Edhe pse është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, Spanja ka vendosur të hapë lokalet e natës.
“The Sun” raporton se hapja e tyre ka filluar nga sot. Mirëpo pavarësisht kësaj, autoritetet vendase kanë sqaruar se nuk do të lejohet kërcimi.
Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që hapësira e caktuar zakonisht për kërcimin, tani duhet të përdoret për tavolina dhe karrige shtesë për të përballuar rregullat e distancës sociale.
Vendimi është marrë për shkak se Spanja është një nga vendet më të vizituara dhe ekonomia e vendit varet nga turizmi.
Fillimisht, qeveria spanjolle tha që ambientet e jetës së natës mund të hapen në rajone, ku situata është më e lehtësuar dhe ka nisur aplikimi i fazës 3 të pandemisë. Kjo do të thotë që në më shumë se gjysmën e vendit lokalet e natës do të jenë të hapura.