Një klub italian është vendosur në karantinë, pasi tre lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar me koronavirus.
Një nga lojtarët e “Pianeze”, klubit nga Toskana e Italisë, i shfaqi simptomat fundjavën e kaluar, teksa skuadra kishte udhëtuar në Aleksandri në kuadër të ndeshjeve të Serisë C.
“Në këto momente kemi 4 të prekur me koronavirus. I pari ishte një lojtar i ri i cili shfaqi temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të dielën e kaluar. Aktualisht, kemi vendosur në karantinë për një periudhë 15 ditore të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe menaxherët që morën pjesë në udhëtimin e fundjavës së kaluar”, tha zëdhënësi për shtyp i klubit italian.
Mediat italiane bëjnë me dije se ndeshjet e Pianezes janë pezulluar për 15 ditët e ardhshme.