Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropë, populistët gati të shfrytëzojnë vështirësitë me vaksinimin ndaj Covid

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Evropë, populistët gati të shfrytëzojnë vështirësitë me vaksinimin ndaj Covid

Anketimet i tregojnë në rënie populistët në Evropë që kur në kontinent u shfaq pandemia e koronavirusit. Por analistët thonë se mund të shikojmë një ringjallje të tyre, ndërsa po fillon të ndihet më shumë ndikimi tek ekonomia dhe efektet e masave kufizuese, duke zgjeruar kështu më tej edhe hendekun tek të ardhurat.

Të tjerë thonë se kjo nuk do të ndodhë nëse qeveritë dhe partitë tradicionale mund të rikthejnë besimin tek aftësitë e tyre, të mbrojnë nga vështirësitë ekonomike personat me të ardhura të ulëta dhe popullatën e zonave rurale, si dhe të rikthejnë vendet e tyre sërish në gjendje funksionale.

Sfida nga populistët po zbehet, thonë ata, duke përmendur në anën tjetër të Atlantikut humbjen në zgjedhjet e nëntorit të ish-Presidentit amerikan Donald Trump. “Një arsye është mllefi i tyre i njohur ndaj ekspertizës, që entuziazmon një pakicë votuesish, por shqetëson shumë të tjerë që janë të shqetësuar për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, thotë Tony Barber, redaktor për Evropën në gazetën “Financial Times”.

Ndërsa pranon se populistët nuk e kanë përjetuar lehtë “pandeminë”, Matthew Goodwin, shkencëtar politik dhe studiues me grupin kërkimor britanik “Chatham House”, beson se trazirat politike përgjithësisht shfaqet gjatë vazhdimësisë së krizave dhe se izolimi mund të ketë pasoja të mëdha që janë të vështira për t’u parashikuar.

“Të dhënat në rritje tregojnë pothuajse me siguri se masat izoluese do të thellojnë ndasitë në shoqërinë tonë, të cilat filluan të marrin formë dekada më parë dhe u thelluan gjatë reçensionit të madh”, thotë ai.

Bashkimi Evropian nuk po ndihmon për t’iu shmangur një rikthimi të mundshëm të populizmit në kontinent, që zë vend bazuar edhe tek euro-skepticizmi. Masat e gabuara logjistike dhe burokracia kanë dëmtuar shpërndarjen e vaksinave të BE-së, duke nxitur zhgënjimin në rritje të publikut me ritmin e vaksinimeve dhe duke shtuar ankthin për një dimër të zymtë në hemisferën veriore. Disa komentues e shohin këtë si një dhuratë për populistët, ndërsa personat me paga të ulëta, të pakualifikuarit dhe ata që janë në vende pune të pasigurta goditen më rëndë nga bllokimet e zgjatura.

Vështirësitë e BE-së për të siguruar doza të hershme të mjaftueshme për të përparuar me vaksinimin e 446 milionë njerëzve të unionit, e ka vendosur bllokun në epiqendër të zemërimit të përhapur. Muajin e kaluar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përkufizoi para kohe strategjinë e unionit për blerjen e vaksinave si një “histori suksesi evropian”.

62-vjeçarja gjermane, e përzgjedhur nga Presidenti francez Emmanuel Macron për postin më të lartë në KE, kishte pohuar se Brukseli duhet të merrte drejtimin në negociatat dhe prokurimin e furnizimeve të vaksinave për të 27 vendet anëtare. Ajo kishte mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ndali negociatat në zhvillim mes firmës prodhuese të vaksinave AstraZeneca, një firmë britaniko-suedeze, dhe ministrit të Shëndetësisë së Gjermanisë, së bashku me homologët në Francë, Itali dhe Holandë.

Zonja Von der Leyen, e mbështetur nga Kancelarja Merkel, argumentoi se një qasje kolektive do të funksiononte më mirë pasi do të shmangte nacionalizmin dhe konkurrencën për vaksina mes vendeve anëtare. Negocimi në bllok do të siguronte pozita më të forta për të negociuar mbi çmimet me gjigandët farmaceutikë.

Por një motiv kryesor ishte të tregonte se sa mirë mund të vepronte BE-ja. Kjo do të linte në hije mungesën e solidaritetit të bllokut në fillim të pandemisë, kur thirrjet për ndihmë nga Italia, vendi i parë që vuajti forcën e plotë të virusit, u kundërshtuan dhe vendet anëtare konkuruan për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe mbylljen e kufijve pa u këshilluar me njëri-tjetrin.

Disa nga problemet në shpërndarje kanë qenë specifike për vende të caktuara, por ka dyshime në rritje rreth qasjes kolektive të BE-së për prokurimin dhe shpërndarjen. Vetëm Britania ka vaksinuar më shumë se 13% të të rriturve të saj deri më tani, ndërsa mesatarja e BE-së mezi po arrin në 2%, me hendekun që vazhdon të rritet.

