Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ultimatumet e Bashës si “viagra” për militantët, po çfarë rrezikojmë pas 30 qershorit?   

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Nga Alket Goce

Mbështetësit e opozitës, janë thirrur sot në protestën e radhës të madhe në Tiranë. Lideri demokrat, Lulzim Basha, premton për të disatën herë, se ky tubim do t’i japë goditjen fatale qeverisë. Ultimatumet me tone kërcënuese, përdoren shpesh si “viagra”, për të mbajtur gjallë entuziazmin e militantëve. Këta duhen patjetër për të mbushur sheshet, sa herë që kanë nevojë liderët e partive. Më pas shndërrohen në “hallexhinj” të bezdisshëm, që duhen sistemuar diku në punë.

Por për momentin, edhe vetë Basha e di se qeveria nuk do të bjerë brenda disa javësh. Sfida kryesore, për të dyja palët është 30 qershori. Qeveria zotohet të hyjë në zgjedhjet lokale, përballë opozitës së re. Basha përbetohet se nuk do të lejojë të ketë zgjedhje pa PD. Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, kanë një “vizion” më të qartë se si të pengojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, që duket se kanë edhe bekimin e ndërkombëtarëve. Ata paralajmërojnë shpërthimin e një ‘97 tjetër. Nën këtë klimë, ajo që do vazhdojë të humbasë është mbarë Shqipëria.

BE e ka gati alibinë, për të justifikuar mosçeljen e bisedimeve të anëtarësimit në qershor. Dhe në varësi të zhvillimeve brenda unionit, pas zgjedhjeve evropiane në fund të këtij muaji, mund të hezitojë ta bëjë këtë edhe në shtator. Kriza politike, e imponuar nga opozita dhe skandalet korruptive qeveritare, e kanë mpirë jo pak nervin e mazhorancës.

Muajt e fundit, prioritet për të është jo qeverisja, por ruajtja e sigurisë publike, dhe mosdalja e vendit nga binarët. Kjo situatë, po streson dhe neverit shumë qytetarë, të cilët po bëhen edhe më abstenues ndaj të dyja palëve. Numri i atyre, që duan të ikin një orë e më parë nga ky vend, do të shtohet. Mjerisht, nuk ka ende asnjë alternativë serioze në horizont, ndërsa BE-ja na i ka përplasur derën në fytyrë./ Tirana Today

Tags: 30 qershoritBashësMilitantëtpasrrezikojmëUltimatumet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

SONDAZHI/ Me trazira apo paqësore? Si pritet të jetë protesta e opozitës sot

VIDEO/ Shënoi 10 gola, Putin rrëzohet gjatë përshëndetjes me tifozët

Bllokohen 88 kg mish dhe vaj luledielli, do konsumoheshin nga të burgosurit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com