E martë, 27 Tetor, 2020
11 C
Tirana

FBI parandalon komplotin e pashembullt për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Në SHBA, autoritetet e organeve të rendit njoftuan të enjten për parandalimin e një komploti për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit Gretchen Whitmer, duke arrestuar gjashtë milicë anti-qeveritarë mesa duket të zemëruar për masat e izolimit të politikanes demokrate, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ata u akuzuan se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren në shtëpinë e saj të pushimit si reagim ndaj asaj që ata e quajnë “pushtet i pakontrolluar i saj”, në bazë një padie penale që u bë e ditur të enjten në një gjykatë federale.

Komploti i guximshëm për rrëmbimin e guvernatores Whitmer dhe për ta çuar atë në një vend të fshehtë për ta gjykuar për “tradhëti”, nxjerr në pah kërcënimin në rritje të grupeve ekstremiste të djathta para zgjedhjeve të 3 nëntorit që po mbahen në një klimë të acaruar politike, thonë ekspertët.

Personat kishin muaj që komplotonin, duke u këshilluar dhe trajnuar me anëtarë të milicisë dhe duke provuar skenarin në muajt gusht dhe shtator, sipas padisë. Katër nga gjashtë personat planifikuan të takoheshin të mërkurën “rreth një pagese për eksplozivët dhe për të shkëmbyer mjete taktike”, tha FBI-ja në padinë e dorëzuar në gjykatë.

Disa orë më pas, guvernatorja Whitmer fajësoi pjesërisht Presidentin Donald Trump, duke vënë në dukje se ai nuk i dënoi supremacistët e bardhë në debatin e javës së kaluar me rivalin demokrat Joe Biden, por se i tha një grupi të ekstremit të djathtë “të përmbaheshin dhe të prisnin”.

“Grupet e urrejtjes i dëgjuan fjalët e presidentit jo si një qortim por si një thirrje për mobilizim, si një thirrje për veprim,” tha zonja Whitmer. “Kur udhëheqësit tanë flasin, fjalët e tyre kanë rëndësi. Ato mbajnë peshë.”

FBI-ja citonte njërin nga të akuzuarit të thoshte se Whitmer “nuk ka fare kontrolle dhe balanca. Ajo ka tani pushtet të pakontrolluar. Çdo (privilegj) merr fund një ditë”.

Qeveria përdori informatorë dhe agjentë të fshehtë për të parandaluar komplotin e pretenduar. Të gjashtë personat u arrestuan të mërkurën në mbrëmje dhe secili përballet me burgim të përjetshëm. Prokurori i Miçiganit perëndimor, Andrew Birge i quajti ata “ekstremistë të dhunshëm”.

“Të gjithë ne në Miçigan mund të kemi mospajtime në lidhje me politikën, por ato mosmarrëveshje kurrë, kurrë nuk duhet të shkojnë deri në dhunë. Dhuna është parandaluar sot,” u tha gazetarëve avokati amerikan i Detroit, Matthew Schneider.

Në padinë penale thuhej se plani përfshinte zonjën Whitmer dhe shtëpinë e saj të pushimit në veri të Miçiganit.

Whitmer është vlerësuar por edhe kritikuar mjaft lidhur me përgjigjen e shtetit të saj ndaj koronavirusit. Ajo vuri kufizime të mëdha për lëvizjet personale në të gjithë shtetin dhe në ekonomi, megjithëse shumë prej këtyre kufizimeve janë hequr. Në padi penale nuk përmenden urdhrat e saj për këtë çështje.

Përmes komunikimeve elektronike, dy nga komplotistët e pretenduar “ranë dakord të përfshijnë edhe njerëz të tjerët rreth kauzës së tyre dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër shumë qeverive të tjera të shteteve amerikane që ata besojnë se po shkelin Kushtetutën”, tha FBI-ja.

Personat janë identifikuar me emrat: Adam Fox, Ty Garbin, Kaleb Franks, Daniel Harris, Brandon Caserta nga Miçigani dhe Barry Croft nga Delauer.

Adam Fox tha se atij i duheshin 200 persona për të sulmuar ndërtesën e Kapitolit në Lansing të Miçiganit dhe për të marrë pengje, përfshirë guvernatoren, sipas FBI-së.

Një avokat për Barry Croftin, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, nuk pranoi të komentonte. Avokatët e të akuzuarve të tjerë Fox dhe Garbin nuk i kthyen kërkesat për komente. Në dokumentat e gjykatës nuk shfaqen emra avokatësh për të akuzuarit e tjerë Franks, Harris dhe Caserta.

