E mërkurë, 5 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Fatmir Mediu rendit 10 arsye pse Basha duhet të tërheqë ministrat

Më të lexuarat

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Ish-deputeti i PS jep lajmin e mirë: Negativ pas 25 ditësh, do qëndroj në spital

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi, ka njoftuar se ka fituar betejën me COVID-19 dhe pas 25 ditësh tamponi i fundit ka rezultuar negativ. Ai do...

Bilanci/ Shqipëria shënon një tjetër rekord të rasteve të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi. Në spitalin infektiv kanë ndërruar jetë...

Zbulohet arsyeja e shpërthimit në Bejrut, raportohen të paktën 10 viktima

Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 10 persona kanë humbur jetën, si pasojë e shpërthimit pasditen e sotme në Bejrut të Libanit. Sipas Ministrisë...

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Ish-deputeti i PD-së largohet nga Shqipëria, me një detyrë të re në Irak

Në zgjedhjet e ardhshme, Partia Demokratike do të hyjë me një ekspert financash më pak. Sherefedin Shehu, ish-deputet i kësaj partie, dhe ish-zv.ministër i...

Pandemia/ Posta Shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm për pensionistët

Posta Shqiptare ka dalë me një tjetër njoftim, duke marrë shkas nga situata kritike si pasojë e COVID-19. Në kuadër të parandalimit të radhëve...

Djali sekret i Pablo Escobar zbulon ku i ka fshehur milionat Lordi i Kokainës

Roberto Sendoya Escobar është djali i parë i lordit të kokainës, Pablo Escobar. Ai ka zbuluar së fundmi se si është shpëtuar gjatë një përplasjeje...

Pandemia/ Epidemiologu: Ja si është vlerësuar Shqipëria nga OBSH

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti foli për pandeminë teksa tregoi se si është vlerësuar Shqipëria nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vendi, sipas tij është vlerësuar...

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, kreu u Partisë Republikane, Fatmir Mediu rendit arsyet pse aleati i tij, Lulzim Basha duhet të tërheqë sa më parë ministrat teknikë nga kabineti qeverisës i Edi Ramës. Duke i mëshuar idesë së djeshme, se ata duhet të ikin sa më parë, Mediu shton se opozita po bëhet qesharake duke i lënë në detyrë.

Përmes 10 pikave, që janë 10 arsye të ndryshëm pse Basha duhet të tërheqë ministrat, Mediu nuk e vë aspak në diskutim aftësitë e tyre, por tregon se çfarë roli duhet të marrë opozita tashmë dhe për të marrë këtë rol, duhet filluar nga tërheqja e ministrave.

“OSBE/ODHIR do nxjerrë Raportin pëfundimtar dhe opozita duhet të përgatisë raportin e saj me të gjitha faktet për manipulim, për t’ja përcjellë OSBE/ODHIR. Raporti duhet të përgatitet zonë për zonë elektorale, me fakte dhe jo thjeshtë nga zyrat e ministrave teknikë”,- sqaron Mediu ndër të tjera.

Postimi i plotë i Mediut

Te dashur miq
Duke lexuar reagimin e disa miqeve dhe kolegeve te mi, ne vleresimin per mendimet e tyre dua te sqaroj qe ne fillim se nuk kam asnje pikepytje per integritetin e Minsitrave tane teknik, por shof te domosdoshme se

Se pari:

Vendimin per vazhdimin ne kete qeverisje me Minsitrta teknik duhet ta vendosim dhe te gjykojme si deputete dhe opozite se bashku, qofte edhe per faktin se kemi qene se bashku ne fushate dhe do jemi se bashku ne opozite dhe parlament.
Nuk kam asnje deshire per protagonizem por pa dyshim as per konformizem

