Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Fiks Fare”/Oficeri fshin përgjimet për të mbrojtur prokurorin, i doli emri për ryshfet

6 vjet ago
in Shqipëria, W-Instant
“Fiks Fare”/Oficeri fshin përgjimet për të mbrojtur prokurorin, i doli emri për ryshfet

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një tjetër skandal në drejtësi, ku një oficer i Policisë Gjyqësore ka “fshirë” me një të rënë të lapsit përgjimet, ku dilte emri i një prokurori se kishte marrë ryshfet.

Në redaksinë e emisionit hulumtues u ankua sërish qytetarja Floresha Kalemaj, e cila pak muaj më parë denoncoi publikisht se prokurori i Fierit, Dorian Tafili ka mbrojtur organizatoren e grabitjes së automjetit të saj dhe 100 milionë lekëve.

Në përgjimet e publikuara në tetor të vitit 2018, “Fiks Fare” faktoi se e hetuara deklaronte në mënyrë të hapur se kishte dhënë një ryshfet prej 500 mijë lekësh, në mënyrë që të mos hetohej. Madje, në përgjime rezultoi se organizatorja ushtronte edhe prostitucion, si dhe kishte biseda edhe me punonjës të Policisë së Fierit.

Pas transmetimit të hulumtimit, prokurori Dorian Tafili dha dorëheqjen nga çështja. Qytetarja, duke parë se kishte shumë përgjime, kërkoi që një përgjim të dëgjohej edhe njëherë për të saktësuar disa pika.

Por, nga “shiu” qytetarja ra në “breshër”. Përgjimi i dytë i fshiu pjesët kryesore, ku 200 milionë rezulton 200 mijë lekë. Fjalët “do të paguajmë prokurorin” u fshinë, ndërsa u ndryshua edhe emri i bashkëshortit të saj, Xhemal. Qytetarja thotë se gjithçka është bërë me dashje, për të mbrojtur dy të arrestuarit e kësaj grabitjeje.

“Fiks Fare” siguroi të dyja përgjimet dhe, ashtu siç pretendon qytetarja, gjithçka ishte fshirë dhe devijuar. Nisur nga këto falsifikime, qytetarja iu drejtua Gjykatës së Fierit, duke i kërkuar që të dëgjoheshin edhe njëherë përgjimet.

Në sallë të gjyqit u vendosën përgjimet, ku qytetarja, avokati i saj dhe prokurorja konfirmuan se përgjimet e para ishin më të sakta. Nisur nga kjo situatë, Floresha Kalemaj bëri një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit, për OPGJ-në që kishte zbardhur këto përgjime. Por, çuditërisht, Prokuroria i pushoi hetimet me dy argumente.

Së pari, vet qytetarja, nisur nga audio në gjykatë, e pranonte se përgjimet e dyta ishin më të sakta. Ky fakt rrëzohet shumë lehtë, pasi nga audio e seancës e dëgjuar nga “Fiks Fare” rezultoi se, qytetarja e kishte thënë mjaft qartë se përgjimet e para ishin më të plota. Argumentimi i dytë i pushimit të hetimeve ishte që transkriptet e dyta ishin 7 faqe, ndërsa të parat 4 faqe. Por, në transkriptet e dyta prej 7 faqesh janë zbardhur vetëm ujëra dhe jo pikat më kryesore.

