Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Fajtor çdo kryeministër, ministër që ka bërë mish-mash në këto vite”, Lame: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fajtor çdo kryeministër, ministër që ka bërë mish-mash në këto vite”, Lame: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, prezantoi sot raportin me regjistrat pronësorë në Tiranë, duke evidentuar problematikat e rënda që ka pasur ndër vite. Ai bëri të ditur gjetjet gjatë kontrollit në qarkun e Tiranës, që u krye njësoj si edhe në Durrës ku janë gjetur një sërë shkeljesh. I njëjti skandal si me Kadastrën e Durrësit ka ndodhur edhe me Kadastrën e Tiranës. Në një dalje për mediat, Lame dha rezultatin e kontrollit për Kadastrën e Tiranës, ku nga 2342 regjistra, vetëm 250 janë pa probleme. Ai tha se zgjidhja do vijë me digjitalizimin e gjithë regjistrave pronësorë, proces që tashmë ka filluar.

“Në Tiranë nuk është në situatë katastrofike. 515 faqe mungojnë tërësisht, i mbetet historisë dhe hetimeve për të zbuluar se çfarë ka luajtur në këto qindra faqe që nuk ekzistojnë më. Janë me qindra faqe të dyshuara si të zëvendësuara. Është dukshëm që faqja ndryshon, ngjyra formati, por edhe kjo kërkon hetim të mëtejshëm.

114 faqe të dubluara, e njëjta pronë ekzistonte në dy faqe. Bëhej që njëjta pasuri i trajtohej edhe një qytetari edhe një tjetri dhe pastaj duhej të përfundonin në dyer të gjykatave. 180 faqe të grisura, por në themelin e regjistrit duket copa e faqes së grisur.

Fenomen në Tiranë që ishte shumë më i madh se në Durrës ekzistojnë 13 mijë faqe bosh. Qëllimet kanë qenë një, për ti plotësuar më pas me ato AMPT e Rrugës së Kavajës, janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar t’i plotësojnë. Është punë e bërë e paguar njëherë që duhet ribërë nga Kadastra.

Kjo e bëra me art, është bërë e mundur se shumica e regjistrave janë të palidhur dhe janë shqepur më pas dhe kushdo mund të hiqte e të shtonte. Në rastin e Tiranës, pesha është katër herë më e vogël në shifra se Durrësi. Pasuritë me zonat në zhvillim, Farka, Kashari, Yzberishti, Sharra, Ndroqi, Peza. Me zonat e Shëngjergjit nuk dilte gjë. Kamëz, Vorë, do veçoja vetë qytetin Kamëz, Vorë, Valias, Babrru, Domje. Përgjegjësia? Ndihem i lodhur sepse është shumë e thjeshtë të gjejmë përgjegjësinë te një punonjës arkivi para 20 vitesh dhe ti lëshohemi atij.

Në themel kur shikojmë nën juridike mjafton të them se nuk ka pas rregullore se kush i administronte regjistrat, kushdo që e merrte detyrën nuk bënte inventar çfarë merrte e linte, nuk gjehet dot. Edhe sikur të merremi me përgjegjësinë në gjithë këtë histori e ka çdo Ministër i Bujqësisë, Drejtësie, Kryeministër, çdo gjykatës e noter që ka bërë mish-mash në këto vite, për të shkuar më pas te ai punonjës i arkivës.

Vlera e parë e këtij inventari vendos një sitë zero, pas kësaj dite s’ka më rrëmujë dhe ndryshime.  Arkivi është me sistem kamerash, alarmi dhe me punonjës që kanë përgjegjësi me firmë e vulë. Raporti i Tiranës do i përcillet Kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, për ti lënë mundësinë çdo strukture që të bëjnë hetime. Arsyeja e dytë është për të shmangur presionet, në momentin që ky raport është i depozituar në institucione të tjera që ti prekësh, regjistruar, duhet të merresh me Kryeministrinë e Prokurorinë. Zgjidhja do vijë me digjitalizimin e gjithë regjistrave pronësorë, proces që ka filluar. Do vijimë me këtë rrugë edhe përmes qyteteve të tjera, se përmes këtij procesi është rritur siguria e pronës së qytetarëve”.

Tags: Artan LameKadastratirane

TË LIDHURA

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Politikë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
Dr*ga në kontejnerin me mish pule në Portin e Durrësit, dy të arrestuarit lihen në burg

Dr*ga në kontejnerin me mish pule në Portin e Durrësit, dy të arrestuarit lihen në burg

Meteori që u ul në Tokë më shumë se 200 vjet më parë, përmbys teoritë e mëparshme si u formua Marsi

Meteori që u ul në Tokë më shumë se 200 vjet më parë, përmbys teoritë e mëparshme si u formua Marsi

Bamirësit bëhen bashkë për të shpëtuar 5-vjeçarin, djali niset drejt Turqisë

Bamirësit bëhen bashkë për të shpëtuar 5-vjeçarin, djali niset drejt Turqisë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë
Bota

Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë

by mirseda
19:47 | 06/03/2026
0

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara po evakuojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme...

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

19:20 | 06/03/2026
Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

19:16 | 06/03/2026
Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

18:40 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com