Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Feja në kohën e koronavirusit

6 vjet ago
in Të Gjitha
Feja në kohën e koronavirusit

Përcaktimi më i shkurtër për fenë është të ndalësh një çast. Një fjalë e madhe. Teologu katolik, Johann Baptist Metz (1928-2019) e mori këtë nga filozofi Sören Kierkegaard (1813-1855). Metz, themeluesi i njohur i teologjisë së re politike lidhi me këtë si shërimin për ata që vuajnë dhimbjen e botës ashtu edhe paralajmërimin për besimin fetar të familjarizuar shumë me mosndryshimin. Mos u rehatoni shumë me zotin Tuaj. Ndërprerje. Domethënë të ndalësh një çast.

E tani bota ka ndalur. Përtej kufijve dhe në të gjitha shoqëritë. Sepse virusi Corona nuk njeh kufi, ai është një pandemi, një kërcënim global. Bota ka heshtur, bota është e frikësuar. Kjo është e pazakontë. Se nëse në Afrikë vuajnë qindra mijëra nga uria apo nëse në Islandë një vullkan nxjerr llavën apo Azi një cunami sjell vdekjen – atëherë pjesa më e madhe e botës mund ta ndiqte këtë nga distanca. Tani kjo nuk është më. Corona i prek të gjithë.

Corona kthehet edhe në një çështje shpirtërore. Dhimbje, zi, dyshim, zemërim. Si njeri besimtar duhet fillimisht të durosh, që në krijesën e zotit është e mundur edhe diçka e tillë. Ka nga ata që shohin tek Corona edhe një dënim të zotit. Por prej kësaj del vetëm një besim i çoroditur.

Ndalin të krishterët, hebrenjtë, myslimanët

Corona është kthyer në një moment të ndaljes. Të krishterët në të gjithë botën festojnë pashkët, vdekjen e ringjalljen e Jezu Krishtit. Për hebrenjtë ka filluar të mërkurën java e Pesah, kujtimi për largimin nga Egjipti, çlirimin nga skllavëria. Dhe për dy javë myslimanët fillojnë muajin e Ramazanit. Tek të gjitha këto festa fetare -sa të ndryshme janë ato – në qendër qëndron festimi në komunitet, në darka të përbashkëta.

E tani kjo ndërpritet. Kufizime. Në Izrael hebrenjtë ultraortodoksë kundështojnë rregullat shtetërore, në Arabinë Saudite këtë vit bëhet fjalë për refuzimin e pelegrinazhit në Mekë, që ndodhet në verë. Kaq e vështirë sa është: Në mënyrën si veprohet me fenë në masat për Coronën tregohet edhe pozicionimi i tyre për domosdoshmëritë në kohën e Coronës. Tek judaizmi në një hap të pashembullt, kryerabinjtë në të gjithë botën kanë bërë thirrje për respektimin e masave kombëtare në luftë kundër Coronës.

Sheshi bosh i Pjetrit – simbol i pandemisë

Për të krishterët ceremonia e bekimit që kreu Papa Françesku para një sheshi bosh u kthye në simbol të pandemisë. Një burrë i moshuar falet, i lutet zotit. Para tij një shesh pa njerëz i Romës së boshatisur, një shesh i braktisur edhe në kujtim të viktimave dhe atyre që luftojnë ende për jetën. Bekimi i njohur “Urbi et orbi” –”për botën e qytetërimin” -nganjëherë edhe ironizohet, sepse zyrtarisht ai është i lidhur me çlirimin nga dënimi për mëkatet. Por askush nuk e kujtoi më këtë tani që situata është serioze e kur bëhet fjalë për ekzistencën.

Serioze është gjendja edhe për besimtarët. Për çdo besimtar për shkak të Coronës. Pashkët në Gjermani e Europën Qendrore – nënkuptonin vitet e kaluara disa ditë pushimi. E Premtja e Zezë e lidhur me pasionin, vdekjen mizore në kryq. E shtuna e pashkëve një ditë e pangushëllueshme me mungesën e zotit, drejt së dielës, së Pabesueshmes, fitores së jetës, ringjalljen e Krishtit të dielën e Pashkëve.

Bota tani ndodhet në të shtunën e Pashkëve -mes së Premtes së Madhe dhe së dielës – po ringjallja?

Kaq rituale të njohura. Këmbanat heshtin, zjarret e pashkëve, kënga elegjiake dhe tekstet liturgjike me “urbi et orbi”. Në kohët e Coronës shumë gjëra janë ndryshe. Klerikët kryejnë ceremonitë liturgjike para kameras, transmentimi bëhet në rrugë të ndryshme. Kush beson apo dyshon do t’i bashkohet kësaj apo do të kërkojë rrugë të tjera. Do të reflektojë për tekstet fetare. Do të bisedojë për besimin apo mungesën e besimit.

Bota hesht. Jeta ndërpritet. Hesht, si në një të shtunë pashkësh, në këtë ditë pa ngushëllim përtej të gjitha perspektivave. Viktima nga Italia, Spanja, SHBA, gjithnjë e më shumë edhe në Gjermani. Jetë të ndërprera, dëshpërim, dhimbje e madhe. Fjalimet ngushëlluese të viteve të kaluara, me të cilat ishim mësuar gjatë ditëve të pashkëve nuk mjaftojnë. Kisha sot ka më shumë në dorë simbolet se fjalët. Por megjithatë mbetet fjala e madhe e ringjalljes. Kjo fjalë skandaloze provokuese. Këto ditë ringjallja merr më shumë kuptim. /DW

 

Tags: ItaliakoronavirusSHBAspanja

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Po luante futboll në kohë karantine, polici pezullohet nga detyra

Po luante futboll në kohë karantine, polici pezullohet nga detyra

I shpëtoi 14 operacioneve policore, jepet masa e sigurisë për 30-vjeçarin

I shpëtoi 14 operacioneve policore, jepet masa e sigurisë për 30-vjeçarin

Manastirliu jep një tjetër lajm të mirë nga Infektivi

Manastirliu jep një tjetër lajm të mirë nga Infektivi







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

by mirseda
20:07 | 21/02/2026
0

Prefektura e Qarku Korçë ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri...

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com