Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Evropa Lindore po shpopullohet dhe askush në Bruksel nuk shqetësohet për këtë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Evropa Lindore po shpopullohet dhe askush në Bruksel nuk shqetësohet për këtë

Nga Slavenka Drakulic “Internazionale”

Kur një eurodeputete kroate u bë nënkryetari i ri i Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi në dhjetorin e vitit 2019, shumë njerëz u habitën, përfshirë kroatët. Dubravka Suica, ish-kryebashkiake e Dubrovnikut, nuk është shumë e spikatur për kontributin e saj në të dyja fushat me të cilat do të duhet të merret në të ardhmen.

Emërimi i saj tingëllon edhe më paradoksal, nëse kemi parasysh faktin që Kroacia është një nga shtetet evropiane më të prekura nga kriza demografike, e cila po zgjerohet në shumë shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Në një artikull të botuar së fundmi, gazetari dhe eksperti i çështjeve ballkanike Tim Xhuda, tërheq vëmendjen mbi disa parashikime demografike shqetësuese:në vitin 2050, me 22 për qind banorë më pak, Kroacia do të jetë një vend i varfër, me një popullsi të moshuar, dhe me askënd që nuk mund ta mbështesë atë ekonomikisht.

Ngushëllimi i vetëm, është që Kroacia nuk është e vetmja që ndodhet këtë situatë të vështirë. Sot më shumë se 20 milionë njerëz, rreth 4 për qind e popullsisë së Bashkimit Evropian, jetojnë në një shtet të ndryshëm nga ai në të cilin kanë lindur.

Dhe kjo përqindje vazhdon që të rritet. Në dekadat e ardhshme, Bullgaria do të humbasë rreth 39 për qind të popullsisë së saj, e pasuar nga Rumania (30 për qind) dhe Polonia (15 për qind). Nga vendet jo anëtare të BE-së, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, do të humbasin rreth një e tretën e popullsisë, ndërsa Shqipëria 18 për qind.

Shpopullimi nuk është një dukuri e re në rajon. Emigrimi masiv në Shtetet e Bashkuara, ndodhi në fillim të shekullit XIX-të, ndërsa qindra njerëz u larguan nga Jugosllavia midis fundit të viteve 1960 dhe viteve 1970, për t’u shpërngulur në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore, duke e shpëtuar ekonominë jugosllave.

Edhe pse shumë nga ata nuk u rikthyen kurrë, ekuilibri u ruajt nga një shkallë e lartë e lindjeve. Tanimë situata ka ndryshuar. Gjatë luftërave të fillimit të viteve 1990, Kroacia ka humbur më shumë se 300 mijë banorë nga viktimat e konfliktit, refugjatët dhe emigrantët.

Vala e fundit migratore bëri pjesën tjetër, duke e çuar popullsinë nën 4 milionë banorë. Sidoqoftë, fluksi i ri i migracionit brenda Evropës, është i ndryshëm nga ai i mëparshmi. Për herë të parë në histori, kjo zonë e kontinentit evropian, po përjeton një largim të vërtetë të trurit. Më herët emigrantët ishin zakonisht punëtorë me aftësi të ulëta, ndërsa sot ata janë punëtorët më të aftë, nga famëkeqit “hidraulikët polak” që tmerruan Francën disa vjet më parë, deri tek elektricistët e sotëm, ekspertët dhe shkencëtarët e kompjuterëve.

32 për qind e këtyre qytetarëve evropianë në lëvizje kanë një diplomë universitare, një përqindje e paparë më herët. Sot Rumania dhe Bullgaria, vuajnë nga një mungesë shumë e fortë e mjekëve dhe infermierëve të specializuar. Problemi është kaq serioz, sa që një ish-ministër rumun ka propozuar një ligji që parandalon migrimin për më shumë se 5 vjet.

