Ish-boksieri britanik, Richard John Hutton ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram” faturën e drekës, që ai dhe bashkëshortja e tij kishin konsumuar në një nga restorantet në Mykonos të Greqisë.
Hutton është befasuar nga çmimin tepër i lartë, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai zgjodhi ta bëjë publike. Fatura i erdhi plot 2 mijë euro, prej ku 920 euro kushtonte vetëm bifteku, 16 euro një ujë minera, dhe 14 euro buka.
Ky postim shkaktoi komente dhe reagimin e ndjekësve të tij, të cilët ashtu si ish-boksieri, u çuditën nga çmimet e larta.
Krahas fotos, Hutton shkruan: “U zgjova i mbytur në lot këtë mëngjes”.