E enjte, 21 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

Familjarët e komisarit të vrarë, Artan Cukut padisin Policinë e Shtetit: “Kërkojmë drejtësi”

Familjarët e komisarit të Vlorës Artan Cuku, kanë paditur në Gjykatën Administrative Policinë e Shtetit, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa vendim.

Artan Cuku u vra në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.

Mikel Shallari i ka treguar hetuesve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Gjithashtu, në pranga fillimisht ka rënë dhe Kristaq Leci sepse është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut. Por si Leci dhe Jambelli janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...