Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë, ditën e nesërme më 6 korrik.
Për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar informon se fluturimet do të anulohen.
Njoftimi
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.
Air Albania
ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)
ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)
Alitalia
AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)
AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)
Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.
Duke ju falënderuar për vemendjen.