Në një kohë kur Evropa pret dimrin dhe shumë shtete janë përfshirë nga moti i keq, në Australi temperaturat kanë arritur nivele përvëluese.
Mediat vendase kanë bërë me dije se gjatë javës së ardhshme temperaturat priten që të rriten akoma edhe më shumë.
Temperatura më e lartë rekord është shënuar në Sydney, ku vlerat e saj kanë shkuar deri në 42.8 gradë celsius.