Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropa duhet të rreshtohet kundër Kinës, dhe në krah të SHBA-së

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Evropa duhet të rreshtohet kundër Kinës, dhe në krah të SHBA-së

Nga Philip Stephens “Financial Times’

Midis trashëgimisë që po lë administrata e Donald Trump, është një shqetësim i qëndrueshëm midis aleatëve të Amerikës, se ajo do ta tërheqë Perëndimin në një konflikt të panevojshëm me Kinën. Qasja luftarake e presidentit në ikje ka qenë e favorshme për ata që argumentojnë se aty ku SHBA-ja sheh një rival gjeopolitik, evropianët duhet të qëndrojnë të fokusuar pas shanseve ekonomike.

Pra në vend se të marrë anë, BE-ja duhet të luajë sipas tyre rolin e ndërmjetësit. Frikërat e Evropës, e zbutur pjesërisht nga fitorja e zgjedhjeve nga Xho Bajden, janë në të njëjtën kohë të kuptueshme por edhe të rrezikshme. Ata shmangin vëmendje nga kërcënimi i vërtetë që nderet për SHBA-në dhe Evropën.

Në masën që presidenti Xi Jinping dëshiron që Kina ta sundojë botën, sfida për SHBA-në është shumë serioze. Për BE-në, rreziku është ekzistencial. Uashingtoni di se si ta luajë lojën e fuqisë së madhe. Ekonomikisht dhe ushtarakisht, ai është i mirë-pajisur për ta bërë këtë, të paktën për 20 vitet e ardhshme.

Ashtu si Pekini, edhe Uashingtoni e mbron sovranitetin e tij kombëtar kundër ndërhyrjeve nga rregullat ndërkombëtare. Në këtë mes e çuditshme është sjellja e Evropës. BE është ajo që politologët e quajnë një fuqi “normative”: ajo e ushtron udhëheqjen saj përmes shembullit.

Por nuk do të mbijetojë dot në një botë të modeluar sipas imazhit të Pekinit, ku rregullat e çmuara ndërkombëtare, zëvendësohen nga vullneti i më të fuqishmit. Është një gabim i zakonshëm t’i shohësh ambiciet gjeopolitike të Kinës si të kufizuara vetëm tek hegjemonia e saj në Paqësorin Perëndimor.

Për Pekinin, suksesi ekonomike dhe fuqia e shtetit kinez janë të pandashme nga njëra-tjetra. Nisma e Brezit dhe Rrugës, synon që të zvogëlojë distancën midis Azisë dhe Evropës. Qëllimi strategjik është që Kina të shndërrohet në fuqinë kryesore në Euroazi.

Çuditërisht, Xi Jingping duket se ka bërë maksimumin për të hedhur poshtë pretendimet e atyre që shpresojnë ende se Kina do të respektojë rendin liberal ndërkombëtar. Regjimi i tij ka një përbuzje të vullnetshme ndaj rregullat “perëndimore”, dhe e ka studiuar mirë agresionin ndaj kundërshtarëve të supozuar.

Australia që guxoi të mbështesë një hetim të pavarur mbi orogjinën e Covid-19; e sheh tani veten nën një sulm të vazhdueshëm ekonomik nga Pekini. Arrestimi në Kanada i kreut ekzekutiv të kompanisë Huauei, Meng Uanzhou, në përgjigje të një kërkese ekstradimi nga autoritetet amerikane, u shoqërua me arrestimin e 2 shtetasve kanadezë nën akuzat e supozuara të spiunazhit.

Një qeveri pro pavarësisë në Tajvan, po kërcënohet me ribashkimin me forcë me Kinën. Lëvizja pro-demokracisë në Hong Kong është shtypur. Siç e përmblodhi më së miri qasjen e Kinës ambasadori kinez në Suedi Gui Çongiu, në një deklaratë në fund të vitit të kaluar:“Ne i presim miqtë tanë me një verë të shkëlqyer. Ndërsa për armiqtë kemi shotganët!”.

Deklarata e tij kërcënuese, erdhi pasi vendimit nga shkrimtarët suedezë për të nderuar me një çmim Gui Minhain, botuesin suedez me banim në Hong Kong, i burgosur më pas në Kinë. Emëruesit e përbashkët të regjimit kinez, janë përbuzja për rregullat ndërkombëtare, dhe për liritë që mbështesin demokracitë.

Sanksionet mbi importet australiane, hedhja poshtë e një vendimi gjykate të sponsorizuar nga OKB në favor të Filipineve në lidhje me kufijtë detarë, dhe arrestimi arbitrar i shtetasve të huaj janë “shotgani” që përmendi Gui.

Me thënë të drejtën, qeveritë evropiane janë bërë së fundmi më të kujdesshme. Kina është përcaktuar tani zyrtarisht nga BE si një “konkurrente strategjike”, por edhe si dhe një partnere në bashkëpunimin global. Kompania kineze Huauei, përballet me kufizime në ndërtimin e rrjeteve të reja dixhitale 5G.

Britania e ka braktisur të gjithë politikën e butë të Londrës ndaj Pekinit, të nga qeveria e Dejvid Kameron. Ndërkohë, në Bruksel janë të vetëdijshëm se zgjedhja president e Xho Bajden ofron një shans për të pasur një qasje perëndimore kohezive përballë Kinës. Pikëpamjet e presidentit të zgjedhur mbi Kinën mund të jenë të ashpra, por ato janë gjithashtu racionale. Një dokument i hartuar nga Komisioni Evropian, sugjeron që ndryshimet transatlantike të vendosen në një “aleancë globale” të re, që do të rikonfirmonte vlerat perëndimore kundër “fuqive autoritare” dhe “ekonomive të mbyllura”.

Por përbërësi që mungon në të është gatishmëria për ta pranuar përplasjen gjeopolitike me Pekinin, dhe përpjekjet e Kinës për të përçarë dhe sunduar, përmes grupit të bashkëpunimit “17 + 1” të krijuar për të formuar marrëdhëniet e saj me kombet kryesisht të Evropës Lindore dhe Qendrore. Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet e shquar midis atyre që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga ideja se ekonomia dhe gjeopolitika mund të ndahen mjeshtërisht.

Çështjet globale si pandemitë dhe ndryshimi i klimës kërkojnë domosdoshmërisht partneritet me Kinën. Nuk ka asgjë për të fituar nga një nxitim i drejtpërdrejtë në një “luftë të ftohtë” të re. Por bashkëpunimi nuk mund të jetë në kurriz të një kuptimi me sy të qartë të ambicieve dhe metodave të Pekinit. Evropa do të duhet të marrë anët.

Burimi i lajmit: https://www.ft.com/content/12279ebf-d462-41a5-af9e-50d27b1e132f

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: evropekinaSHBA

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Aktakuzat për Thaçin/ Kikia: Veprim i qëllimshëm për të anuluar takimin në SHBA

Memet nuk ndalohen dhe dyqani na ectë mbarë, inshallah

Video/ Kushtoi 75 mln euro, tapeti i “Air Albania” në gjendje skandaloze

Video/ Kushtoi 75 mln euro, tapeti i “Air Albania” në gjendje skandaloze

Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë

Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com