Milot Rashica është kthyer në një ndër lojtarët më vendimtarë te gjermanët e Werder Bremen. Edhe në ndeshjet kur nuk shënon sulmuesi kosovar bëhet i rëndësishëm për ekipin, duke asistuar.
Në ndeshjen përballë Hoffenheimit dhe Werder Bremenit, Milot Rashica e asistoi golin e vetëm tw takimit, të cilin e ktheu në gol Johannes Eggestein.
Rashica ka shkëlqyer këtë sezon me Werder Bremenin, veçanërisht gjatë këtij viti kalendarik. Në 24 paraqitje, ai ka arritur të shënojë tetë gola dhe të asistojë katër të tjera.