Se Dyti:
Meqense argumenti kryesor qe ngrihet eshte juridik dhe politik le ti shohim me radhe.
Nga pikepamja formale juridike eshte e vertete qe ministrat duhet te rrine ne funksion dhe te dorezojne detyren ministrave pasardhes.
Por eshte po kaq e vertete se po nga pikpamja formale juridike ministrat jane te tille, jo vetem sepse dekretohen nga Presidneti dhe miratohen nga qeveria, por sepse jane anetare te Keshillit te Minsitrave te drejtuar nga Kryeministri dhe kryejne nen drejtimin e tij dhe ne perputhje me ligjin detyrat e tyre funksionale.
Eshte fakt tashme publik qe Rama si Kryeminister, asnje dite te vetme nuk i ka pranuar, konsideruar apo bashkepunuar me ta si Ministra, biles dhe ne mbledhje te rendesishme ku eshte detyrim te jene prezent per shkak te detyres se tyre funksionale, Rama i ka perjashtuar terresisht.
Ne nje mardhenie te tille cdo Minister minimalisht jep doreheqjen i cili eshte nje alt personal me fuqi juridike.
Ne keto kushte ku Rama nuk pranon minsitrat, me e pakta qe mund te bejme Ne si opozite eshte te largohemi nga kjo qeveri, sepse ajo nuk egziston dhe ka vetem nje njeri qe urdheron dhe mer vendime, Timonierin Rama dhe takimet e tij me gjuhe me gjuhe me popullin.

Se treti

Mareveshja nga pikepamja politike konsistonte ne ngritjen e nje task force e cila do te garantonte nje vullnet optimal per zgjedhjet dhe do te kontrollonte, apo do te mundesonte transparenece ne zgjedhje, mosperfshirrjen e administrates dhe mundesisht frenimin e blerjes votes apo intimidimin e votuesve.
Rama qe ne fillim jo vetem personalisht por dhe gjithe ministrat e tij pergjegjes kane bojkotuar apo sabotuar nga Rama dhe ministrat e tij, asnjehere te vetme ata nuk kane qene prezent ne keto takime.

Se katerti:
Raporti i OSBE/ ODHIR ne Raportin e tij papraprak, ka permendur si shkelje te renda, perfshirjen e administrates ne zgjedhje, intimidimin e votuesve dhe blerjen e votes, pavaresisht angazhimit serioz te ministrave teknik, te cilet e paten te veshtire per mos thene te pamundur te kryenin funksionet e tyre ne nje administrate te kontrolluar dhe urdheruar nga Rama.
Mjafton te kujtoj ratstet ne Minsitrine e Arsimit apo ne Minsitrine e Brendeshme.

Pra Rama nuk ju permbajt asnje angazhimi per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne asnje rast nuk bashkepunoje me minsitrat teknik edhe pse e kishte dhe e ka detyre ligjore dhe kushtetuese. Pra legjitimitetin kesaj qeverie dhe funksionimin ligjor ja ka hequr vete Rama dhe nuk mund tja mbaje opozita me Minsitrat teknik, po ashtu argumentin politik e ka rrezuar procesi zgjedhor dhe Raporti parprak i OSBE/ODHIR

Lexo edhe :   Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë
Lexo edhe :   Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë

Se pesti
Po ashtu Ne vazhdim te argumentit politk opozitar ne qendrimin kunder korrupsionit dhe trafiqeve eshte evidente se ne sektore qe varen nga keto minsitri vazhdon abuzimi, megjithe perpjekjen e minstrave tane ata e kane te veshtire per te mos thene te pamundur te ndalojne keto abuzime. Vazhdon trafiku I droges dhe krimi dhe korrupsioni
Rama ka bere emerime te reja politike duke hequr drejtoret qe u emeruan ne OSHE, Hipoteke apo burgje pa pyetur Ministrat teknik, te cilet ishin pjese e mareveshjes

Se gjashti
OSBE/ODHIR do nxjerr Raportin pefundimtar dhe opozita duhet te pergatise raportin e saj me gjitha faktet per manipulim per tja percjelle OSBE/ODHIR
Raporti duhet te pergatitet zone per zone elektorale me fakte dhe jo thjeshte nga zyrat e ministrave teknik. Denoncimi I zgjedhjeve dhe problemeve te zgjedhjeve nuk varet nga shume nga ceshtjet e nxjerra nga minstrat teknike, por nga kandidatet, numeruesit, anetaret e qendrave te votimit, strukturave elektorale dhe analizes sone si opozite.

