pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişgooglecasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Evropa duhet të përballet me imperializmin agresiv të Rusisë

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione

Nga Gabrielius Landsbergis* “Center for European Policy Analysis”

Kur një avion pasagjerësh i nisur nga Athina për në Vilnius u detyrua të ulej në Minsk,për shkak të kërcënimit të rremë të shpërthimit të një bombe, ky akt u prit me shumë zemërim në kryeqytetet evropiane.

Në atë moment u duk sikur arkitekti i BE-së, Zhan Mone, kishte pasur të drejtë kur deklaroi:“Evropa do të ndërtohet nëpërmjet krizave!”Me shpejtësi dhe në mënyrë unanime, Evropa vendosi të reagojë ndaj kësaj ngjarje dhe të vendosë sanksione të reja ndaj regjimit të presidentit Aleksandër Llukashenko që po mban në robëri qytetarët bjellorusë.

Evropa ishte e jashtëzakonshme në marrjen e këtyre masave. Por ekziston rreziku i vetëkënaqësisë. Ndaj le të bëjmë një hap pas, dhe një përmbledhje të perspektivës më të gjerë. Çfarë po ndodh saktësisht?Deri më tani, institucionet civile nuk ishin menduar të përdoreshin si armë të tilla kundër regjimit.

Tani po përdoren. Po çfarë pritet më tej?Kjo është e vështirë të thuhet kur përballesh me një regjim që kryen shpesh veprime absurde. Bjellorusia e Llukashenkos të kujton gjithnjë e më shumë Korenë e Veriut, me përzierjen e paparashikueshmërisë tekanjoze dhe agresionit të shfrenuar, qëka si burim kryesor paranojën.

Megjithatë, a është akti i sipërpërmendur vepër vetëm e Llukashenkos? Ne nuk kemi ende informacione të mjaftueshme se kush ka qenë i përfshirë në incident, dhe hetimet janë në zhvillim e sipër. Por një gjë është e qartë:Rusia ishte e vetëdijshme për atë operacion, reagimet e Moskës ishin të gatshme, dhe ato u bënë publike që para se perëndimorët të reagonin të tronditur përmes Twitter-it.

Për më tepër, ashtu si në epokën sovjetike, Llukashenko shkoi menjëherë drejt Moskës për t’i raportuar mbrojtësit të tij rus, Putinit. Që nga zgjedhjet e manipuluara të vitit të kaluar, Rusia është përfshirë më shumë se kurrë në punët e Bjellorusisë me konsulentë politikë, këshilltarë ushtarakë dhe ndihmë në fushën e propagandës.

Pyetja që do doja të shtroja është:Kush është synimi përfundimtar i regjimit aktual rus, përveç sigurimit të mbijetesës së vet? Eksportimi i destabilitetit përtej kufirit të saj, ishte mënyra kalimtare e veprimeve të Rusisë gjatë 2 dekadat e fundit, nga Transnistria në Ukrainën Lindore, nga Abkhazia në Nagorno-Karabak.

Por ky instrument është bërë gjithnjë e më i kushtueshëm. Ajo që po ndodh tani është përpjekja e Putinit për të riparuar “gabimin më të madh gjeopolitik të shekullit XX”,  shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Tek e fundit, nuk ka rëndësi nëse Kremlini e bën këtë për të ulur kostot e mos-efektivitetit të tij, për të krijuar një trashëgimi personale, apo sepse nuk është në gjendje ta de-përshkallëzojë situatën rreth kufijve rusë.

Bjellorusia është shumë pranë aneksimit nga Rusia. Tani është koha të pyesim:Çfarë ndodh nëse Llukashenko nënshkruan me Putinin një marrëveshje për bashkimin e dy vendeve në një federatë? A nuk duhet që ta quajmë aneksim, siç bëmë me Krimenë?

Nëse po, Bjellorusia duhet të shndërrohet në një zonë absolutisht të ndaluar për bizneset perëndimore, ashtu si Krimea sot. Por nuk është vetëm Bjellorusia. Edhe Armenia po varet gjithnjë e më shumë nga garancia ruse e sigurisë, dhe ka një prani ushtarake ruse në rritje.

Azerbajxhani e fitoi luftën kundër Armenisë, por tani ka 5.000 trupa ruse brenda vendit.

Gjeorgjia humbi një pjese të territorit gjatë luftës së vitit 2008, dhe po dëshmon kufizimin dhe militarizimin e vazhdueshëm të territoreve të pushtuara të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.

Përshkallëzimi i fundit ushtarak rus në Krimenë e pushtuar dhe përgjatë kufirit ukrainas është një situatë e përhershme de fakto e luftës.

E njëjta gjë vlen edhe për Transnistrian- territori i gllabëruar nga Moldavia, vend që deri vonë mbante rekordin më të mirë të reformave pro-evropiane. E megjithatë cili është dallimi midis Kaliningradit, bazës ushtarake ruse në mes të Evropës dhe Osetisë së Jugut?

Edhe ky i fundit ka trupa ruse; dhe është shndërruar gjithashtu në një kërcënim për vendet fqinje. Ndryshimi i vetëm është se Osetia e Jugut dhe “territoret” e tjera të ngjashme nuk janë ende Rusi.

