Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Euro 2020/ Itali-Spanjë, sonte 21:00, pragndeshja dhe deklaratat e trajnerëve

4 vjet ago
in Sport
Euro 2020/ Itali-Spanjë, sonte 21:00, pragndeshja dhe deklaratat e trajnerëve

Spanja e “fshiu” Italinë me tiki-taka në finalen e Europianit në vitin 2012, teksa fitoi 4-0 duke ngritur kështu trofeun e tyre të dytë të këtij lloji. Që atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë. Që në 2016-ën Italia e mori hakun duke eleminuar spanjollët në raundin e 1/8-ave me rezultatin 2-0, dhe kësaj here në një Europian. Në Uembli, sonte, italianët hyjnë me 13 fitore rradhazi në arenën ndërkombëtare dhe me 32 ndeshje pa humbje, 27 fitore, 5 barazime. Kompaktësia e grupit dhe “superxhiroja” që kanë marrë ishte shumë për belgët një raund më parë.

Spanja nga ana tjetër ka qenë një nga ekipet më enigmatike të turneut. Në fillim dy barazime në grup ndaj Suedisë dhe Polonisë vunë në dyshim potencialin e “toreadorëve”, por në ndeshjen e tretë në grup mundën Sllovakinë me 5 gola dhe po aq shënuan në 120 minuta dhe ndaj Kroacisë. Pastaj u rikthyen tek problemet duke lejuar që Svicra me 10 lojtarë t’i çojë deri në ruletën e penalltive.

Roberto Mancini, trajner i Italisë: “Do të jetë e vështirë, edhe pse Spanja është e ndryshme nga Belgjika. Nuk do të jetë e njëjta lloj ndeshjeje me atë të mëparshmen, por sigurisht që do të paraqesë shumë vështirësi. Ndryshimi është se ata janë një ekip më i ri, ata kanë një trajner të mirë dhe lojtarë të shkëlqyer “.

Luis Enrique, trajner i Spanjës: “Unë nuk mendoj se mund të dominojmë të dy, si ne dhe ata, kështu që do të jetë interesante të shohim se kush e fiton këtë ndeshje. Përveç që ka lojtarët më të mirë, Italia është një ekip i vërtetë. Sulmon dhe mbron së bashku, gjë e cila është shumë e ngjashme me ato që ne bëjmë. Ata gjithashtu përdorin presing të lartë, që do të ishte e vështirë të imagjinohej ta bënte një ekip italian i së kaluarës. Tani ata janë të fortë në faza të ndryshme të lojës, që do të thotë se ndeshja do të jetë me të vërtetë interesante, të dy ekipet do të kenë momentet e tyre”.

Formacionet e mundshme:

  • Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
  • Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Moreno, Morata, Olmo

Më poshtë 3 përballjet në fushë që cilësohen betejat thelbësore taktike të ndeshjes nga analistët dhe reporterët e Uefa Euro 2020.

Jorginho – Sergio Busquets

Paolo Menicucci, gazetar italian

Shokët e ekipit i referohen Jorginhos si ‘Profesori’ ose ‘Radio Jorginho’ për shkak të udhëzimeve të vazhdueshme që 29-vjeçari jep gjatë ndeshjeve, pseudonime që ndoshta do t’i shkonin për shtat edhe  Busquetsit. Shikoni me kujdes dhe mund të shihni të gjitha kontributet e vogla, por thelbësore nga playmaker i Chelsea-t. “Ai na bën të gjithëve të luajmë më mirë,” tha shoku i skuadrës Manuel Locatelli. Kur bëhet fjalë për koeficientin e inteligjencës së futbollit, Busquets është gjithashtu në një nivel gjenial, kështu që të dy ekipet do të kenë secili një dirigjent të shkëlqyeshëm në fushë.

Graham Hunter, gazetar spanjoll

Jorginho posedon shumë aftësi të ngjashme me ato të Sergio Busquets. Thjesht vini re faktin që Pep Guardiola, tek Manchester City, donte të merrte në skuadër organizatorin e mesfushës italiane para se Chelsea ta mundte në merkato.

Guardiola ishte njeriu që “zbuloi” Busquets; mesfushori ishte gati të prezantohej kur menaxheri mori përsipër Barcelonën dhe vazhdimisht ka kërkuar një kopje të re të 32-vjeçarit që nga largimi nga klubi. Busquets e ka ringjallur Spanjën që kur u kthye për ndeshjen kundër Sllovakisë, por a do t’i japë Jorginho atletizmin dhe lëvizshmëri më të madhe në mesfushë?

Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci kundër Alvaro Morata-s

Paolo Menicucci, gazetar italian

Në raundin e fundit, kundër belgut Romelu Lukaku, mbrojtësit qëndror veteranë të Italisë (mosha e përgjithshme: 70 vjeç) dolën me leksionin e tyre të zakonshëm në artin e mbrojtjes. Ky ishte një duel fizik, diçka që Chiellini dhe Bonucci e duan, por shoku i tyre i ekipit i Juventusit, Morata, paraqet një sfidë shumë të ndryshme. Numri 7 spanjoll di gjithçka për mbrojtësit e qendrës italiane dhe gjithashtu mund të shkaktojë shumë probleme me lëvizjen e tij të vazhdueshme. Do të jetë një garë ndryshe nga ajo me Lukakun, dhe jo domosdoshmërisht më e lehtë për dy luanët e mbrojtjes blu.

Graham Hunter, gazetar spanjoll

Tek Juventusi, Morata merrte rregullisht qortimet e Chiellinit dhe Bonuccit për qëndrueshmërinë e karakterit të tij, sepse ata donin që ai të kapte potencialin e tij të plotë. Morata është pjekur që nga EURO 2016, kur u zëvëndësua 20 minuta nga fundi i humbjes 2-0 të Spanjës ndaj “Azzurrëve”. Ai e mori hakmarrjen, duke fituar 3-0 në Kualifikimet Evropiane një vit më vonë, por kjo është prova e provave. Çfarë ironi nëse këtu, kundër ‘zotërve’ të tij, Morata fillon të shënojë përsëri lirshëm.

Gianluigi Donnarumma – Unai Simón

Paolo Menicucci, gazetar italian

Donnarumma dhe Unai Simón të dy treguan cilësi të ndryshme, të shkëlqyera si portierë gjatë EURO 2020-ës. Për Simónin ishte aftësia për të larguar gabimet; pati nevojë për focë karakteri për t’u marrë me gabimin e pasimit të Pedrit ndaj Kroacisë, por në atë ndeshje bëri pritje heroike para se të merrte të gjithë vëmendjen në çerekfinale kundër Zvicrës.

Donnarumma, ndërkohë, ka mësuar të qëndrojë i përqendruar pas ndeshjeve kur mund të jetë ndjerë si një spektator pa biletë. I papunë në fazën e grupeve (“Dhe unë mund t’i kisha luajtur ato ndeshje”, tha ish-nr. 1 i Italisë Ëalter Zenga, tani 61 vjeç), që atëherë ka bërë përpara; Kevin De Bruyne mund të ketë akoma mendime në kokë në lidhje me pritjen e portierit kundër Belgjikës. “Gigio u jep të gjithëve siguri”, vazhdoi Zenga. “Mund të bëhet numri një në botë”.

Graham Hunter, gazetar spanjoll

Si 24 vjeçar Unai Simón është nja dy vjet më i madh se Donnarumma, por është shumë larg si me klub ashtu edhe nga përvoja ndërkombëtare. Kur italiani bëri debutimin e tij në Serie A me Milanin – 16 vjeç, në një fitore 2-1 ndaj Sassuolos- Unai ishte ende duke luajtur për klubin e dytë të Athletic, Basconia, në divizionin e katërt spanjoll. Megjithatë, ja tek janë sot: dy talente të jashtëzakonshme.

Basku ka më shumë trofe të fituar: tre përkundër një të Donnarumma-ës, por italiani ka profil më të lartë. /TIRANA TODAY

Tags: Euro 2020italispanja

TË LIDHURA

Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar
Sport

Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

21:25 | 04/06/2025
Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria
Sport

Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria

20:22 | 04/06/2025
Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor
Sport

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

18:58 | 04/06/2025
Next Post
Tender për kanalin vaditës, firma e gabuar që çoi pas hekurave Fatos Tushen

Tender për kanalin vaditës, firma e gabuar që çoi pas hekurave Fatos Tushen

“Mendojeni nëse ia vlen të shkosh në burg”, Yuri Kim reagon pas arrestimeve

Shkëndija feston titullin, lojtarët e Vardarit shpërthejnë në ironi

Kupat e Europës/ Ekipet shqiptare që luajnë sonte takimet e tyre europiane

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com