroi kërkesë për azil. Ai mësoi gjermanisht dhe gjeti madje edhe mbështetje tek një shoqatë e badmintonit. Dëftesa pakisteneze e infermierit dhe një shkollë kualifikimi në Gjermani e ndihmuan atë të bënte një praktikë dhe në fund të merrte një kontratë pune fikse në një azil pleqsh. Pas dy vitesh përvojë pune, ai dëshiron të kryejë tani një shkollim si infermier i specializuar. Për Mirzan raportuan mediat gjermane, sepse ai ia paraqiti personalisht shqetësimet e tij kancelares Merkel në fund të prillit, në dialogun me qytetarët në Shvedt, Brandenburg. Aty Merkel bëri të ditur, se që këtë vit do të marrë udhë një ligj që i kushtohet azilit dhe forcave të kualifikuara. Të premten (07.06) Bundestagu miratoi paketën e migrimit.

Këtu bën pjesë edhe ligji „për kthimin e kontrolluar”, të cilin jo vetëm Jörg Schindler, drejtor federal ekzekutiv i Të Majtëve e quajti „shkelje të paralajmëruar të kushtetutës”. Sanksionimet e parashikuara aty, mes tyre edhe shkurtimi i ndihmave sociale në rast të mungesës së kooperimit, thjeshtimet e rregullave për dëbimin dhe akomodimi i të ndaluarve për dëbimin në burgje, janë për shumë vetë jo të pajtueshme me ligjin gjerman.

Edhe bukë edhe kërbaç

Nga ana tjetër, ligje të tjera të kësaj pakete migrimi do t‘i lehtësojnë forcat punëtore nga jashtë që të integrohen në tregun gjerman të punës – kjo jo vetëm për azilkërkuesit në Gjermani, por edhe për ata njerëz, që aplikojnë për vizë pune në një vend të tretë.

Paketa ligjore e miratuar në Bundestag të premten, sipas Helen Schwenken, studiuese e migrimit në Universitetin e Osnabrykut është kundërthënëse: „Në njërin ligj thuhet, se ne duam të të kemi ty, në një ligj tjetër vendosen pengesa kaq të larta, saqë gati do bëhet e pamundur, që të futesh në këtë leje të përkohshme qëndrimi për shkollim profesional apo punësim.

Leja e përkohshme (duldung) e qëndrimit ekzistonte edhe më parë: Azilkërkues të refuzuar që provonin, se kishin një vend shkollimi profesional, kanë të drejtë të kërkojnë që për kohën e shkollimit të marrin leje të përkohshme, nëse plotësohen disa kushte. Këtë leje e merr kush nuk vjen nga një „vend i sigurtë origjine”, nuk ka kryer vepra penale dhe nuk e ka fshehur identitetin. Pas kësaj shanset për një leje pune dhe qëndrimi dy vjeçare janë të mira

A po kthen Gjermania “të gabuarit”?

Në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHK parimisht vlerësohet si pozitive që azilkërkuesit të kenë shanse të mira për t’u futur në tregun gjerman të punës. Në fund të vitit 2018, afër 400.000 vetë, sidomos ata që erdhën si refugjatë në vitin 2015 kishin gjetur një vend pune apo shkollimi profesional. Constantin Bräunig, nga rrjeti i DIHK, „Firmat integrojnë refugjatët” është i mendimit, se ligjet e reja të paktën një pjesë të refugjatëve do mund ta ndihmojnë për qëndrim të rregullt në Gjermani. „Sigurisht mbetet pyetja, nëse aspekte të caktuara janë vërtet stimuluese: Nëse krijohen afate pritjeje, atëherë kjo është kundraproduktive, njerëzit që kanë një punë t’u mundësohet edhe qëndrimi.” Bräunig thekson, se nëse një kërkesë azili është refuzuar dhe kjo ka hyrë në fuqi, duhet që personat „e detyruar për largim” të tolerohen (me leje të kufizuar-duldung) fillimisht 3, ose 12 muaj derisa të kenë të drejtë për një leje qëndrimi për shkollim profesional apo punësim. Ministri i Punës, Hubertus Heil, SPD, tha në vitin 2018, se ka „ndjesinë se kthehen ata që nuk duhen larguar nga Gjermania.”

Avokatë dhe ekspertë raportojnë, se pjesërisht azilkërkuesit e integruar mirë kthehen, thjesht, sepse gjenden më kollaj, se ata që kanë kaluar në ilegalitet. Edhe tek DIHK kanë dëgjuar raste për personat që duhet të largohen e që merren nga vendi i punës me policë. Raste të veçanta, sipas Bräunig, por që kanë ndodhur.

Ndërrimi i “korsisë” nuk bëhet më i lehtë

Kjo mund t’i ndodh edhe Danish Mirzas. „Kuota e njohjes së azilit për azilkërkuesit nga Pakistani nuk është shumë e lartë, thotë studiuesja Schwenken. „Kushtin për një leje të përkohshme për shkak të shkollimit sipas ligjeve të reja ai e përmbush më së hershmi tre muaj pas refuzimit të kërkesës për azil.”

Për kaq kohë ai duhet të shpresojë për duldung, që e vendosin zyrat e të huajve. As ligji i imigrimit të fuqisë punëtore, me të cilin punëtorë nga vende të treta më shpesh do të duhet të marrin një leje qëndrimi të pakufizuar, nuk e ndihmon Mirzan, nga pikëpamja e sotme, sepse ai ka hyrë në shërbimin infermierik pa provime e kështu nuk i përmbush kushtet, mendon ekspertja. Pra ndërrimi i korsisë, kalimi nga një procedurë azili tek viza e punës është i vështirë.

Mirza vetë argumentoi para Merkelit jo me nene, por me arsyen e ftohtë njerëzore: Shteti gjerman ka investuar ndërkohë shumë para për të dhe komuna në Shvdet po ashtu ka pasur shumë angazhim, që një ditë ai të dëbohet. Merkel tha, se bëhet fjalë për një „rast tipik” të cilin ajo do ta përfshijë në bisedime. Megjithatë ndërrimi i korsisë – nga azilant në të punësuar nuk është futur në paketën e migrimit. „Një shans i humbur, që u mundësonte një numri të madh njerëzish ndërrmin e qëndrimit.” Por sipas Schwenken, kushtet për këtë janë kaq forta, saqë kjo nuk ka për t’u realizuar.” /DW

 

Tags: emigraciongjermanipune

TË LIDHURA

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik
Bota

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

17:03 | 24/02/2026
4 vite nga nisja e luftës, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë
Bota

4 vite nga nisja e luftës, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë

16:38 | 24/02/2026
Ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen pas skandalit me Epstein
Bota

Ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen pas skandalit me Epstein

16:31 | 24/02/2026
Next Post
Adrola Dushi, e lidhur me modelin amerikan? Ja si qëndron e vërteta (foto)

Adrola Dushi, e lidhur me modelin amerikan? Ja si qëndron e vërteta (foto)

Përplasen tre mjete në Vorë, një i vdekur e një i plagosur

Përplasen tre mjete në Vorë, një i vdekur e një i plagosur

PD nxjerr zbuluar Ramën në Burrel, ja sa persona i shkuan në takim (foto)

PD nxjerr zbuluar Ramën në Burrel, ja sa persona i shkuan në takim (foto)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

by mirseda
17:49 | 24/02/2026
0

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas vendimit të njëzëshëm të...

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

17:03 | 24/02/2026
Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar

Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar

16:41 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com