Komploti ishte në faza të avancuara të planifikimit kur FBI-ja ndërmori operacionin ndaj milicëve të mërkurën vonë për të ekzekutuar urdhërat e kërkimit dhe arrestimit në vende të shumta.

FBI-ja tha se filloi hetimin e grupit në fillim të këtij viti pasi mësoi përmes mediave sociale se ata po diskutonin për rrëzimin e dhunshëm të qeverive të shteteve. Gjatë gjithë komplotit disa mujor, gjashtë burrat ishin në kontakt me një grup milicie të Miçiganit. Megjithëse FBI-ja nuk e përmendi me emër grupin, Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit Dana Nessel e identifikoi atë si “Wolverine Watchmen”. Shtatë anëtarë të grupit janë arrestuar dhe akuzuar sipas ligjit anti-terror të Michigan, tha zonja Nessel.

Tentativa për rrëmbimin e një guvernatori shteti duket se është e para e këtij lloji në kohërat moderne. Sipas Sherine Ebadit, një ish agjente e FBI-së, aktualisht tani një specialiste e çështjeve të qeverisjes dhe rreziqeve në firmën Duff & Phelps, niveli i koordinimit dhe orkestrimit që ishte dashur për komplotin e pretenduar ishte thellësisht shqetësues.

“Unë e konsideroj këtë jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk bëhet fjalë thjesht për zemërimin e dikurj që vendos të kryejë një rrëmbim për oportunizëm dhe për të kërkuar para në këmbim”, thotë ajo.

Komploti i pashembullt pason paralajmërimet nga ekspertët e ekstremizmit se ndasitë e thella ideologjike të nxitura nga retorika politike mund të çojnë në dhunë rreth zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Ky është saktësisht kërcënimi për të cilin kemi paralajmëruar prej disa kohësh: celula të vogla që organizohen në mediat sociale për të drejtuar agresionin e tyre ndaj një objektiv të demonizuar në kulturën socio-politike,” thotë Brian Levin, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe ekstremizmit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, San Bernardino.

Së bashku me guvernatorët e tjerë demokratë, Whitmer ka qenë shpesh në shënjestër të Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësve të tjerë Republikanë për mbylljen e ekonomive në shtetet e në përgjigje të pandemisë së koronavirusit këtë vit. Në prill, ndërsa demonstruesit u mblodhën jashtë kryeqytetit të shtetit Miçigan për të protestuar ndaj një bllokimi të vendosur nga guvernatorja, zoti Trump shkroi në Twitter “Çlironi Miçiganin”.

Zoti Levin tha se Whitmer, një guvernatore në mandatin e saj të pare, e cila ishte shqyrtuar për pak kohë si kandidate e mundshme për nënpresidente nga presidencial Joe Biden, u demonizua si “naziste” gjatë protestave me pjesëmarrjen e milicive dhe grupeve të tjera të ekstremit të djathtë. E zemëruar me politikat e rrepta të zonjës Whitmer për të frenuar koronavirusin, një nga gjashtë komplotistët në një moment i referohej asaj me etiketime të papërshtatshme, sipas deklaratës së FBI.

Heidi Beirich, bashkëthemeluese e Projektit Global kundër Urrejtjes dhe Ekstremizmit, tha se zonja Whitmer u demonizua në mënyrë të përsëritur nga zoti Trump dhe republikanët e tjerë.

“Kështu që nuk jam e befasuar që Whitman mund të jetë në krye të listës së një organizate si kjo që ata do të dëshironin ta rrëmbenin,” tha zonja Beirich.

Komploti vjen ndërsa zyrtarët e zbatimit të ligjit paralajmërojnë rreth kërcënimit të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të Nëntorit. Në një raport të lëshuar këtë javë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se ekstremistët e dhunshëm brenda vendit paraqesin “kërcënimin më të vazhdueshëm dhe më vdekjeprurës” për vendin.

Grupet e milicisë mbështesin pikëpamjet ekstreme anti-qeveritare dhe besojnë se qeveria do të marrë të drejtat e tyre kushtetuese. Ndërsa jo të gjithë milicët përfshihen në veprime të dhunshme, shumë grupe milicësh kanë lidhje me dhunën.

Sipas Qendrës Ligjore për Varfërinë në Jug, kishte 181 grupe milicie në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Në vitet e fundit, dhuna e motivuar në mënyrë racore dhe ideologjike ka tendencë të rritet rreth kohës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Me tensionet politike që po arrin një pikë kulmore përpara zgjedhjeve, ka shqetësim më të madh për dhunën rreth votave.

“Unë mendoj se të gjithë ata që studiojnë grupe ekstremiste janë të shqetësuar për këtë tani,” tha Beirich./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...