E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Macron: Kosova e Serbia të veprojnë si evropianë dhe të arrijnë një marrëveshje

Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një kompromis që do të bëjë të mundur të “kthehen nga e ardhmja evropiane”.

Ai i bëri këto komente të mërkurën mbrëma në Paris në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që po viziton për herë të parë Parisin që kur mori detyrën në mars të këtij viti.

“Dua të them se për mua marrëveshja e Prespës që u jetësua falë vullnetit të përbashkët të dy udhëheqësve (Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë) është një shembull, një burim frymëzimi i dobishëm për të gjithë rajonin. Kjo është arsyeja pse unë inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të veprojë si evropianë, duke u angazhuar plotësisht në kërkimin e një kompromisi që do të lejojë Beogradin dhe Prishtinën të drejtohen me vendosmëri drejt një të ardhmeje evropiane”, tha Presidenti Macron.

“Ky është interesi i Kosovës”, tha ai duke u zotuar se Kosova do të ketë mbështetjen e Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.

Kryeministri Kurti tha se “Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejtë.”

“Tashmë, realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos me vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kryeministri Kurti.

Ai tha se Franca është model për Kosovën në ndërtimin e strukturës kushtetuese, në vendosjen e sundimit të ligjit dhe lirisë së shprehjes.

Lexo edhe :   Po Kosova dhe Serbia janë prej kohësh në Minishengen?

Presidenti francez është pjesë e përpjekjeve për të nxitur një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit e të dy vendeve u takuan javën e kaluar në Bruksel, por pa ndonjë përparim.

Lexo edhe :   Izraeli i thotë Francës se po i merr akuzat për spiunim shumë "seriozisht"

Të dyja palët janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm, por gjykuar nga qëndrimet e tyre duket ende e largët mundësia e një marrëveshjeje që është kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Ai i bëri këto komente të mërkurën mbrëma në Paris në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që po viziton për herë të parë Parisin që kur mori detyrën në mars të këtij viti./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...