Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A është Amerika një shtet i dështuar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
A është Amerika një shtet i dështuar?

David Rothkopf, “Foreign Policy”/ Ne kemi udhëheqës të parëndësishëm, vaniteti i të cilëve nuk njeh kufij. Ne kemi familjen e pangopur, që ndërton “folenë” e vet pa marrë parasysh ligjin apo etikën e përbashkët. Ne kemi mospërfillje të plotë për vlerat në shtëpi dhe jashtë vendit, përbuzje për demokracinë, uri për të kufizuar shtypin e lirë, admirim për banditët dhe gangsterët në mbarë botën.

Ne kemi përftuar ndërtimin e një republike bananesh. Më e keqja, kemi treguar shenjat e një shteti të dështuar. Qeveria jonë ka pushuar së funksionuari. Politikat partiake dhe interesi vetjak, e ka bërë partinë në pushtet, të pavëmendshme për përgjegjësitë që ka ndaj zgjedhësve të saj dhe Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Republikanët shohin përditë, sesi udhëheqësi i tyre shkel jo vetëm traditat dhe standardet e detyrës së lartë që mban, por nëpërmjet mosveprimeve mundëson përfitimet personale nga presidenca, duke nxitur politika prej të cilave përfitojnë miqtë dhe klasa e tij, në dëm të shumicës së popullit amerikan, ndërsa sulmon vazhdimisht parimet mbi të cilat është themeluar ky vend – nga liria e fesë tek ndarja e pushteteve.

Ngjarjet e fundit, e kanë rënduar më tej këtë situatë të zymtë, duke e shndërruar atë në të tmerrshme. Ne tanimë e dimë se Donald Trump, zgjodhi si këshilltarin e tij kryesor të sigurisë kombëtare një njeri, të cilin paraardhësi i tij Obama e kishte pushuar nga puna, duke e këshilluar të mos e rikthejë më në administratë. Ne e dimë se Shtëpia e Bardhë e Trumpit, nuk arriti ta përjashtonte këtë njeri, të cilit do t’i besoheshin disa nga sekretet dhe vendimet më të ndjeshme të Amerikës.

Ne e dimë se ky njeri, gjeneralejtnant Michael Flynn, mori pagesa të konsiderueshme nga një armik, Rusia, dhe nga një aleat nominal me të cilin ne kemi një marrëdhënie të pasigurt, Turqia. Ne e dimë që Flynn nuk arriti t’i bëjë transparente këto pagesa, në shkelje të hapur të ligjit. Në fakt, ne e dimë se e vetmja gjë që ka të ngjarë të mbajë Flynn larg ndëshkimit penal, është nëse ai arrin një ujdi me prokurorët që po hetojnë aktualisht sjelljen e tij.

Si pasojë e zbulimeve të lidhura me këto hetime, ne e dimë që ai ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarët rusët gjatë fushatës presidenciale, dhe pasi u emërua këshilltar për sigurinë kombëtare, zhvilloi biseda me ambasadorin rus në Uashington, për të cilat gënjeu popullin amerikan dhe me gjasë edhe zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, një sjellje kjo me shumë mundësi e paligjshme.

Ne nuk e dimë se kur presidenti u bë i vetëdijshëm për lidhjet e Flynn me Rusinë, apo nëse ai ishte dakord apo kundër. Ne ama e dimë se anëtarë të tjerë të ekipit të tij të fushatës – duke përfshirë edhe vetë shefen e fushatës, dhe një të quajtur këshilltar për politikën e jashtme – kishin gjithashtu lidhje me Moskën, që qenë aq të ngushta, saqë u detyruan të japin dorëheqjen.

Ne gjithashtu e dimë se një këshilltar i fushatës së Trump, Roger Stone, pranoi të kontaktrojë disa agjentë ruse, duke përfshirë edhe kontaktet që duket se sugjerojnë marrëveshjen e fshehtë në lidhje me kohën e publikimit të dokumenteve të hakeruara dhe të dëmshme për fushatën e Hillary Clinton-it.

Trump ka qenë në dijeni të polemikave rreth këtyre lidhjeve, edhe para konventës së republikanëve të vitit të kaluar, kur ai mori emërimin zyrtar për garën presidenciale. Ai ka qenë padyshim në dijeni të hetimeve mbi këto lidhje që prej fitores së tij.

Trump e ka shprehur në mënyrë të përsëritur admirimin e tij ndaj Vladimir Putinit, mbështetur Moskën për sulmin ndaj demokracisë amerikane, mbështetje për politikat prej të cilave do të përfitojnë rusët, dhe së fundmi ka përqafuar pikëpamjen se nuk qenë rusët pas sulmeve kibernetike – pavarësisht mendimit unanim të gjithë komunitetit të inteligjencës amerikane.

Kur në 24 janar, prokurorja e përgjithshme në detyrë e Shteteve të Bashkuara, Sally Yates, i tregoi Trump se kishte prova bindëse që Flynn kishte gënjyer dhe se ai mund të shantazhohej nga rusët, presidenti nuk bëri asgjë. Për tre javët që pasuan, Flynn vazhdoi të shërbente si këshilltar për sigurinë kombëtare, merte informacione të klasifikuara, kishte akses në biseda telefonike konfindenciale, emëronte personelin, si dhe mbikëqyrte aktivitetet e sigurisë kombëtare të administratës Trump.