***
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR FIER

Gjyqtarja – Fillon seanca gjyqësore, IT-ja e gjykatës të ndezë CD-në.
Dëgjohet përgjimi
Gjyqtarja – Gjykata konstaton se është dëgjuar e gjithë CD-ja e përgjimit ambiental. IT-ja e gjykatës merr masa ta rivendosë edhe njëherë CD-në për t’u dëgjuar.
Ridëgjohet përgjimi
Gjyqtarja – Atëherë përfundon dëgjimi i regjistrimit të përgjimit ambiental midis dy të pandehurve.
Avokati i familjes Kalemaj – Në lidhje me përgjimin e parë, neve e dëgjuam komplet dhe nuk kemi asgjë tjetër s’e është i njëjtë me përgjimin e bërë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Gjyqtarja – Me transkriptimin?
Prokurorja – Po.
Avokati i familjes Kalemaj – Është i saktë.
Floresha Kalemaj – Transkriptimi i parë që ka bërë Pëllumbi (Davidhi, OPGJ), ishte i gjithi aty.
Prokurorja – Provat mbi të cilat ne kërkojmë dërgimin e çështjes në gjykim janë: Këqyrja e tabulateve të numrit telefonik 752 në përdorim nga Renaldo Latifi, rezulton se ka qenë në vendndodhje vetëm në fshatin Levan në datë 29.05.2017 në vendin e ngjarjes dhe jo siç pretendon ai se ka qenë në Vlorë. Prokuroria ka dyshime se ngjarja është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, por për këta të dy nuk ka asnjë dyshim se janë autorë të veprës. Ka ndarë çështjen dhe çështja tjetër është duke u hetuar ende.
Avokati i të pandehurve – Është një transkriptim këtu, që kjo mund të ketë irrituar edhe viktimat që thotë “ku i gjeti ai gomar, torollak 200 milionë lekë”.
Floresha Kalemaj – Po ishin.
Avokati i të pandehurve – Këtu ka lidhje, është vjedhur 100 milionë, ka lidhje me 200 mijë lekë, lekë lotosh.
Floresha Kalemaj – Jo, jo. Ishte 200 milionë …
Avokati i të pandehurve – Ja dëgjoje. Ma thuaj ku ishte këtu.
Gjyqtarja – Mirë, mirë në rregull.
Prokurorja – I dëgjuam edhe në CD, u dëgjuan edhe në CD.
Avokati i të pandehurve – E dëgjova edhe në CD edhe në transkript.
Gjyqtarja – Viktima edhe njëherë, nuk jeni ju organi i akuzës, është prokurorja.
Floresha Kalemaj – E dëgjuam me vesh.
Avokati i të pandehurve – Kështu siç është vënë në kërkesë për gjykim dhe është 200 milionë lekë. Nuk ka lidhje 200 milionë.
Floresha Kalemaj – 200 milionë.
Avokati i të pandehurve – 200 mijë lekë të vjetra, jo 100 milionë.
Floresha Kalemaj – E dëgjova me veshët e mi.
Avokati i të pandehurve – Dhe ja ngecët. Dhe transkriptet dhe ça dëgjuam, janë e njëjta gjë.
Renaldo Latifi (autori) – Në dosje keni dokumentet, letrat e shkollës, jam student o vlla, nuk e di pse më futën në burg. Kam bërë 3 vjet universitet, 2 muaj deri sa ta mbaroja, më arrestuan. S’e mbylla dot.
Avokati i të pandehurve – Duhet të keni të qartë gjyqtare, pa ju vënë në siklet.
Gjyqtarja – Gjykata nuk vihet asnjëherë në siklet. Ç’është ky siklet gjykata! Ç’i keni këto shprehje, apo…
Avokati i të pandehurve – Në pamje filmike nuk duket fare, absolutisht, makina e viktimës Xhemal Kalemi, që të vi nga Fieri apo të ketë qenë e parkuar.
Prokurorja – Është me bagazh makina, është makinë që i ka të gjitha elementet e makinës. Ka një aktivitet të ligjshëm dhe vlera është 100 milionë dhe kjo nuk diskutohet. Mund të ketë qenë edhe më shumë, po ata aq kanë të saktësuar, se mund të kenë qenë edhe bishta, ata nuk e dinë… Personi që ndodhet, që kalon përpara makinës, është Renaldo Latifi, dhe çelësi që mban në dorë është i ngjashëm me një objekt si i çelësave të automjetit. Është i provuar plotësisht që këta të dy janë bashkëpunëtorë të vjedhjes. Ka autorë të tjerë dhe ne jemi plotësisht të bindur për këtë gjë dhe prandaj kemi bërë ndarjen e çështjes.

********************************

PËRGJIMI 1
OPGJ, Pëllumb Davidhi

Renaldo Latifi – Më prishi mendjen mua … Po të mbajë Xhemalin më tha mua për ato punët e vogla… mbaje të q. gruan i thashë unë …
Renaldo Latifi – (qeshin) Kush e di si ka ardh puna na q… nënën.
Xhulian Muça – Kot e kot, na rr… lesht.
Renaldo Latifi – Vemi ne atje …
Xhulian Muça – Paguajmë lekt…
Renaldo Latifi – Na gjeti lekt ai…
Xhulian Muça – I thashë unë, na duhen lekt patjetër, patjetër.
Renaldo Latifi – Po mirë. Eeee. Ja ngecim Gent …. Unë e di që është k… torollak është ai, 200 milion ku i gjeti ai lekt.
Xhulian Muça – Genti vajti kush tjetër …
Renaldo Latifi – Vetëm nuk vete.
Xhulian Muça – Genti me kë vajti?
Renaldo Latifi – Tha i zoti lokalit dua … a si mblidhet ai … dava mafioz … më iku mëndja mua ky!

***
Renaldo Latifi – Po ça k… thotë ky 3 ditë.
Xhulian Muça – Lekët po kërkojnë, duan lekët po hë.
Renaldo Latifi – Ëëëë.
Xhulian Muça – U grinë për lekët.
Renaldo Latifi – Ule zërin.
Xhulian Muça – Eee.
Renaldo Latifi – U ule në shesh.
Xhulian Muça – Na re.
Renaldo Latifi – Atë ditë që na dha çelësin ai.
Xhulian Muça – E mbajte ti.
Renaldo Latifi – Më plasi k…

***
Xhulian Muça – Po ky ça tha kur isha unë lart?
Renaldo Latifi – Për ty?
Xhulian Muça – Eee.
Renaldo Latifi – Hiç takoi.
Xhulian Muça – Po kur erdhi aty ai, në Levan?
Renaldo Latifi – Më tha ku është Xhulio, në Tepelenë merr telefon, të mora telefon kur erdhe ti.
Xhulian Muça – Po ty ça të tha?
Renaldo Latifi – Më tha ishte dhe Arbeni atje.
Xhulian Muça – Eeeee.
Renaldo Latifi – Kur erdhi herën e fundit…
Xhulian Muça – Po qeshte Arbeni, fola në telefon.
Renaldo Latifi – I ka ikur mendja Arbenit atje.
Xhulian Muça – Po ai e ka dhëndërr atë, u trembën ata (qesh). Të kishte thënë ty kush Xhemal ishte.
Renaldo Latifi – U thashë unë.

