Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Fëmijët bëjnë çdo ditë një orë në këmbë për në shkollë (VIDEO)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fëmijët bëjnë çdo ditë një orë në këmbë për në shkollë (VIDEO)

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt fshatit Fikas të Elbasanit, për një ankesë të zonjës Ryzhdie Terziu. Ajo ka dy fëmijë, të cilët bëjnë një orë në këmbë për të shkuar në shkollën e Bradasheshit. Mjeti që kalon andej, është i tejmbushur, e veç kësaj oraret i ka të papërputhshme me fëmijët e Ryzhdies. Edhe me pagesat e transportit, Ryzhdie Terziu ka patur probleme, pasi nuk i merr kurrë në kohë.

Ryzhdie: Problemi im është për fëmijët, për shkollën, i çoj çdo ditë në Bradashesh, një orë e më shumë është në këmbë. Deri sa i çoj në këmbë, ata nuk bëhen fare për mësim. Dhe pastaj i marr po në këmbë. Problemi është për transport rruge, që nuk ka. Edhe vjet po ky muahabet ishte. Shkova tek komuna, e sollën vjet autobuzin. Shkova dhe sivjet, thanë nuk ka. Hajde me furgonat që janë lart, ata janë privat dhe vinë të mbushur, që fëmijët shtypen….Vendosa t’i çoj në këmbë.

Gazetarja: Si ia bëni se sot është kohë e bukur me diell, por në shi, dëborë?

Ryzhdie: Ja kështu, në shi në dëborë, me çizme, ndonjëherë s’i çoj…

Gazetarja: Po lekët e transportit?

Ryzhdie: Lekët e transportit deri tani nuk i kemi marrë..

Gazetarja: Jemi ende në fillim të vitit shkollor, mendoni që do ta përballojnë këtë rrugë në këmbë, mbi një orë?

Ryzhdie: Fare, nuk e besoj, do t’i mbaj në shtëpi, prandaj ju drejtova juve që të më ndihmoni..

Gazetarja e “Stop” bëri një ditë rrugën me zonjën Ryzhdie dhe fëmijët e saj dhe kjo ishte një eksperiencë e lodhshme. Por fëmijët, të shoqëruar nga nëna e tyre, e bëjnë dy herë në ditë këtë rrugë.

Në Zyrën Arsimore të Elbasanit thanë që pagesat e transportit janë me vonesë. Vetëm nga zyrat e postës, këto para janë vonuar 3 muaj.

Punonjësi ZVA Elbasan: Verifiko pak listën e Bradasheshit për fëmijët, Shtator-Tetorin.

Punonjësi ZVA Elbasan: Pra e ke emrin, do shpërblehesh.

Ryzhdie: Po viti shkollor që mbaroi, dy muajt e fundit?

Punonjësi ZVA Elbasan: Maj-Qershorin e kemi kaluar në fillim të Gushtit. Shtator- Tetor akoma s’ka kaluar. Shtator- Tetor kalon tani.

Punonjësi ZVA Elbasan: Drejtoria e shkollës ta ka regjistruar emrin, të të dy fëmijëve. Për periudhën Maj-Qershor do t’i marrësh lekët, sepse i ke në postë. Për Shtator-Tetor do t’i marrësh tani.

Në këtë zyrë thanë që fëmijët e zonjës duhet t’i marrë linja Gracen-Elbasan. Por administratrori i kësaj linje shpjegon se e ka të pamundur të marrë dy fëmijët e Ryzhdies. Mjeti është plot dhe në ato orare nuk kalon asnjë i tillë.

Admnistratori i linjës: Orarin unë e kam të cilësuar nga bashkia. Në 7 fiks, mbërritja në Elbasan në 7;20, 7:25, 7:30..,kur të arrij.

Admnistratori i linjës: O goce! Unë nuk e kam linjën e Fikasit fare. Jam i mbushur. Orarin e drekës e kam në 13:20 nisja nga Zaranika, koinçidoj vetëm orarin e shkollës Petresh dhe Shën Mill, sepse marr e transportoj edhe mësueset edhe këto……

Administratori i linjës: Këto dy fëmijë unë nuk i transportoj dot, sepse nuk më përshtatet orari. A më kupton? Nuk i transportoj dot, se po të kem edhe të tjerë, hajt, se po e çoj një furgon. Po me dy nxënës, s’mundem ta çoj unë një mjet. /tvklan.al

 

Tags: emisioni STOPRyzhdie TerziuTv Klan

TË LIDHURA

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”
Politikë

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Next Post
Petro Koçi: Meta m’u duk i menderosur

Petro Koçi: Meta m'u duk i menderosur

Qeveria holandeze e fiton apelin kundër riatdhesimit të fëmijëve të IS-it

Qeveria holandeze e fiton apelin kundër riatdhesimit të fëmijëve të IS-it

Balla i bën thirrje Metës për reflektim: Hiq dorë!

Balla i bën thirrje Metës për reflektim: Hiq dorë!







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com