Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

Nga: Frrok Çupi

Titullin e kisha, pak më ndryshe: ‘që këta votojnë kundër’, por më mirë më duket se thuhet e vërteta me trajtën: ‘që votojnë keq’. Se këta sot, duke votuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër Reformës në Drejtësi dhe pranisë së Perëndimit, kanë votuar ‘keq’, jo thjesht ‘kundër’.

Deputetët e dalë nga Partia Demokratike dhe quhen ‘Foltore’ bashkë me Sali Berishën që u shpall ‘minues i demokracisë’ nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, sot kanë vendosur të votojnë kundër amendamentit kushtetues që ‘zgjat afatin e Vettingut në Drejtësi’. Edhe deputetët e ‘nënë- bijës’ LSI, kanë vendosur po kështu; ky grupim ka në krye Ilir Metën, njeriun që ‘i kap për veshi amerikanët’ e qeverisë.

Këta sot po votojnë keq; ja ky është fati ynë i mirë.

Nuk është se vetëm unë po bëj ironi; por kjo është ironi e fatit.

Ja cila është:

Teksa këta po votojnë kundër, Shqipërisë dhe Drejtësisë nuk i bëjnë dot asgjë, aq më pak Amerikës; Kuvendi i ka aq anëtarë të parlamentit sa të kalojnë sot të miratuar ‘zgjatjen e afatit kushtetues’ të Reformës… Nëse do të votonin ‘pro’ Reformës, përsëri po i njëjti produkt do të dilte nga seanca e Parlamentit. Puna është se në këtë rast, prapa ‘pro’ Reformës do të fshiheshin këta. Këta do të na nxirrnin sytë, si deri më sot me dy gishtat e tyre, duke ulëritur se ‘po u japim Drejtësi!, po u japim Demokraci!, Amerika është me ne!…’, etj.

Sikur miliona faqe gazetash dhe miliarda orë televizive të kishim shpenzuar për t’i treguar botës njerëzore të vërtetën se ‘këta janë edhe kundër Drejtësisë, edhe kundër SHBA, edhe kundër Evropës!’, këtë nuk do të na e besonin kurrë. Kush besoi deri më sot se Sali Berisha nuk kishte lidhje me lirinë, as me demokracinë, as me ligjin, as me dobinë e vendit?! As për onturazhin e  tij nëpunësor të korruptuar që po e ndjek pas, nuk do ta besonte njeri… Se nuk po them për Ilir Metën, nëse e beson njeri apo jo… Ai e ka të shkruar në ballë se çfarë është.., po kush e llogariti.

Ja pra cili është fati dhe cila është ironia: Këta treguan vetë çfarë janë.

Po Shteteve të Bashkuara, a mund t’ua kishim treguar të vërtetën? Zoti ishte në qiell e ne ishim përtokë; ne tokësorët ishim milingona për këta që tani po votojnë ‘keq’ dhe po hanë bishtin e tyre. Nuk më del nga sytë një pamje e fillesës: Ishte dhjetor i vitit 1992, ftohtë në palcë këtu në Tiranë. Presidenti Berisha u nis drejt vendeve Arabike ‘për mbështetje financiare’ dhe përfundoi me një lajm tronditës: ‘Shqipëria iu bashkua Konferencës Islamike (OIC)’. Ato ditë kur ai fluturonte nëpër ato vende, ne këtu dridheshim më shumë se nga dimri. Mblidheshim me Spartak Ngjelën, Gramoz Pashkon, Azem Hajdarin…, dhe çfarë flisnim?! Flisnim se ‘sikur Berisha të merrte nga ato vende nja pesë milionë dollarë, erdhi e na griu të gjithëve!’. Por për ‘fat’ nuk mori asgjë!

… E shikoni? Prapë themi ‘për fat’ kur fati ishte i zi. Edhe në këtë rast ‘fati’ që këta të Berishës e Metës nuk votojnë në Parlament ‘pro’ Drejtësisë…, prapë na kthehet ‘fati i zi’ e na bëhet ‘fat i bardhë’ për të gjithë ne të tjerët qytetarët e Shqipërisë. Se sikur këta të mos i hynin ‘ndër hundë’ fuqisë së madhe demokratike Evropë e Amerikë, vallë çfarë do t’u bënim ne?! Ne qytetarët shqiptarë, edhe ne gazetarët e shkrimtarët, artistët juristët e humanistët…, të gjithë u përpoqëm të tregojmë përbindëshin me gisht… Po kush mund të na dëgjonte!?. Po të mos ishte Amerika, këta do të ishin duke lulëzuar mbi fatkeqësinë tonë, mbi dhunën, mbi korrupsionin, mbi padrejtësinë, mbi shëmtimin dhe humusin.

Ja ky është fati; fati ynë i mirë që këta votuan keq dhe aktruan keq. Këta vetë e zgjuan ‘zotin’ që po bënte një sy gjumë atje në qiell. Zoti nuk do të na dëgjonte kurrë ne ‘milingonat’ që shpëtuam nga viti 1992…, e deri më sot. Dhe ne dolëm nga errësira me gjemba, njësoj si Sherif Merdani ynë, artisti botërisht një yll, doli e thërriti: ‘‘Po ku ishe ti o Zot/ Për një çast kur të mohuan!?’.

Me Amerikën fliste edhe artisti i burgosur.

Tags: Frrok Çupilsireforma ne drejtesi

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shqipëria përmirësohet sërish në indeksin e demokracisë të The Economist

Shqipëria përmirësohet sërish në indeksin e demokracisë të The Economist

Amerikanëve nuk u shpëton asgjë nga Berisha, e mbajnë nën monitorim

Amerikanëve nuk u shpëton asgjë nga Berisha, e mbajnë nën monitorim

Basha i rrëzon alibinë Berishës, sqarime prokurorëve belgë për “Toyota Yaris”

Basha i rrëzon alibinë Berishës, sqarime prokurorëve belgë për "Toyota Yaris"







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës
Showbizz

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës

by mirseda
22:37 | 28/11/2025
0

Nuk ka krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Prej kohësh dyshja janë përfolur për një ndarje...

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

21:54 | 28/11/2025
28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com