Por ato mund të marrin të paktën disa vendime autonome.Me fillimin e projektit të “Rusisë së Re” që do të përfshinte Bjellorusinë, Armeninë, rajonin ukrainas të Donbasit, Abkhazinë, Osetinë e Jugut, Transnistrinë, Putini kërkon që ta zgjidhë atë pengesë të fundit. Ky aneksim i ngadaltë po ndodh pikërisht në kufijtë e BE-së.

Dhe në rast se nuk frenohet, ai do të krijojë destabilitet në rajon për 100 vitet e ardhshme. Vendet me territore të diskutueshme do të hezitojnë që të ndjekin reformat pro-evropiane, në mënyrë që të mos e provokojnë Rusinë, duke mbetur de fakto një “peng gjeopolitik” i Perandorisë së re Ruse.

Bashkimi Evropian ka të drejtë që të shqetësohet për komunikimin e saj strategjik. Por tani është koha që të përqendrohemi mbi praninë strategjike të BE-së në Partneritetin Lindor. Nëse vijojmë të ngurojmë për shumë kohë, komunikimi nuk do të jetë më i rëndësishëm, pasi ne nuk do të konsiderohemi më si të pranishëm në rajon.

A do të mbetet BE-ja një vëzhguese e brengosur, që vetëm i sheh nga larg “lagjet pranë BE-së të përfshira në flakë”, apo do të zgjedhë të veprojë si një union gjeopolitik?Ka ardhur koha për këtë të fundit. Dhe po shohim që tani shenjat e para të mira.

Presidenti i Këshillit të BE-së, mori pjesë aktive në zgjidhjen e krizës politike në Gjeorgji dhe rezultati ishte i admirueshëm. Opozita gjeorgjiane është rikthyer në parlament, dhe ky i fundit është më në fund në gjendje të miratojë ligje dhe ta ndryshojë Kushtetutën, në mënyrë që Gjeorgjia të vazhdojë në rrugën e saj evropiane.

Evropa është ndërkohë shumë e nevojshme edhe në Bjellorusi. BE-ja duhet të maksimizojë presionin mbi diktatorin e çmendur dhe kriminal Llukashenko, dhe të ndihmojë qytetarët bjellorusë që të mbajnë zgjedhjet e lira që meritojnë.

Evropa është shumë e nevojshme në Azerbajxhan dhe Armeni, për të udhëhequr procesin e paqes, pasi Evropa është pala e vetme që nuk ka një interes vetjak. Interesi ynë i vetëm atje është interesi për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe respektimin e jetës dhe të drejtave të njeriut.

Evropa është e nevojshme në Moldavi dhe Ukrainë, vendet më të orientuara drejt BE-së. Ukrainasit kanë paguar tashmë një kosto të lartë për aspiratën e tyre evropiane – nga qindra të vrarë në Euromaidan, tek ushtarët trima që vazhdojnë të vriten në luftën në Ukrainën Lindore.

Evropa duhet të bëhet gjeopolitike, ose do të përballet me kohëra gjithnjë e më të pasigurta, madje edhe të rrezikshme, pasi Kina, Rusia, madje edhe Turqia dikur aspirante për në BE, do të fillojnë të vendosin mes tyre mbi fatet e vendeve jo vetëm në Lindjen e Evropës, por edhe atyre jugore.

Vetëm një BE e sigurt mund të kryejë misionin e saj origjinal – të jetë njëshembull i paqes, i të drejtave të njeriut, lirisë dhe prosperitetit. Rruga drejt së ardhmes së Evropës, kalon përmes së ardhmes evropiane për fqinjët e saj lindorë. Në të kundërt, programet tona mbi vendet fqinje,do të jenë vetëm një blerje e kohës nga regjimet e ringjallura imperialiste.

Shënim: Gabrielius Landsbergis, është Ministër i Jashtëm i Lituanisë.

Burimi: https://cepa.org/europe-must-confront-russias-imperialist-creep

Përshtatur për Tirana Today

Tags: evropaPerendimirusia

TË LIDHURA

Bota

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta

18:19 | 11/06/2026
Bota

Erdogan sulmon Netanyahun: Do të ketë fatin e tiranëve të historisë

17:47 | 11/06/2026
Bota

Holandë/ Makina përplas grupin e nxënësve, 3 viktima

17:20 | 11/06/2026
Next Post

Këshilli Bashkiak anulon mbledhjen, Leli: Vlora duhet promovuar, jo sakatuar!

Macron: Kosova e Serbia të veprojnë si evropianë dhe të arrijnë një marrëveshje

Komuna e Budvës reagon pas padisë së Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

by mirseda
20:48 | 11/06/2026
0

Edhe në Korçë po zhvillohet një protestë nga qytetarët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Dhjetëra qytetarë janë...

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026

Botërori 2026 nis sot! Publikohen formacionet zyrtare të Meksikë–Afrikë e Jugut

20:08 | 11/06/2026

Dosja zbardh vrasjen e efektivit Enea Mekolli, detaje nga operacioni fatal në malin e Bodes

20:05 | 11/06/2026

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

19:38 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com