Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Fallxhorja me 50 mijë lekë të heq magjinë me pl*mb të shkrirë dhe qiqra (VIDEO)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Fallxhorja me 50 mijë lekë të heq magjinë me pl*mb të shkrirë dhe qiqra (VIDEO)

Rastet e fallxhoreve në vendin tonë nuk kanë të sosur, por ankesat kësaj radhe në redaksinë e Fiksit mbërritën nga Korça. Një fallxhore që të gjithë e njihnin me teta Monda pretendon se të bën derman nga çdo gjë. Mjafton 5000 lekë dhe teta Monda të heq magjitë.

Menjëherë Fiksi  vihet në lëvizje dhe një bashkëpunëtore shkon paraqitet tek fallxhorja. Fillimisht teta Monda i  lexon filxhanin .  Në lexim e sipër Monda gjen në filxhan se burri i  i klientes së saj në këtë rast bashkëpunëtorja e Fiksit i gjen në filxhan se burri ka një dashnore ( buçe e quan ajo) dhe kjo dashnorja i ka bërë magji, që e ka larguar nga familja dhe i merr lekë.

Teta Monda premton që do t’ja heqë magjinë, do ta largojë  dashnoren nga ai dhe do ta bëj burrin  që t’i rikthehet sërish familjes. E gjitha kjo ka një procedurë të cilën Fiksi e transmetoi mbrëmjen e së premtes.  Teta Monda  me plumb të shkrirë të largon magjinë, por kjo punë e saja ka një kosta prej 5000 lekësh. Duke rënë dakord  fallxhore Monda fillon me procedurën.

Fillon e shkrin plumbin, pasi e shkrin e mbulon bashkëpunëtoren e Fiksit  me peshqir të verdhë dhe magjinë e prish duke e shuar plumbin mbi kokë në një gotë me ujë.

Ujin e përftuar nga magjia e prishur e hedh në një shishe ku ka hedhur dhe qiqra, që ia jep me vete  vajzës dhe atë ujë duhet t’ia  japi  burrit që ta pijë. Në këtë mënyrë sipas fallxhore Mondës shpëlahet magjia.  Po me të njëjtin ujë Monda edhe  e këndon  duke i lyer kokën, spërkatur trupin, madje ia jep edhe ta pijë.

Më pas  teta Monda lexon plumbin e shkrirë. Pastaj këtë plumb të shkrirë e mbështjellë me  një facoletë dhe e këshillon që ta hedhë  në një lumë pa e kthyer kokën mbrapa .  Plumbin e shkrirë duhet ta marrë rrjedha e lumit  në mënyrë që të largohet magjia.

Biseda e fallxhores mbi magjinë që të heq

Teta Monda – Hajde mbylle derën. Ulu atje. Do pish njëherë kafe që të shlodhesh?

Fiksi –  Po tani ti e di, çfarë do më shohësh, çfarë do më bësh. Unë jam në dorën tënde tani.

Teta Monda –Mos e diskuto fare tani, mos ta dëgjoj atë fjalë. Ja se unë i kam gjërat reale nuk di të gënjej, të mashtroj.

Fiksi – Gënjeshtare mashtruesa ka sa të duash që të marrin lekët.

Teta Monda – Dëgjo teta Mondën, zoti vonon por nuk harron, i përvëlon zoti mos ki merak. Thuaji të drejtën tjetrës di apo nuk di.

Fiksi – Ta pij më?

Teta Monda – Jo lëre.

Teta Monda – Po lekët. Urdhëro Rajmonda Banushi. (Kthen filxhanin) Vetë ti, tjetër?

Fiksi – Burri, familjen edhe djalin.

Teta Monda – Je shumë me probleme ti çupë, shumë probleme.Zemra që kur është bërë kurora e këtej ke pasur shumë probleme, ke hequr shumë probleme shumë siklete. Por aman edhe nga ana e rrugës përse nuk je e qetë? Me A kë ke? Mashkull? Është bashkëshorti ky?

Fiksi – Po

Teta Monda – Pse ka marrë shumë përpjetë ky? Po fajtore nuk je ti zemër. Është kaq sa ty, pak më i mbushur. Pse dilni me llafe dhe me kurriz të kthyer? Mos u bëj merak se këtij i kanë bërë një diçka. Ka diskutuar me femër tjetër ky? Le të vazhdoj nuk ka çfarë të të bëj. Dëgjo mua. Tani për tani është me magji shumë të madhe urdhëro si ka dalë i shtrirë këtu.

Fiksi – Ka magji ai?

Teta Monda –Po, nuk të ndërron me buçe tjetër në rregull je? Po ti thua Monda si mund ta duroj unë? Ja me po ta them unë, si mund ta honeps me këtë buçen unë. Po ajo nuk të arrin ty dot sa të kesh jetën. Po me R, L kë ka? Ose nga ana e asaj plere, po ajo është sa ke ti shalën, është çereku tënd. Është një femër buçe, e përdalur në rregull. Po dëgjo nuk do haj bukë, dëgjo teta Mondën. Se kjo buçja diçka i ka bërë. Kjo e do vetëm për interes, në rregull. Do ti kaloj magjia këtij, këto që do të them unë ti do ti bësh se sbën në rregull?

Fiksi – Po

Teta Monda – Do ta mbledh mendjen tani me këto që do të bëjmë tani ne, por do të duket gjë e pabesuar.Me të bërë këtë, ky do të vij bam bam dhe këtu do jemi dhe do thuash teta Monda perëndi je do thuash.Kur vjen në shtëpi ky, do që ti mbuloj gjërat sikur nuk ka ndodhur gjë, mos ja vër veshin se kjo buçja ja ka bërë, po kjo do heqi një siklet, që ti do mbash sehir të keqën teta Monda, në rregull.

Fiksi – Do ja bësh?

Teta Monda – Dëgjo, tani unë do të tres plumba.

Fiksi – Po

Teta Monda – Një, Teta Monda do të këndoj qiqrra, dy në rregull? Që të largohet edhe nga ajo buçja. Si do t’i bëj unë ato qiqrrat, ti do t’i bësh siç do të them unë që do shkruash,në rregull?

Fiksi – Po

Teta Monda –Plumbin do spërkasësh të gjithë shtëpinë, kur të dojë ujë ai, atë ujë do ti japësh, do ta fusësh në frigorifer, që ti lahet magjia. Plumbin do ta tres ne syrin tënd, të gjitha do bëhet në syrin tënd, në rregull? Që të të thotë teta Monda, që bëjnë kaq apo të bëjnë kaq moj çupë, unë them çupë bëjnë  pesëdhjetë mijë lekë ( të vjetra), në rregull xhan. /Top Channel

Tags: fallxhorjakorceqiqra

TË LIDHURA

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Next Post
Zelensky: Deri në 3.000 trupa ukrainase kanë vd*kur nga fillimi i l*ftës

Zelensky: Deri në 3.000 trupa ukrainase kanë vd*kur nga fillimi i l*ftës

Mot me vranësira dhe temperatura deri në 25°C për sot

Mot me vranësira dhe temperatura deri në 25°C për sot

China's Peng banned and fined for Wimbledon corruption attempt







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali
Bota

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

by mirseda
21:04 | 17/03/2026
0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas mediave italiane,...

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

20:20 | 17/03/2026
Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

20:18 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com