***
Renaldo Latifi – Më hidh çik lekë te telefoni.
Xhulian Muça – Kam unë. O na groposi dëgjove eee. O Xhemal të q… r…
Renaldo Latifi – Atë do ai t’ia gjejnë atë kush e ka bërë, më heq nga puna.

********************************

PËRGJIMI 2
OPGJ, Vasillaq Tanuçi

Xhulian Muça – Do të ikësh, ja q… k… unë atij.
Renaldo Latifi – Ora gjashtë, sa është ora gjashtë apo…
Xhulian Muça – Ore ti dhanë gjë çelsat e punës.
Renaldo Latifi – Jo, merr pastaj te shtëpia Altinin.
Xhulian Muça – Ishe gjë në kat të parë këtu?
Renaldo Latifi – Ku, kur erdha?
Xhulian Muça – Vajte pive ilaçet …

***
Xhulian Muça – Prap ti, ik e se na grin lekët.
Renaldo Latifi – Po ça k… thotë ky, 3 vjet burg.
Xhulian Muça – Lek po kërkonin. Lesht do mari.

***
Renaldo Latifi – Po më mirë këtu sesa …
Xhulian Muça – Mer lekët ai, të lë i ligu të bësh prokopi ee.
Renaldo Latifi – Po vari k…, unë nuk, me ty n.q.s.
Xhulian Muça – Do të ndaj nga “kolori”? Do ti q…, racën atij.
Renaldo Latifi – Do ti vë spatën.
Xhulian Muça – Po ku di unë, po ti ja dhe lokalin atij.
Renaldo Latifi – Më prishi mendjen mua ai… Po më tha Xhemali mua mos ka … mbaje o të q…, ata harruan që iku në Vlorë atë ditë ai, ishte ditë e vrasjes, e mban mënd atë vrasjen ti.
Xhulian Muça – Ee atë ditë kam dalë.

***
Renaldo Latifi – Do të marrin lekët (qesh).
Xhulian Muça – Po më han lekt.
Renaldo Latifi – Paske mësuar me keq nga mua ti?!
Xhulian Muça – Po ty të kanë bërë mirë.
Renaldo Latifi – Vemi atje ne.
Xhulian Muça – Na mori beni, më plasi k…, mua.
Renaldo Latifi – Eee?
Xhulian Muça – Pagoi Beni.
Renaldo Latifi – Ja ngecim Benit dhe ato që kishit … Po mirë ja ngecët atij “Genit – Benit”???
Xhulian Muça – Eee.
Renaldo Latifi – Ja ngecim “Genit”??? I prishe kurvë, se ka vejtur me ne ai 200 mijë lekë, ku i ke lekët e tjera (qesh).

***
Xhulian Muça – Po qeshte Arbeni, fila në telefon.
Renaldo Latifi – Po ai pati Arbenin aty.
Xhulian Muça – Po ai pa vrengër u trëmbëm ne.
Renaldo Latifi – Ja dhashë unë.
Xhulian Muça – Ja dhe’ ti?
Renaldo Latifi – I mori ai …
Xhulian Muça – Pllumbi mor të q…

***
Renaldo Latifi – Ta mbyll këtë?
Xhulian Muça – Mbylli … O do na groposin këta dëgjove o Xhemal…/Top Channel

 

Tags: “Fiks Fare”Oficeripergjimet

TË LIDHURA

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen
Politikë

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër
Aktualitet

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar
Aktualitet

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025
Next Post
PD: Azem Hajdari do mbetet simbol i demokratëve, e bija s’ka më vend tek ne!

PD: Azem Hajdari do mbetet simbol i demokratëve, e bija s’ka më vend tek ne!

Sakrifica e Azemit s’do shkojë dëm/Rudina Hajdari përjashtohet nga PD-ja

Sakrifica e Azemit s’do shkojë dëm/Rudina Hajdari përjashtohet nga PD-ja

Salianji plas “bombën” e radhës: Prokuroria ka përgjuar Bashën, nxjerr faktet

Salianji plas “bombën” e radhës: Prokuroria ka përgjuar Bashën, nxjerr faktet

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj
Kosovo

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit/ KQZ: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

by mirseda
17:36 | 27/06/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar sot mbledhjen e 41-të të këtij viti, të drejtuar nga...

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen

17:30 | 27/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

17:15 | 27/06/2025
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

16:46 | 27/06/2025
E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

E rëndë/ Përplaset nga makina i mituri, zbardhen rrethanat e ngjarjes

16:44 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com