Për më tepër, sot emigrantët nuk migrojnë më vetëm, por marrin me vete edhe familjen. Një shenjë e qartë kjo e synimit të tyre për të mos u rikthyer më. Arsyet janë të ndryshme. Sipas një serie studimesh, shkaqet që i shtyjnë emigrantët të largohen nuk janë vetëm ekonomikë, por edhe sociale, duke nisur nga dëshira për të shpëtuar nga korrupsioni dhe padrejtësia, dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Perëndimi po e kompenson rënien e fuqisë punëtore me emigracionin, ndërsa Polonia po mirëpret më shumë ukrainas. Por për vendet e vogla lindore, problemi është më serioz. Aty dominon etnonacionalizmi dhe frika nga zhdukja e kombit, është shumë e fortë.

Për njerëzit që e kanë përjetuar vitin 1989, si lindjen e një shteti etnikisht homogjen, emigrantët nga vendet jo-evropiane, nuk janë një opsion. Për pasojë, po shfaqet tundimi për të kufizuar emigracionin. Problemi i përmendur nga ministri rumun, nuk është aspak e izoluar:rreth gjysma e hungarezëve dhe polakëve e ndajnë propozimin e tij.

Deri më tani strategjitë shtetërore janë dëshmuar joefektive, pasi qeveritë nacionaliste, të mbështetura nga kishat katolike dhe ortodokse, vazhdojnë që t’i apelojnë patriotizmit të popullsisë, në vend se të plotësojnë nevojat themelore të të rinjve të arsimuar (siç janë vendet e punës dhe subvencionimin e kredive për shtëpi), në mënyrë që ata të binden të qëndrojnë në shtëpi.

Tek e fundit, problemi nuk është aq kompleks:njerëzit do të qëndronin në vendin e tyre, në rast se do mendonin se kanë një të ardhme për veten dhe fëmijët e tyre. Por ky është shqetësimi i fundit i qeverive, të cilat preferojnë të gënjejnë dhe të mos mbajnë premtimet, duke nxitur kështu një mosbesim ndaj klasës politike, e cila nga ana tjetër bëhet edhe një arsye tjetër për të emigruar.

Përballë lindjeve në rënie, një shembull i një reforme efektive është ai i Finlandës, ku Ministri i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Aino-Kaisa Pekonen, njoftoi pushimin prindëror të paguar për 7 muaj për secilin prind. Por një qasje e ngjashme, nuk është e realizueshme në Evropën Lindore.

Në Kroaci, qeveria ka ngritur kohët e fundit një ministri të re të demografisë, politikave sociale dhe rinisë, për t’u marrë me krizën demografike.Por problemi është se ministria, edhe duke ndërmarrë një seri nismash efektive, nuk do të kishte para për t’i zbatuar ato.

Në këtë kontekst, nënkryetarja e re për demokracinë dhe demografinë, nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveç përsëritjes së premtimeve boshe të zakonshme boshe. Do të duhet ca kohë, përpara se Komisioni Evropian të ndërgjegjësohet për revolucionin demografik që po ndodh në Evropën reale. /TIRANA TODAY

Tags: askushBrukselevropalindoreSHPOPULLOHETshqetësohet

TË LIDHURA

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Next Post
Zyrtarët e lartë të dalë në përgjime/ Vjen reagimi i fortë nga LSI-ja

Zyrtarët e lartë të dalë në përgjime/ Vjen reagimi i fortë nga LSI-ja

Henri Çili, viktimë perfekte e rrethanave fatkeqe apo e botës që ndërtoi vetë

Henri Çili, viktimë perfekte e rrethanave fatkeqe apo e botës që ndërtoi vetë

Koronavirusi/ Klubi italian i futbollit vendoset në karantinë

Koronavirusi/ Klubi italian i futbollit vendoset në karantinë







JU REKOMANDOJMË

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

by mirseda
08:54 | 14/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 18-vjeçare është vetëplagosur me...

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026
U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com