Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Etilda në hotelet e çudirave

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu kujtua një nga deklaratat e para, kur ajo u bë e njohur për publikun. Me një lloj lehtësie të papërballueshme, me buzëqeshje të përmbajtur dhe me një sinqeritet gati infantil, ajo shpjegoi se si ishte bërë ministre. “Nuk dija asgjë, po shihja asamblenë e PS-së në TV dhe aty papritmas dëgjova kryeministrin të shqiptonte emrin tim tek drejtësia”- u rrëfye ajo.

Të njëjtin shpengim, naivitet dhe mungesë përgjegjësie tregoi edhe sot, dy vite pasi tha atë deklaratë.

Ajo u akuzua se kishte paguar net hoteli marramendëse në Bruksel, Londër, Paris, Romë madje dhe Prishtinë, por u përgjigj se në Itali nuk kishte qëndruar një, por dy ditë, prandaj shuma sipas netëve duhej të pjesëtohej.

Ajo u akuzua se kishte paguar dhoma edhe mbi çmimet normale të këtyre mjediseve me 5 yje, por u përgjigj se aty paskësh qenë e detyruar të qëndronte prej organizatorëve.

Ajo akuzua se vendqëndrimet e saj qenë në zonat më të shtrenjta të kryeqendrave evropiane, aty ku zakonisht strehohen milionerët apo yjet e show bizit, por u përgjigj, se vendet i përcaktonte stafi dhe jo ministrja.

E pastaj sikur këto justifikime bishtnuese të mos mjaftonin, Ministrja e Drejtësisë kaloi edhe në argumente qesharakë.

Pretendoi se i kishte rastisur të udhëtonte me tren (sikur paskësh lindur për biznes class), se paska rastisur që të kthehet nga jashtë edhe brenda ditës (pra se atë natë na ka kursyer 700 euro të tjera), shkurt se ajo penalizohet duke ia fshehur publikut edhe këto sakrifica.

Etilda Gjoni zgjodhi të mbrohet me mënyrën që përdorin të gjithë ata që zihen në faj.

Ti kërkon të dish se pse i kushtoi aq shtrenjtë shtrati i një nate, ajo ta kthen se po e sulmon si grua në politikë. Ti këmbëngul se pse çmimet janë edhe më të kripura se vetë netët bazike të këtyre hoteleve me pesë yje, ajo bën viktimën duke thënë se ndihet e poshtëruar si nënë? Ti insiston të dish papërgjegjshmërinë e këtij luksi të shfrenuar, ajo ankohet se po e baltosin si bashkëshorte.

Pra, nëse botimi i faturave të netëve të saj të shtrenjta ishin thjeshtë akuza, reagimi i ministres këtë të diel, mund të konsiderohet, pa frikë, si lapsusi frojdian i pranimit të fajit.

Tashmë të gjithë ata që ndihen të revoltuar, që i përmendin Ramës në rrjetet sociale kilometrat e munguar, ndihmën sociale të padhënë, apo ilaçet që mund të kishin zëvendësuar çarçafët e mëndafshtë të znj. Gjonaj, tani e kanë provën e abuzimit të saj.

Dhe me kaq kjo histori mbyllet.

Natyrisht për të hapur një tjetër. Për të ngritur një pyetje: si është e mundur që një politikane e lartë të tregohet kaq e verbër dhe mendjelehtë? Si ka mundësi që ajo nuk ka menduar aspak për impaktin publik, për shock-un që mund të shkaktonte, për talljen ndaj atyre që u kanë kumtuar se: “ne jemi këtu vetëm si shërbëtorët tuaj”? Si mund të rrezikojë gjithë karrierën e saj duke u sjellë si ato çupëlinat e Instagramit që paguajnë dhoma me jacuzzi në tarracë vetëm për të postuar një foto?

Në fakt dëshira për luks, tentimi për të jetuar mbi mundësitë që të jep një pagë e ndershme, nuk është vetëm një mëkat i politikanëve të rilindjes. Ajo është një yshtje për pjesën më të madhe të të ngjashmëve të tyre kudo në botë. Në këtë sistem ku jetojmë, ndjenja e barazisë dhe empathia për të kuptuar ata që nuk kanë, janë skrupuj drejt zhdukjes.

Por ama, ndryshimi me demokracitë reale, sado të deformuara qofshin ato, është se politikanët u ruhen këtyre sjelljeve. Ndofta jo për moral, por se mendojnë për imazhin e tyre. Bëjnë llogarinë se do duan të paraqiten sërish para zgjedhësve. Nuk rriskojnë që për një plesht të artë të djegin jorganin e karrierës. Ata që identifikohen me vese të tilla vaniteti dalin nga politika. Vetëm në muajt e fundit kemi raste të tilla në disa qeveri evropiane.

Po në Shqipëri, pse Etilda Gjonaj e mbron me krenari mëkatin poshtë çarçafëve të saj të mëndafshtë? Pse nuk ka drojë ta bëjë dhe aq më pak të ndihet fajtore për këtë?

E këtu dalim tek krahasimi i bërë më lart, me një nga deklaratat e saj të para si ministre. Ajo, sikurse e tregoi vetë, e mori atë post pa e pyetur dhe pa e konsultuar askush, pa bërë një karrierë politike, pa paraqitur një platformë dhe pa konkurruar me askënd. Ajo u katapultua aty thjeshtë se pati simpati Edi Rama. Thjeshtë se një ditë udhëheqësit iu shkrep ta ngrinte në detyrë, pa përfillur, as partinë që fitoi zgjedhjet, as rrethin më të gjerë të opinionit publik.

Prandaj, Etilda Gjonaj, ndryshe nga çdo politikan i ngritur me shpatullat e veta, është fare e pandjeshme për atë që mendojmë ne qindra mijra të tjerët për të. Ajo ka mësuar një gjë, nuk ka rëndësi të jesh e simpatike apo e përbuzur nga publiku, thelbësore është se ç‘mendon për ty shefi.

Dhe në këtë kuptim, ajo bën mirë, për sa kohë që ka mundësi, që ta shijojë dhuratën që i kanë bërë. Le të vazhdojë të zgjedhë hotelet që do, le të udhëtojë në biznes class, le të shijojë një botë çudirash. Sepse në thelb, sakrifica, apo vetëmohimi që mund të tregojë nuk kanë asnjë vlerë. Ajo mund ti dëshmojë ato, por prapë mund ti ndodhë, ashtu si shumë ish kolegëve të saj, që një ditë papritur, të dëgjojë nga ekrani emrin e saj. Këtë radhë për të kuptuar se i ka dalë nga qejfi liderit, prandaj është shkarkuar.

Tags: 700 euro nataANDI BUSHATIEtilda Gjonajhotelet

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
920 euro një biftek! Boksierit i ikën ‘truri’ prej faturës së çmendur, ‘shpërthen’ në lot

920 euro një biftek! Boksierit i ikën 'truri' prej faturës së çmendur, ‘shpërthen’ në lot

E rëndë/ 17-vjeçari shqiptari gjendet i pajetë mbi shinat e trenit

E rëndë/ 17-vjeçari shqiptari gjendet i pajetë mbi shinat e trenit

Ambasada Amerikane jep mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët

"E ngjashme me FBI"/ Ambasada e SHBA-ve: Ja si BKH do hetojë korrupsionin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

by mirseda
21:14 | 08/12/2025
0

Dëmtimi i digës së rezervuarit të Çërravës në Pogradec dhe vërshimi i ujit gjatë periudhës së përmbytjeve...

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

19:18 | 08/12/2025
Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

19:13 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com