Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Euro 2020/ Itali – Spanjë, 3 betejat në fushën e lojës

5 vjet ago
in Kryesore, Sport

Italia përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e parë të EURO 2020, pasi kanë shënuar 23 gola së bashku për të arritur deri këtu.

Asnjëra nga skuadrat nuk ka humbur një ndeshje deri tani. Më poshtë 3 përballjet në fushë që cilësohen betejat thelbësore taktike të ndeshjes nga analistët dhe reporterët e Uefa Euro 2020.

  • Jorginho – Sergio Busquets

Paolo Menicucci, gazetar italian

Shokët e ekipit i referohen Jorginhos si ‘Profesori’ ose ‘Radio Jorginho’ për shkak të udhëzimeve të vazhdueshme që 29-vjeçari jep gjatë ndeshjeve, pseudonime që ndoshta do t’i shkonin për shtat edhe  Busquetsit. Shikoni me kujdes dhe mund të shihni të gjitha kontributet e vogla, por thelbësore nga playmaker i Chelsea-t. “Ai na bën të gjithëve të luajmë më mirë,” tha shoku i skuadrës Manuel Locatelli. Kur bëhet fjalë për koeficientin e inteligjencës së futbollit, Busquets është gjithashtu në një nivel gjenial, kështu që të dy ekipet do të kenë secili një dirigjent të shkëlqyeshëm në fushë.

Graham Hunter, gazetar spanjoll

Jorginho posedon shumë aftësi të ngjashme me ato të Sergio Busquets. Thjesht vini re faktin që Pep Guardiola, tek Manchester City, donte të merrte në skuadër organizatorin e mesfushës italiane para se Chelsea ta mundte në merkato.

Guardiola ishte njeriu që “zbuloi” Busquets; mesfushori ishte gati të prezantohej kur menaxheri mori përsipër Barcelonën dhe vazhdimisht ka kërkuar një kopje të re të 32-vjeçarit që nga largimi nga klubi. Busquets e ka ringjallur Spanjën që kur u kthye për ndeshjen kundër Sllovakisë, por a do t’i japë Jorginho atletizmin dhe lëvizshmëri më të madhe në mesfushë?

  • Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci kundër Alvaro Morata-s

Paolo Menicucci, gazetar italian

Në raundin e fundit, kundër belgut Romelu Lukaku, mbrojtësit qëndror veteranë të Italisë (mosha e përgjithshme: 70 vjeç) dolën me leksionin e tyre të zakonshëm në artin e mbrojtjes. Ky ishte një duel fizik, diçka që Chiellini dhe Bonucci e duan, por shoku i tyre i ekipit i Juventusit, Morata, paraqet një sfidë shumë të ndryshme. Numri 7 spanjoll di gjithçka për mbrojtësit e qendrës italiane dhe gjithashtu mund të shkaktojë shumë probleme me lëvizjen e tij të vazhdueshme. Do të jetë një garë ndryshe nga ajo me Lukakun, dhe jo domosdoshmërisht më e lehtë për dy luanët e mbrojtjes blu.

Graham Hunter, gazetar spanjoll

Tek Juventusi, Morata merrte rregullisht qortimet e Chiellinit dhe Bonuccit për qëndrueshmërinë e karakterit të tij, sepse ata donin që ai të kapte potencialin e tij të plotë. Morata është pjekur që nga EURO 2016, kur u zëvëndësua 20 minuta nga fundi i humbjes 2-0 të Spanjës ndaj “Azzurrëve”. Ai e mori hakmarrjen, duke fituar 3-0 në Kualifikimet Evropiane një vit më vonë, por kjo është prova e provave. Çfarë ironi nëse këtu, kundër ‘zotërve’ të tij, Morata fillon të shënojë përsëri lirshëm.

  • Gianluigi Donnarumma – Unai Simón

Paolo Menicucci, gazetar italian

Donnarumma dhe Unai Simón të dy treguan cilësi të ndryshme, të shkëlqyera si portierë gjatë EURO 2020-ës. Për Simónin ishte aftësia për të larguar gabimet; pati nevojë për focë karakteri për t’u marrë me gabimin e pasimit të Pedrit ndaj Kroacisë, por në atë ndeshje bëri pritje heroike para se të merrte të gjithë vëmendjen në çerekfinale kundër Zvicrës.

Donnarumma, ndërkohë, ka mësuar të qëndrojë i përqendruar pas ndeshjeve kur mund të jetë ndjerë si një spektator pa biletë. I papunë në fazën e grupeve (“Dhe unë mund t’i kisha luajtur ato ndeshje”, tha ish-nr. 1 i Italisë Ëalter Zenga, tani 61 vjeç), që atëherë ka bërë përpara; Kevin De Bruyne mund të ketë akoma mendime në kokë në lidhje me pritjen e portierit kundër Belgjikës. “Gigio u jep të gjithëve siguri”, vazhdoi Zenga. “Mund të bëhet numri një në botë”.

Graham Hunter, gazetar spanjoll

Si 24 vjeçar Unai Simón është nja dy vjet më i madh se Donnarumma, por është shumë larg si me klub ashtu edhe nga përvoja ndërkombëtare. Kur italiani bëri debutimin e tij në Serie A me Milanin – 16 vjeç, në një fitore 2-1 ndaj Sassuolos- Unai ishte ende duke luajtur për klubin e dytë të Athletic, Basconia, në divizionin e katërt spanjoll. Megjithatë, ja tek janë sot: dy talente të jashtëzakonshme.

Basku ka më shumë trofe të fituar: tre përkundër një të Donnarumma-ës, por italiani ka profil më të lartë.

Tags: DonnarummaEuro 2020Italiaspanjaunai simon

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Sport

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Next Post

Më 6 korrik, anulohen fluturimet drejt Italisë

Futbollisti i Interit i futet muzikës, nxjerr këngën e tij të parë

Dilemat dhe sfidat e opozitës shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com