Ndodhi ashtu si pritej, gjysmëfinalja e FA Cup mes Manchester United dhe Tottenham dhuroi emocione dhe spektakël. Në fund ishin djemtë e Mourinhos që festuan pasi fituan me rezultatin e ngushte 2-1 dhe prekin finalen. Tottenham e nisi mjaft mirë ndeshjen duke u hedhur menjëherë në sulm dhe në minutën e 11’, Delle Alli shënon një gol mjaft të bukur.
Por festa nuk zgjat shumë, Pogba hedh një top mjaft të mirë në zonën ku ndodhet Sanchez dhe ky i fundit nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë. Kiliani më në fund tregohet vendimtar duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 24’.
Ndeshja ishte shumë e fortë dhe pa ndalesa. Presingu ishte i vazhdueshëm nga të dyja krahët dhe si pasojë kishte edhe gabime në pasime. Pas pushimit ishte United ekipi më i mirë në fushë dhe në minutën e 62’ shfrytëzon momentin e mirë duke kaluar në avantazh për të parën herë me golin e Ander Herrera.
Tottenham del përpara ndërsa United vendoset prapa duke bërë atë që di të bëjë shumë mirë një ekip i Mourinho-s, të mbrojë mirë dhe të dalë në kundërsulm. Spurs nuk arritën të krijonin raste të pastra për gol dhe shumica e rasteve të tyre kanë ardhur nga distanca. Ndërsa United kishte mundësinë e artë me Rashford për të vrarë ndeshjen por talenti anglez nuk tregohet i saktë.