Se shtati:

Per ata qe nuk e dine apo kane harruar dua tu kujtoj, meqense nuk jemi per here te pare ne opozite se si kemi arritur te denocojme me sukses zgjedhjet e manipuluara te 2001, me nje aksion te mireorganozuar opozitar ne cdo nivel, m e cdo proces verbal dhe shkelje dhe per rezultat morem dhe mbeshtetje nderkombetare. Megjithe kundershtite e fillimit ne arritem pasqyrimin e tyre ne raportin perfundimtar te ODBE/ODHIR edhe pse raporti parparak zgjedhjet konsideroheshin brenda standarteve.
Reforma zgjedhore qe u krye u imponua nga mbeshtetja nderkombetare si dhe zgjedhja me konsensus e Presidentit.

Se teti:
Per sa kohe pranohet qe Rama nuk do qe ta mbledh task forcen atehere cfare presim??
Nese jane evidentuar ceshtje te renda manipulimi nga Minstrat teknik cfare presim ti bejme publike? Ne duhet ti kishim bere ato me kohe. Eshte me shume se naive te presim Ramen qe te thote se zgjedhjet jane blere dhe kane probleme.

Se nenti
Politika eshte qendrim dhe opinion nuk eshte thjeshte burokraci apo mardhenie teknike.
Nese nisur nga qellimi i drejte per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme Ne i dhame mundesi kundershtarit tone te na konsideronte pa te drejte pjese te qeverisjej, duhet te reflektojme dhe sa me pare te rimarim pozicionin tone opozitar.
Moskuptimet apo keqkuptimet ne radhet e opozites nuk zgjidhen me faktin se Minsitrave teknik i paska rene barra e rende mos te largohen se duhet te dorezojne detyren tek ministrat e rinj te Rames i cili nuk ka komunikuar qofte edhe njehere te vetme me ta.
Te nderuar miq e kolege. Po minstrat e Rames qe iken a priten ti dorezonin detyren ministarve teknik JO.

Se dhjeti
Rama ka deklaruar publikisht qe Ministrat teknik duhet te ikin, dhe ai nuk pranon asnje mardhenie me ta. Pse duhet te presim shtatorin dhe te mosveprojme menjehere per tu larguar nga nje qeveri dhe kryeminister qe ka manipuluar zgjedhjet.
Justifikim juridik eshte i paplote dhe per me teper justifikim politik eshte terresisht I padobishem.

Kam bindjen se dhe Reforma, kushtetuese apo zgjedhore qe eshte pjese e marv shies kerkon qe opozita te jete e pergatitur per nje reforms kushtetuese qe garanton parimin check and balance, kufizon dhe zvogelon qeverisjen ne sherbim te lirise dhe te drejtes se qyteyareve dhe reforma zgjedhore ti kthej te drejten e zgjedhjes votuesve.

Keto dy reforma kerkojne nje pune teknike dhe politike te jashtezakonshme ne menyre qe te shmangim spontanitetin e te perfundojme si reforma e drejtesise.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherri për pronën/ 29-vjeçari merr peng një person

Një 29-vjeçar me inicialet F.K., ka marrë peng për 1 orë 34-vjeçarin me inicialet D.Xh. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ku 29-vjeçari ka...

Nusja bënte fotot e dasmës me fustan të bardhë, kur plas shpërthimi në Bejrut (VIDEO)

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pas shpërthimit të fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2.750 ton nitrat amoniumi që...

Përgjaken rrugët që në mëngjes/ Një grua humb jetën, tre të plagosur nisen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka mbetur e vdekur një pasagjere dhe janë plagosur rëndë tre persona të tjerë. Në...

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

“Një investim strategjik”, Rama publikon pamjet nga projekti i rëndësishëm (VIDEO)

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me prezantimin e një tjetër arritje të qeverisë që ai drejton. Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në...