Ka marrë flakë një makinë në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit. Mjeti ishte e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët pak pasi drejtuesi i automjetit ka zbritur nga makina.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Makina e djegur tip “Ford” është në pronësi të shtetasit Aurel Hoxha.
Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit.