Deputetja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Meral Uzeiri Ferati, edhe pse e angazhuar prej 10 vitesh në sferën politike, njëkohësisht ushtron në mënyrë vullnetare profesionin e saj si gjinekologe.
Meral është cilësuar gjerësisht në media si një nga deputetet më të bukura në Maqedoninë e Veriut.
E ftuar në emisionin “Rudina”, deputetja u shpreh se në fillimet e saj në politikë nuk ndihej dhe aq komode kur e komplimentonin për pamjen e saj fizike.
“Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet.
Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur.
Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën. Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua. Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe”, tha deputetja.