Anija “Saranda Expres” që bën linjën Sarandë – Korfuz ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit pasditen e sotme, rreth orës 16:45. Për rrjedhojë, ka dhënë sinjalin SOS, ndërsa është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit, në veri të ishullit të Korfuzit.
Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete. Ndërkohë, menjëherë pas sinjalit, në ndihmë ka shkuar edhe anija tjetër i linjës Sarandë -Korfuz, ‘REINA 2’ për të asistuar.
Drejtoria Detare bën me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët që ndodhen në anije. Po ashtu, thekson se do të ketë një kontroll të imtësishëm nga ana e inspektorëve për shkaqet e defektit.