Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Erion Veliaj si Hirushja, kur rikthehet, nuk ikën më

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Erion Veliaj si Hirushja, kur rikthehet, nuk ikën më

Nga: Lorenc Vangjeli

Erion Veliaj është i qartë dhe tanimë nuk ka dilema personale: të shtunën paradite shqiptarët do ta njohin atë si kandidatin zyrtar të Partisë Socialiste për katër vjetët e ardhshëm në bashkinë e Tiranës. Me 40 mijë votat diferencë të 2015-ës, me një opozitë që qejfi ja ka ta rimarë kryeqytetin, por nuk ja mban dora të hedhë zarat në zgjedhje, me simpatinë e shumicës indiferente siç thonë sondazhet dhe bilanc konkret të mandatit të parë, ai duket se po shkon drejt një fitoreje formale nëse do të ketë vërtet zgjedhje në mes të krizës shqiptare, në qershorin e Tiranës.

Mbas shumë paqartësish, konfuzioni dhe lojërash herë të dukshme e herë të padukshme pushteti, djali i mirë i të majtës hedh një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm jo për në ambientin komunal të Tiranës si deri dje, por shfaqet si oferta më serioze e socialistëve për një brez të ri qeverisës të së ardhmes në vend.

Njëlloj si Edi Rama dikur nga bashkia, Veliaj tashmë është imponuar si emri me të cilin tani e tutje do të duhet të përfshihet në të gjitha llogaritë e së nesërmes.

Më shumë me hir se me pahir, shumica dërmuese e socialistëve, sipas zakonit më të mirë të së majtës, do ta pranojë atë si njeriun e dytë mbas Edi Ramës. Fillimisht sepse vetë Edi Rama e pranoi si të tillë. E më pas, duke qenë bashkëkrijesë e kryeministrit, ai do të pranohet dhe do t’u imponohet edhe atyre që nuk e duan sot Ramën në parti dhe mendojnë për fatin e tyre në një parti të nesërme qoftë edhe pa Edi Ramën.

Për një kohë të gjatë, pothuaj njëlloj si dhe në ish-partinë e Doktorit me rivalitetin Basha-Olldashi, edhe në PS ishte e dukshme gara e tij për zemrën e Ramës me Saimir Tahirin. Fati i keq i Saimirit ishte pikërisht çfarë dukej dikur si forca e tij: mallkimi që ka ndjekur pas të gjithë ministrat e brendshëm!

Kjo garë e pashpallur me shumë spektatorë dhe me Ramën si arbitër, ishte vetëm pjesa e dukshme e përpjekjeve për të dalë në krye. Me ato përpjekje ku ai përdori çdo mjet dhe lejoi të përdoret edhe në ndeshje të cilat nuk ishin të tijat dhe duke fituar betejat e heshtura edhe brenda partisë së tij që tashmë e ka të huaj unitetin dhe solidaritetin e famshëm të saj, Erion Veliaj fiton kohën që i nevojitej. Bashkia e Tiranës është vendi ideal që ai të presë në qetësi sesi miqtë e dikurshëm dhe armiqtë e rinj do t’i afrojnë dashuri e urrejtje, miqësi dhe interesa.

Ai do të presë si fitues i betejës së tij fundin e luftës së të tjerëve për zgjidhjen e nyjes Gordiane: krizës që kërkon kurbanë. Veliaj tashmë ka luksin të presë rezultatin e asaj lufte që në fund të hesapit, me të gjitha gjasat, do t’i shpallë humbës pothuaj të gjithë, përveç atij.

Eshtë e çuditshme që në javën që pati nga të gjitha në Tiranë, që nga kërcënimi për vetësakrifikim të Presidentit të Republikës, tek përplasjet e opozitës me policinë dhe goditjet e deputetëve, vrasjet mafioze me atentate dhe festimet e heshtuara për përvjetorin e NATO-s në Tiranë, Veliaj ja doli që të organizojë për herë të dytë po brenda një jave një demonstrim me tiranas që duket sikur festojnë. Njëherë me Ditën e verës që e shtyu për një karshillëk feste me protestën e opozitës, njëherë me ditën e rikonfimimit të tij në garë që e shpalli vetë këtë të shtunë. Si në të gjitha betejat e mëdha, fati ka rolin e tij.

Veliaj tashmë ja ka dalë. Sepse ai ka mundur të bëjë një diferencë të jashtëzakonshme me të ngjashmit e vet në politikë. Nuk ka rëndësi nëse është i vërtetë në sjelljen e tij siç e besojnë miqtë në atë që bën apo është fallso siç e konsiderojnë kritikët.

Fakt dhe jo opinion është se ai ka zgjedhur biçikletën përpara Mercedesave të tyre, modestinë e heshtur përballë vanitetit ulëritës, kokultësinë përpara boshësisë së frikshme së mendjemëdhenjve me kostume. Dhe përtej gjithë këtyre, edhe një llogari të detajuar dhe një axhendë vetjake në të cilën ai ka përfshirë të gjithë aktorët dhe faktorët që mund ta ndihnin apo rrëzonin në ambicjen e tij.

Kandidati për kryetar bashkie sot mund të thotë se i suprizoi dhe shtangu edhe skeptikët që nuk e kishin marë seriozisht në kohën kur ai, një adoleshent në politikë, sillte Hirushen me fustan të bardhë në shkallët e kryeministrisë për t’u tallur me një ish-kryeministër socialist që po rijetonte sërish adoleshencën. Në të gjitha rrethanat, së paku në përralla, koha e Hirushës vjen gjithmonë.

Vjen pak para mesnate kur ajo vendos të sakrifikojë me ikje për t’u rikthyer sërish të shtunën në Sheshin Nënë tereza. Për të ndenjur gjatë. Shumë gjatë! Nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë, pritet të verifikohet. Për momentin mund të vihet bast vetëm se Erion Veliaj do të jetë shumë i ndryshëm nga i ngjashmi i tij Edi Rama.

 

Tags: Erion Veliajlorenc vangjelimandati

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Ekzekutimi i avokatit të Shullazit/Policia kryen shoqërimet e para, zona e pajisur me kamera sigurie

Ekzekutimi i avokatit të Shullazit/Policia kryen shoqërimet e para, zona e pajisur me kamera sigurie

Opozita mbetet pa strategji/Nisin përplasjet në bazë mes PD e LSI, Basha lë në baltë Berishën e Kryemadhin

Opozita mbetet pa strategji/Nisin përplasjet në bazë mes PD e LSI, Basha lë në baltë Berishën e Kryemadhin

Fatos Nano rikthehet në politikë. Çfarë pritet të ndodhë sot?

Fatos Nano rikthehet në politikë. Çfarë pritet të ndodhë sot?







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com