E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Sakrifica e Azemit s’do shkojë dëm/Rudina Hajdari përjashtohet nga PD-ja

Menjeherë pas vendimit të shprehur për të mos dorëzuar mandatin e deputetit, Partia Demokratike ka vendosur për të përjashtuar deputeten Rudina Hajdari nga çdo post në këtë forcë politike. Vendimin ekstrem e ka lajmëruar sekretari i PD-së, Gazment Bardhi, i cili thotë se ajo nuk përfaqëson demokratët, pasi vendimi i ndërmarrë është krejtësisht personal.

Duket se Rudina Hajdari e ka pësuar si i ati i saj, lideri i lëvizjes studentore të dhjetorit, i cili u përjashtua dy herë nga Partia Demokratike. Deputetja Hajdari e paralajmëroi përjashtimin edhe në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, nga ku theksoi faktin se i ati i saj është përjashtuar dy herë, por PD u pendua dhe e rikthyen sërish.

Zëri i Amerikës: Në rastin e deputetit Murrizi u shkua deri në masën e përjashtimit nga Partia Demokratike. E keni parashikuar një gjë të tillë?

Rudina Hajdari: Unë dua t’i kujtoj Partisë Demokratike se kjo nuk është hera e parë që ajo përjashton deputetë apo anëtarë të saj, madje kanë ndodhur edhe në familjen time, ka ndodhur me tim atë dy herë dhe në të dy rastet ato janë penduar për këto vendime.

Zëri i Amerikës: Azem Hajdari është kryetari i parë i Partisë Demokratike.

Rudina Hajdari: Po. Im atë është titulluar kryetari historik i Partisë Demokratike. Pas vdekjes së tij, ai është ttulluar kryetari i përhershëm i Partisë Demokratike. Gjatë jetës së tij Azem Hajdari është përjashtuar dy herë nga Partia Demokratike dhe për për këto vendime besoj se Partia Demokratike është penduar. Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh dhe të jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh ne japim me këto vendime.

Për sa i takon disiplinës brenda Partisë Demokratike, çdo deputet ka peshën e vet në vendiet e partisë. Kur marrim këto vendime kaq të rëndësishme në një mënyrë kaq të rrufeshme, duhet të jemi të përgjegjshëm se çdo deputet ka peshën e vet dhe vendim-marrjen e vet.

Ky vendim ka lidhje me Kushtetutën tonë. Unë nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjial, që shkon kundër frymës së Kushtetutës së Shqipërisë, kundër interesit të Shqipërisë. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time në këtë mes, por unë do të zgjedh interesin e Shqipërisë mbi të gjitha.

PD: Azem Hajdari do mbetet simbol i demokratëve, e bija s’ka më vend tek ne!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dënimi i Llallës/ Rama reagon për herë të parë për mediat franceze

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite burg për Llallën. Ish-kryeprokurori mungoi në...

Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha është revoltuar pas një fotoje të shpërndarë nga kryeministri Rama krahë George Soros. Rama zbuloi në rrjetet sociale se është takuar në...

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...