Vetëm kur një raport gazetaresk zbuloi investigimin mbi Flynn, Trump u detyrua ta largojë atë pa shumë dëshirë. Para kësaj, gjoja për arsye të tjera, por që gjithashtu tregojnë përbuzjen e tij për operacionet e pavarura të Departamentit të Drejtësisë, Trump e shkarkoi gruan që i solli lajmin për Flynn.

Tani, disa ditë pasi dëshmia e gruas para Kongresit dhe dëshmia paraprake e drejtorit të FBI-së, e bënë të qartë se ka pasur një hetim në vazhdim dhe serioz të lidhjeve të ekipit Trump me Rusinë, presidenti zgjodhi të shkarkojë shefin e FBI-së. Ne kemi arritur në një moment krize në historinë e demokracisë amerikane.

CNN ka raportuar se juria e madhe ka lëshuar fletëthirrje për marrjen në pyetje të bashkëpunëtorët e Flynn për lidhjet me Moskën. Është raportuar gjithashtu se Komiteti i Financave në Senat, është duke kërkuar të dhënat financiare të ekipit të Trump (që detyrimisht duhet të përfshijnë Trump dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, duke pasur parasysh historinë e marrëdhënieve të tyre të biznesit me rusët), si pjesë e hetimit të tyre.

Por ndërsa ky hetim po fiton vrull, Trump është duke vepruar me më tepër vrazhdësi dhe në mënyrë të dëshpëruar. Edhe letra e Trump për shkarkimin e Comey, i referohet gjithashtu çuditërisht “tri rasteve të ndara”, në të cilat drejtori i FBI-së e informoi presidentin, se ai vetë nuk qe “nën hetim”, para se të shtonte më vonë se “megjithatë” pajtohej me Departamentin e Drejtësisë që Comey duhet të lirohej nga detyra .

Trump është duke vepruar si një njeri i dëshpëruar, të mos thënë si një fajtor. Ngjarja e fundit po ndiqet më vëmendje edhe nga pjesa tjetër e botës. Ata shohin një Amerikë ndryshe nga ajo që kujtonin dikur, dhe një udhëheqës që qartazi nuk është për atë punë. Amerika duket si vendi që s’ka qenë kurrë më parë. Trump është një objekt humori në rastin më të mirë, një imzh i bazuar në sjelljen e tij të njohur deri më sot, dhe një kërcënim për rendin dhe sigurinë globale në çdo veprim që ai merr.

Ai diskrediton zyrën që mban dhe qeverinë që drejton. Por, për çdo uzurpim apo sulm ndaj sistemit nga ana e Trump dhe ekipit të tij, për çdo akt në bashkëpunim me drejtuesit republikanë në Capitol Hill, ka pasur disa pjesë të qeverisë amerikane dhe sistemit që kanë shërbyer si kundërpeshë. Gjyqtarët u kanë rezistuar urdhërat ekzekutivë absurdë. FBI-ja ka hetuar – pavarësisht pasojave që mund të kenë hetuesit në karrierën e tyre personale. 

Shkarkimi i pacipë i Comey është një përshkallëzim. Në rast se Trump lejohet të shkojë më larg se kaq, dhe të emërojë një lake të tijin si hetuesin kryesor ndaj keqbërjeve të dyshuara të ekipit të tij, bota do t’i shohë Shtetet e Bashkuara si një shtet i dështuar, që është duke i kthyer shpinën ideve themelore mbi të cilat u krijua – se asnjë individ nuk është mbi ligjin, dhe se ata në qeveri, në çdo nivel, duke përfshirë presidentin, punojnë për popullin.

Vetëm nëse emërohet një prokuror i pavarur, Amerika do të shihet si kombi i ligjeve, sikurse është prezantuar prej kohësh në botë. Vetëm në qoftë se ndodh një hetim i plotë, që përfshin shqyrtimin e lidhjeve familjare të Trump në Rusi (dhe gjetkë), dhe se si këto mund të kenë komprometuar Shtetet e Bashkuara, do të arrihet të përçohet mesazhi se Amerika është kombi që prej kaq shumë kohësh është një shembull për botën.

Kjo do të kërkojë një angazhim bipartizan për të vërtetën dhe drejtësinë. Tek e fundit, sa më shpejt aq më mirë, kjo do të kërkojë nga sistemi dhe njerëzit tanë të kundërshtojnë Trump dhe njerëzit e tij – të cilët kanë bërë tashmë aq shumë për të turpëruar postet që mbajnë, dhe për të dëmtuar pozitën e Amerikës në botë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: AmerikaDavid RothkopfdështuarflynnshtetTrump

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Fluks turistësh në Mal të Zi, kryesojnë rusët

Fluks turistësh në Mal të Zi, kryesojnë rusët

U kapën tonelata drogë në Vlorë, Sali Berisha: Ja kujt i përkasin!

Berisha rikthehet si mjek: Ju tregoj dy varësitë e kryeministrit Rama

5 sekretet e bukurisë franceze

5 sekretet e bukurisë franceze

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka
Aktualitet

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka

by mirseda
10:59 | 30/06/2025
0

Rreth 30 hektarë tokë me bimësi, shkurre si dhe 600 rrënjë ullinj janë djegur nga zjarri që...

Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

10:54 | 30/06/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Trafik i mjeteve lundruese në Sarandë/ Arrestohet 23-vjeçari, 3 persona në kërkim

Trafik i mjeteve lundruese në Sarandë/ Arrestohet 23-vjeçari, 3 persona në kërkim

10:18 | 30/06/2025
Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

10:12 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com