Aktori Blerim Destani ka dhënë përgjigjen më të bukur, teksa u pyet se çfarë ka më shumë: femra, makina, apo shtëpi?
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, aktori u përgjigj:
“Unë në fakt kam më shumë shtëpi , sepse kam një në Tiranë tek Ermali, një shtëpi në Durrës tek Noizy, një në Gjakovë tek Cana, kam edhe një në New York. Sepse motoja ime është ku ke një mik të mirë ke një shtëpi”, ka shtuar aktori.
Po ashtu, aktori foli edhe për jetën private, teksa rrëfeu se ai është në një lidhje dhe është më i dashuruar se kurrë.