Deputeti Andi Përmeti replikoi sërish me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për mosparaqitjen e ministrit të Jashtëm në interpelancën për Alvin Berishën dhe delegimin e përgjegjësive te Elisa Spiropali.
Në seancën parlamentare, Përmeti shprehet se Rama nuk kishte të drejtë t’ia delegonte përgjegjësitë Spiropalit.
“Kryeministri ka të dejtë t’ia delegojë kujtdo ministri përgjegjësitë, ministri i Jashtëm nuk ka të drejtë t’ia delegojë asnjë ministri tjetër”, tha Përmeti.
Ndërkohë, Ruçi iu përgjigj duke i thënë se nuk mund t’i lejojë fyerjet, pasi është dicka shumë e rëndë.
“T’i thuash kryetarit të Parlamentit gënjeshtar, është gjë shumë e rëndë dhe nuk mund ta degjenerosh dhe duhet të dish se nëse nuk do të ishte Rama kryeministër, të ishte vetëm ministër i jashtëm ka të drejtë ta delegojë, i tha kryeparlamentari.
Sakaq, deputeti i kërkoi ndjesë për etiketimin – gënjeshtar.
“Nëse e kam gabim ju kërkoj ndjesë për ofendimin gënjeshtar, nëse ju e keni gabim duhet t’më kërkoni mua ndjesë”, deklaroi deputeti.