Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Euro shënon rekord të ri në rënie, sot zbret afër 124 lekëve

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Euro sërish rekord të ri në tregun vendas, ekspertët japin alarmin

Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.7 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.5 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur më shumë se 1 lekë në vetëm dy ditë.

Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.

Për shkak të luhatjeve të mëdha, agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur dhe marzhin e tregtimit të shitblerjeve.

Monedha e përbashkët ka qenë në rënie ditën e fundit edhe pse në bursa ajo ka fituar pikë ndaj dollarit, duke u ngjitur në 1.17 USD, nga 1.15 që arriti pak ditë më parë, duke shënuar nivelin më të ulët në tre vjet.

Arsyet e rënies së euros në tregun e brendshëm, sipas ekspertëve mbeten komplekse:

-Së pari, është ndikimi i ekonomisë informale, që prej gati dy vjetësh ka rritur në mënyrë graduale fluksin e valutës që hyn në vend dhe në pjesën e parë të vitit po kanalizohet kryesisht përmes ndërtimeve, që janë rritur dukshëm.

-Së dyti, janë burimet formale të hyrjes së valutës, si investimet, remitancat, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, por efektin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Numri i turistëve të huaj është rritu ndjeshëm këtë verë dhe sezoni si asnjëherë tjetër ka filluar që në maj dhe pritet të zgjasë në tetor, teksa hotelet raportojnë se janë pothuajse 100% të prenotuara.

-së treti, dy muajt e fundit ndikim ka dhënë procesi i konvertimit të kapitalit të bankave që kanë qenë në proces shitblerje, që po këmbejnë kapitalin nga euro në lekë, duke rritur në këtë mënyrë ofertën në valutë.

-së katërti, këtyre faktorëve u është shtuar dhe efekti psikologjik, me njerëzit që po nxitojnë të këmbejnë valutën, në pritje të rënies së mëtejshme të saj.

-së pesti, në kahun tjetër ka një rënie të qarkullimit të parasë vendase në treg. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sasia e parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi ka shënuar rënie historike në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në muajin prill, paraja gjithsej (agregati M3) arriti në 1.23 trilionë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2017, ky tregues ka rënë me 36 miliardë lekë (apo rreth 270 milionë euro), që është dhe tkurrja më e fortë historike, të paktën që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. http://www.monitor.al/euro-po-bie-se-nuk-ka-leke-xhepa-banka-e-shqiperise-te-rrise-parane-ne-qarkullim-perndryshe/

Në krahasim me fillim e këtij viti, euro ka rënë me 9.26 lekë, ose 7 për qind, duke shënuar rënien më të madhe të dekadës. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, euro ka rënë me 3.14 lekë.

Ekspertët presin që të paktën për sezonin e verës, euro të vijojë të jetë e dobët, për shkak të efekteve sezonale.

Më të humburit nga euro e dobët janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë më pak para për çdo euro që marrin nga partnerët e huaj. Ata i kanë dërguar disa herë letra institucioneve zyrtare si Ministria e Financave dhe Kryeministrit, ku i kërkojnë që të merren masa për të frenuar humbjet e tyre, që më vonë mund të reflektohen në shkurtimeve të vendeve të punës.

Monitor

Tags: 124 lekëveAfëreurorekordrenieshënonsotzbret

TË LIDHURA

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare
Politikë

Tensione në Kuvend/ Noka-Ballës: O injorant. Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë.

10:50 | 11/12/2025
Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare
Aktualitet

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare

10:26 | 11/12/2025
“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP
Aktualitet

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP

10:14 | 11/12/2025
Next Post
Çfarë e bashkon Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës?

Çfarë e bashkon Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës?

Ermal Meta surprizon me foton me Rita Orën

Ermal Meta surprizon me foton me Rita Orën

I dështuan dy martesa, aktorja e njohur flet për arsyet

I dështuan dy martesa, aktorja e njohur flet për arsyet







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare
Politikë

Tensione në Kuvend/ Noka-Ballës: O injorant. Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë.

by mirseda
10:50 | 11/12/2025
0

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga tensione dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe të PD....

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare

Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare

10:26 | 11/12/2025
“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP

10:14 | 11/12/2025
Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

10:07 | 11/12/2025
Publikohet lista e të rrezikshmëve në SHBA, mes tyre 6 shqiptarë

Publikohet lista e të rrezikshmëve në SHBA, mes tyre 6 shqiptarë

09:51 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com