E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Falimentimi i Gulf/Berisha denoncon: Olsi Rama qëndron pas skemës së tollonave

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se pas falimentimit dhe skemës me tollonat të kompanisë Galf qëndron Olsi Rama vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha duke iu referuar qytetarit digjital thekson se pronari i vërtetë i kompanisë Gulf është Olsi Rama.

Denoncoi një korrupsion galopant të rilindjes komuniste. Mjafton të bëhet një kontroll në të gjitha karburantet e Olsi Rames Gulf dhe atje tregtohet i gjithi karburanti pa doganë. Mund të takosh çfarëdo lloj menaxheri të këtyre karburanteve Gulf në Shqipëri dhe të ofrojnë tollona t’i blesh me 125 lekë, 130 lekë litri i naftës kur vlera doganore e një litri nafte është 105 lekë. Lind pyetja ku e gjejnë këta bashibozuke komuniste rilindas ketë naftë me 125 lekë litri normalisht. E fusin pa doganë kush i kontrollon këta asnjë lloj kontrolli nuk i behet pse atë e komandon Edi Rama. Sikur një prokuror i thjeshtë të vejë të verifikojë të paktën një karburant të vetëm se a raportohet online sasia e shitur e karburantit gjendet në moment. Por sistemi nuk punon për Gulfin punon vetëm për ne hallexhinjtë që na rropën me gjoba dhe penalitete”, shkruhet në denoncimin e qytetarit.  

Postimi i plotë i Sali Berishës

Qytetaret dixhital denoncojne si kompani te Olsi Rames kompanine e naftes 
Gulf! sb

“Feb 28,22:27 po te jap nje shqetesim per nje korupsion galopand te rilindjes komuniste mjafton te behet nje kontroll ne te gjitha karburantet e olsi rames gulf dhe atje tregetohet i gjithi karburanti pa dogane mund te takosh cfardo lloj manaxheri te ketyre karburantit gulf ne shqiperi dhe te afrojne tollona ti blesh me 125 leke 130 leke litri i naftes kur vlera doganore e nje litri nafte eshte 105 leke lind pyetja ku e gjejne keta bashibozuke komuniste rilindas kete nafte me 125 lek literi normalisht e fusin pa dogane kush i kontrollon keta asnje lloj kontrolli nuk i behet pse ate e komandon edi rama sikur nje prokuror i thjeshte te veje te verifikoje te pakten nje karburant te vetem se a raportohet online sasia e shitur e karburantit gjendet ne moment por sistemi nuk punon per gulfin punon vetem per ne hallexhinjte qe na ropen me gjoba dhe penalitete je i nderuar komandanti i pergjitshem i shqipetarve vetem me ty shpetohet atdheu yne i raskapitur me respekt nje qytetar i nderuar tepelene”

“Pershendetje Doktor !!
Eshte nje lajme bombe ne ke raste ka te bej me kompanin e “GULF” karburante ne te gjithe Shqiperin jane shperndare tollona pa funde me dhjetra litra nafte por ne shkembim asgje nuk kane mar qytetaret per kete raste se kan mbledhur lek kesh neper duar dhe neve si qytetare na pelqeu si cmim se ishte 140/litri !! 
Asnje pergjigje jan bllokuar te gjitha shitjet sistemi per tollona dhe nuk e kan dhene as ne tv as lajme asgje.”

“April 21,07:19Te Doli fjala prape zoti Berisha e keqja e kesaj qeverie tani do heqin flalen galf do vene x y se eshte shoqeria e olsit”

“April 19,12:05Tani qe Galf falimentoj ca do behet me ne qe kemi bler tollona?”

“April 19,11:18Vjellje diten per dill 
Skandal me tollonat e naftes me firmen gulf
Jan shperndar mga pikat e kompanis gulf
Ne shkoder me mijra ton 
Naft me tollona duke i konvertu ne lek 
Ka shofera kamionash
Dhe autobuzash qe kan
3 .4 milion tollona letret ne dor 
Pa numuru makinat private
Pa prit pa mendu sot thot ka falimentu
Dhe sjapin shpjegime
Nuk dina kuj me ju drejtu
Jan grabit miliona euro
Tu i llan letra po shteti ça ban kjo asht repuplik bananesh
Po flas per ne shkoder
Kushedin ça asht ba ne rrethet tjera”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...