Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fabula e re e Edi Ramës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Andi Bushati/Edi Rama po pranon miting më miting dhe me gojën plot të gjithë akuzat e kritikëve se shteti që premtoi katër vite më parë, degjeneroi në një bandë kleptokratësh. Ai nuk ka tanimë, as kompleksin më të vogël që të pohojë se administratën e ndau sipas interesave të tepsisë, se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga zyrat e shtetit, se atyre iu kanë vjelë paratë, kur kanë dashur të marrin një dokument hipoteke, se atyre u kanë shkundur portofolin kur iu është dashur patenta.

Kush ka qenë kundërshtar i kryeministrit aktual, kush nuk e ka pranuar propagandën delirante të njeriut që pretendoi se po bënte shtet, kush ka përqeshur me sarkazëm premtimin se falë sistemit që do ngrinte, Rama do të bënte të ndershëm edhe hajdutët e LSI-së, sot duhej të miklohej nga krenaria e hidhur e atij që prej kohësh ka thënë të vërtetën.

Kryeministri po bën fushatë për të treguar se ka dështuar. Por, pasi ka pranuar këtë të vërtetë, që i del në sondazhet e papublikuara, në perceptimin popullor, tek të gjithë njerëzit që takon jashtë rrethit të tij të servilëve, ai ka gjetur edhe një justifikim: “Fajin ma ka LSI-a dhe çamët”. Vjedhja ka ndodhur në zyrat që ata kanë marrë si pasojë e të qenit në koalicion dhe si domosdoshmëri për të ushqyer partitë e vogla klienteliste.

Ky argument nuk është asgjë më shumë sesa përpjekja tekanjoze e një çilimiu që bën të gjitha marifetet për të fshehur fajin. Pa dyshim që LSI-a dhe PDIU kanë bërë kërdinë në zyrat e shtetit. Por ata kanë çuar në selitë e tyre vetëm majën e ajsbergut.

Vjedhja masive, ajo me koncesionet, ajo me shëndetësinë falas, ajo me lejet e ndërtimit, ajo me kultivimin e parcelave me kanabis është drejtuar nga njeriu që raporti konfidencial i OSBE-së e konsideronte si miliarderin më të madh të Shqipërisë.

Ky nuk është më një sekret dhe prandaj Rama është detyruar të pranojë dështimin duke u përpjekur të fshihet pas justifikimeve banale se fajin e kanë partitë e vogla.

Por, meqë jemi në fushatë dhe meqë kryeministri po përpiqet ta fusë debatin në një rrugë qesharake, le ta analizojmë edhe pretendimin e tij. Le të mbyllim për një çast sytë, të imagjinojmë sikur nuk kemi jetuar në këtë vend, sikur nuk i kemi prekur gjëmat e rilindasve.

Le të besojmë, për një moment të vetëm pretendimin se peshku i Ramës qenkësh qelbur nga bishti.

Por, pasi të bëjmë këtë, përsëri mbërrijmë tek pyetja: A ka përgjegjësi Rama (edhe nëse nuk paska vjedhur vetë) që i la aleatët e tij të vjedhin, vetëm për të mbajtur karrigen e pushtetit?

Edhe kjo mënyrë “dashamirëse” gjykimi përsëri e nxjerr zbuluar kandidatin për kloun të Rilindjes.

Në vitet 2009-2013 ai kërkoi mbështetje duke thënë se Ilir Meta është njeriu që “vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë dhe që vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota”. Me këtë fabul e shtyu katër vite. Por, pasi nënshkroi marrëveshjen e 1 prillit, ai nxori formulën se në sistemin që do të ngrinte Meta do të shndërrohej nga hajdut në burrë i ndershëm. Me këtë fabul iku dhe një mandat tjetër. Dhe tani ai po kërkon të blejë katër vite të tjera kohë duke thënë se Ilir Meta doli ai mashtruesi i fillimit që vazhdoi të vjedhë me patentat dhe hipotekën, që sistemi i ngritur nga Rilindja nuk e ndali dot?

A është e mundur të besohet një gënjeshtër e kthyer për herë të tretë mbrapsht si një xhaketë e stërpërdorur?

A është e mundur të merret seriozisht një njeri që një herë thotë se Meta është një xhepist i pakontrollueshëm, pastaj zotohet: më besoni mua se do ta kontrolloj dhe më pas këmbëngul, më jepni edhe një shans se ai mbeti hajduti që unë se kontrollova dot?

Edhe sikur vetëm për kaq sot Edi Rama duhet t’i kthehej me kohë të plotë poçtarisë dhe për të nuk duhej të flitej më publikisht.

Por, historia e tij nuk mbaron këtu. Ne do ta shohim se ajo do të vazhdojë. Kryerilindasi tani po kërkon timonin për të qeverisur i vetëm. Për të eliminuar partitë e tjera që i afrohen qeverisjes vetëm për “tepsinë”. Dhe për ta bërë më të besueshme këtë, ai po proklamon se kjo nuk i duhet për një pushtet më të madh, por për të realizuar qëllime më të mëdha.

Pra, shkurt, ai po premton se nëse shqiptarët nuk i japin mandat të qeverisë i vetëm, ky njeri që nuk interesohet për karrigen në vetvete, nuk ka pse të jetë më në timon, pasi do të qe e kotë që ai të ishte sërish kryeministri i tepsisë që të ndante drejtori për të mbajtur kolltukun e tij.

Këtë fabul me sa duket do ta dëgjojmë deri në 25 qershor. Por, më pas qetësohuni, ai nuk do të ikë. Ai do të vazhdojë të jetë sërish ndarësi i tavës dhe do të bëjë koalicion me mëkatarët e deridjeshëm. Në këtë kuptim, këto zgjedhje nuk kanë asnjë surprizë. Ato sërish na ofrojnë Ramën si të njëjtë gjellë të servirur në tepsi të ndryshme. E vetmja e panjohur e deritanishme është gënjeshtra e re që do të duhet të shpikë për të justifikuar pazarin e ri. Kjo po që mbetet për tu zbuluar: fabula e re që do të krijojë për ta shtyrë edhe katër vite të tjera. (lapsi.al)

Tags: ANDI BUSHATIbashaedi ramafabulahajdutMetapushtetitepsia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Valë shkarkimesh në administratë; Ikin edhe drejtorët e OSSHE Pukë e Elbasan

Valë shkarkimesh në administratë; Ikin edhe drejtorët e OSSHE Pukë e Elbasan

Demiraj pret Amb e OSBE; Garanton neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës

Demiraj pret Amb e OSBE; Garanton neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës

“Ruby”, produkti më i ri që rikthen Elhaida Danin në tregun muzikor

“Ruby”, produkti më i ri që rikthen Elhaida Danin në tregun muzikor







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani
Bota

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

by mirseda
17:40 | 28/03/2026
0

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, deklaroi në podkastin Benny Show se Uashingtoni do...

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com