Një reagim i papritur erdhi një ditë më parë nga Noizy, sa i takon protestës së studentëve. Qëndrimi i tij u prit me mjaft kërshëri, duke e parë si një rast përjashtimor atë që ai bëri.
Ndër rreshta vihet re se ai është në krah të kryeministrit Rama, duke i kërkuar studentëve që të ulen e të dialogojnë.
Kjo një kërkesë e parashtruar për 12 ditë me radhë nga ana e Ramës. Statusi i tij në Instagram, në kohë reale u bë viral, e ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen memet e ndryshme. Qytetarët i kërkojnë reperit që të mos bëhet palë me politikën, pasi po humbet vlerat si një artist.