Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Fatura hoteli, 900 euro nata”/ Pushohet hetimi për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fatura hoteli, 900 euro nata”/ Pushohet hetimi për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Në shtator 2019, Prokuroria e Tiranës deklaroi se po zgjeronte hetimet ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për akomodimin në një hotel luksoz në qershor 2018 në Barcelonë të Spanjës.

Por në dhjetor 2019, hetimi u kthye në një “flluskë sapuni”, ndërsa Prokuroria kërkoi në gjykatë pushimin e çështjes.

Procedimi penal u regjistrua pas publikimit në media të faturës që tregonte se biznesmeni Fusha kishte paguar 1816 euro për dy netë qëndrimi të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në hotelin me 5 yje “Alma” në Barcelonë në qershor 2018.

Prokuroria e Tiranës regjistroi fillimisht akuzat e “korrupsionit aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por i rrëzoi ato brenda tre muajsh.

Në një përgjigje me shkrim, Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se kishte depozituar më 17 dhjetor në gjykatë kërkesën për pushimin e kësaj çështjeje, pa shpjeguar arsyet.

“Për çështjen penale me nr.7207…lidhur me pagesën e faturave nga administratori i kompanisë Fusha sh.p.k., Z.Shkëlqim Fusha për akomodimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z.Arbjan Mazniku dhe të zyrtarëve të tjerë të Bashkisë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 17.12.2019 ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes penale”, tha një zëdhënës i Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori i çështjes, Alket Mersini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet që e shtynë të kërkonte mbylljen e procedimit penal.

Kërkesa e Prokurorisë nuk është shqyrtuar ende nga gjyqtari paraprak.

Kompania Fusha Sh.p.k është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit – kohë kur në krye të bashkisë ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfituar mbi 28.6 milionë euro në fonde publike nga ky institucion.

Fusha fitoi gjithashtu tenderin me vlerë 11 milionë euro për ndërtimin e sheshit Skënderbej, si e vetmja kompani konkurruese si dhe qëndron pas projektit kontrovers të partneritetit publik privat për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku nuk është zyrtari i vetëm që përfitoi pagesa prej 900 eurosh nata në hotelin luksoz nga zemërgjerësia e biznesmenit Fusha.

Nga dëshmitë e dhëna në Prokurori doli që Fusha kishte paguar edhe për akomodimin e drejtorit të Urbanistikës, Ditjon Baboçi dhe anëtarë të tjerë të delegacionit. Ndërkohë, mbetet e paqartë se kush e ka paguar faturën e hotelit për kryebashkiakun Veliaj.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, Bashkia e Tiranës i justifikoi pagesat e Fushës me kursimin e fondeve publike.

“Me rastin e marrjes së këtij çmimi prestigjioz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania ‘Fusha’ mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin”, deklaroi Bashkia.

Ky është hetimi i dytë i pushuar brenda një kohe të shkurtër nga Prokuroria e Tiranës për çështje që lidhen me zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha.

Në tetor 2019, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet edhe për tenderin pa garë të mbjelljes së drurëve dekorativë në segmentin Kamëz-Kashar të autostradës.

“Tenderi me negocim” me vlerë 332.5 milionë lekë u përdor për mbjelljen e pishave të buta përgjatë autostradës, ku vlera e një pishe rezulton të ketë kushtuar 1.17 milionë lekë (€8200).

Por gjykata argumentoi se Drejtoria e Punëtorëve nr.1 e Qytetit e kishte pasur të pamundur të kryente një procedurë të hapur prokurimi për shkak se fondet rrezikonin të digjeshin në fund të vitit, ndërsa shtoi se vendimi për alokimin e fondeve ishte marrë nga një organ kolegjial si Këshilli Bashkiak. /BW

Tags: 900£bashkifaturatirane

TË LIDHURA

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat
Aktualitet

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur
Politikë

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur

18:51 | 28/11/2025
Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

18:06 | 28/11/2025
Next Post
Edhe pas 110 vjetësh, po njësoj

Edhe pas 110 vjetësh, po njësoj

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Gjykata e Shkodrës merr vendimin për grupin “Bajri”

Emërohet kryetari i ri i AMF-së, Ervin Mete zëvendëson Ervin Koçin

Emërohet kryetari i ri i AMF-së, Ervin Mete zëvendëson Ervin Koçin







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat
Aktualitet

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

by mirseda
22:27 | 28/11/2025
0

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, u konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete...

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

21:54 | 28/11/2025
28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com