Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fatmir Xhafaj, opozitës: Kush ka prova kundër vëllait tim të shkojë në Prokurori

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Habit ministri Xhafaj: Krimi i organizuar ka mbështetjen e zyrtarëve të shtetit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është akuzuar shumë herë nga deputetë të opozitës se mbron nga drejtësia vëllain e tij, i cili sipas tyre, merret me trafik droge.

Akuzat ndaj vëllait të Xhafajt i ka bërë shumë herë publikë ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se “ministri e ka gjarprin në gji, e ke në familje, njeriun e dënuar 14 vite nga gjykata italiane”

Gjithashtu, Berisha për vëllain e Xhafajt shkruan, “vendimin final për vëllain e Xhafajt e ka të këtij viti, Gjykata e Lartë e Romës e ka në këtë vit. Mund të ketë qenë në ndjekje. Ai është i dënuar me 12 vite burg. Nuk ka qenë i dënuar kur ne kemi bërë fjalë. Së pari ai rrinte në Spanjë. Dosja e implikon me çizme Fatmirin. Dosja e vëllait e implikon më shumë se dosja e Tahirit.”

Ndërkohë, sot Ministria e Brendshme i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të shpërndarë për median thuhet se kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithashtu, ministria i bën thirrje opozitës që t’i dërgojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të gjitha provat që mund të kenë ndaj vëllait të ministrit Xhafaj.

“Për sa u përket sulmeve personale në adresë të Ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur.

Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Reagimi i ministrisë së Brendshme

Në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve të PD, bërë pas takimit të Ministrit të Brendshëm me qytetarë të Elbasanit, e vlerësojmë të arsyeshme të reagojmë si vijon:

Lidhur me ndalimin e disa shtetasve, të cilët ishin pjesëmarrës në djegiet dhe shkatërrimet e pasurisë publike dhe asaj private në protestën e zhvilluar pranë tunelit të Kalimashit, Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata dhe është ky autoriteti, i cili vendos për lirimin ose jo të shtetasve të arrestuar.

Në kushtet kur politikanët opozitarë deklarues të sotëm e kuptojnë shumë mirë këtë çështje nga pikëpamja ligjore, qëndrimi i tyre kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik.

As policia dhe askush tjetër nuk mundet të imponojë gjykatën në vendimet e saj.

Ajo çfarë Policia e Shtetit mundet të sjellë në vëmendje në lidhje me këtë rast është fakti se disa prej të ndaluarve për këtë ngjarje janë persona përsëritës të veprave penale të ndryshme dhe disa edhe me precedent penalë.

Jemi të bindur se qytetarët e ndershëm të Kukësit, por jo vetëm ata, janë të distancuar nga elementë të cilët të drejtën e kundërshtimit edhe nëpërmjet protestës ndaj politikave të caktuara ekonomike të qeverisë e shfrytëzojnë për dhunë dhe qëllime të tjera politike.

Në respekt të ligjit, Ministria e Brendshme nëpërmjet SHÇBA-së bëri një verifikim të sjelljes së punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar me mbarëvajtjen e protestës së Kalimashit dhe rezulton qartësisht se është respektuar i gjithë protokolli për këtë rast, si dhe janë respektuar në mënyrë shumë korrekte kërkesat e dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithkush nga politikanët opozitarë ka mundësinë të bëjë verifikimet përkatëse për sa më sipër dhe t’i rezervojë vetes të drejtën për të mos spekuluar politikisht.

Politikanë të caktuar të opozitës, të cilët e kanë bërë modë tashmë sulmin kundër Policisë së Shtetit, duhet të kuptojnë se sulmet absurde kundër këtij institucioni janë tërësisht në kundërshtim me interesin publik për rend dhe siguri dhe kanë vetëm një synim, të dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për sa u përket sulmeve personale në adresë të 
Ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur.

Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend.

Nga ana tjetër ndihemi të keqardhur që, në kohën kur policia po realizon aksione tepër të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit e trafikut të drogës dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, në vend që të bëhen vlerësime, vijojnë sulmet mediatike, të cilat tentojnë të relativizojnë rëndësinë e këtyre aksioneve.

Njëherësh, është gati si fatkeqësi që njerëz, të cilët kanë pasur gjithë pushtetin e mundshëm për të bërë diçka kundër krimit e drogës, dhe nuk kanë bërë asgjë, të dalin sot e të kërkojnë llogari, sikur të kishin zbritur nga një planet tjetër.

Lufta kundër krimit ka një kriter të pazëvendësueshëm matës – atë të rezultateve.

Gjithçka tjetër është retorikë e kotë.

 

Tags: fatmir xhafajka provakunderkushopozitësprokurorishkojëtim.”vëllait

TË LIDHURA

Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona
Aktualitet

Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona

12:32 | 01/09/2025
JO TELEFONAT NË SHKOLLË! Manastirliu paralajmëron nxënësit dhe mësuesit në prag të vitit të ri shkollor
Aktualitet

JO TELEFONAT NË SHKOLLË! Manastirliu paralajmëron nxënësit dhe mësuesit në prag të vitit të ri shkollor

12:04 | 01/09/2025
Arrestohen 6 persona në Tiranë për vënie bastesh sportive
Aktualitet

Arrestohen 6 persona në Tiranë për vënie bastesh sportive

11:29 | 01/09/2025
Next Post
Golat më të bukur nga “Kristali” që iu bashkua Anderlechtit (Video)

Golat më të bukur nga “Kristali” që iu bashkua Anderlechtit (Video)

Skandal/Oficeri i Prokurorisë mori 500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e “Eskobarit…”

Skandal/Oficeri i Prokurorisë mori 500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e “Eskobarit…”

Futbollisti që fitoi gjithçka me Interin pritet të bëhet ministër

Futbollisti që fitoi gjithçka me Interin pritet të bëhet ministër

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

KE konfirmon ndërhyrjet në sinjalin GPS të avionit të presidenten von der Leyen
Bota

KE konfirmon ndërhyrjet në sinjalin GPS të avionit të presidenten von der Leyen

by mirseda
13:57 | 01/09/2025
0

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS të avionit që transportonte presidenten e...

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thungerb, e akuzojnë si terroriste

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thungerb, e akuzojnë si terroriste

13:35 | 01/09/2025
Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona

Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona

12:32 | 01/09/2025
JO TELEFONAT NË SHKOLLË! Manastirliu paralajmëron nxënësit dhe mësuesit në prag të vitit të ri shkollor

JO TELEFONAT NË SHKOLLË! Manastirliu paralajmëron nxënësit dhe mësuesit në prag të vitit të ri shkollor

12:04 | 01/09/2025
Edon Zhegrova kalon tek Juventusi. Rama e uron me shqiponjën

Edon Zhegrova kalon tek Juventusi. Rama e uron me shqiponjën

11:40 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com