Autoritetet rregullatore britanike vepruan më shpejt për të miratuar vaksinat dhe nënshkruan kontrata me kompanitë prodhuese tre muaj para BE-së. Si rezultat Britania nuk është ndikuar sa BE-ja nga vonesat e prodhimit dhe vështirësitë. Më 22 janar, BE-ja reagoi me zemërim kur AstraZeneca njoftoi se do të duhej të zvogëlonte me rreth dy të tretat dozat që priteshin gjatë dy muajve të ardhshëm për shkak të vështirësive në prodhim.

“Nuk ka shenja se niveli i vaksinimit në BE po përshpejtohet, ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ku normat ditore të vaksinimit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit”, thotë Guntram Wolff, drejtor i “Bruegel”, një grup kërkimor me seli në Bruksel. “Një pjesë e shpjegimit është se BE-ja porositi shumë pak vaksina tepër vonë. U vonua të porosiste vaksinën e BioNTech-Pfizer, edhe kur u ajo u bë vaksina kandidate kryesore dhe efikasiteti i saj ishte dokumentuar.”

Zoti Wolff gjithashtu ka fajësuar BE-në se nuk planifikoi paraprakisht dhe nuk hartoi një strategji për të rritur prodhimin e vaksinave duke mobilizuar prodhues të tjerë për ta ndihmuar në këtë drejtim. Ai paralajmëroi se është “e pamundur të thuhet se si do të kishin shkuar gjërat nëse nuk do të kishte pasur veprime të përbashkëta të BE-së”.

Gabimet logjistike të BE-së po kritikohen ashpër.

Markus Soeder, Kryeministri i shtetit gjerman të Bavarisë dhe pretendent për të qenë pasardhës i zonjës Merkel kur ajo të largohet në shtator, tha se “përgjegjësia operacionale” për situatën i takon Brukselit. “Vendimi u mor në atë që unë mendoj se është një procedurë tipike, normale, burokratike e BE-së”, shtoi ai.

Zonja Von der Leyen u bë subjekt i një artikulli të ashpër të dielën nga revista kryesore gjermane Der Spiegel, e cila tha se përhapja e vaksinave “në fund të fundit mund të dalë se është katastrofa më e madhe e karrierës së saj politike”.

Me rritjen e zhgënjimit nga masat izoluese në Holandë pati tre ditë trazira javën e kaluar pasi qeveria vendosi një shtetrrethim natën dhe me rritjen e zemërimit mbi ritmin tepër të ngadaltë të vaksinimit, populistët shohin një mundësi politike. Disa ishin rreshtuar me skeptikët anti-vaksinë, por po largohen nga ai pozicion dhe tani janë përqëndruar tek çështjet e aftësisë së BE-së për t’i bërë gjërat.

Marine Le Pen e Francës, udhëheqësja euro-skeptike e së djathtës ekstreme, po përjeton rritje të popullaritetit të saj. Një anketim javën e kaluar tregoi se ajo gëzon një mbështetje prej 48% të popullatës duke u radhitur pas zotit Macron me 52%. Kryeministri Macron përballet me një rizgjedhje të vështirë vitin e ardhshëm./VOA/

Tags: COVID-19evropepopulistevaksinim

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Next Post
“Plan për të çmontuar LSI”/ Kryemadhi i kthehet Ramës: Do të çojmë në azil

“Plan për të çmontuar LSI”/ Kryemadhi i kthehet Ramës: Do të çojmë në azil

Kontratë faraonike, zbulohet paga e majme e Armando Sadikut në Bolivi

Kontratë faraonike, zbulohet paga e majme e Armando Sadikut në Bolivi

Lejuan gazetarët të bisedonin me të pandehurin, pezullohen 3 policët në Fier

Lejuan gazetarët të bisedonin me të pandehurin, pezullohen 3 policët në Fier

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore me 50 euro, e pëson drejtuesi i BMW
Aktualitet

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore me 50 euro, e pëson drejtuesi i BMW

by mirseda
17:13 | 09/07/2025
0

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e...

Aksident i rëndë në Pejë! Një i vdekur dhe katër të plagosur

Aksident i rëndë në Pejë! Një i vdekur dhe katër të plagosur

16:42 | 09/07/2025
Cukalit i mbetet dënimi: 25 vite burg për tritolin ndaj biznesmenit

Cukalit i mbetet dënimi: 25 vite burg për tritolin ndaj biznesmenit

16:16 | 09/07/2025
ARRSH hap tender 771 mijë euro për riparimin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, devijime trafiku në kulmin e sezonit turistik

ARRSH hap tender 771 mijë euro për riparimin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, devijime trafiku në kulmin e sezonit turistik

16:12 | 09/07/2025
Enca po shijon dashurinë! Fotoja që po ‘ndez’ fansat

Enca po shijon dashurinë! Fotoja që po ‘ndez’ fansat

15:39 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com