Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Erion Veliaj s’është përballur ende me një test të fortë elektoral në Tiranë…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Erion Veliaj s’është përballur ende me një test të fortë elektoral në Tiranë…

Nga: Eduard Zaloshnja

Me testin më të vështirë elektoral të karrierës së tij politike, Erion Veliaj është përballur në qarkun Berat, në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Si kandidat për deputet i G99-ës (atëherë në koalicion me PS-në), ai u dogj vetëm për 300 vota, që çuditërisht rezultuan të pavlefshme për partinë e tij gjatë numërimit në Urën Vajgurore, ku Veliaj kishte përkrahjen më të fortë.

Dhe ai mandat i humbur i Veliaj në Berat i kushtoi shumë koalicionit të PS-së në ato zgjedhje, në të cilat koalicioni i madh i PD-së në pushtet mezi arriti të siguronte 70 mandate gjithsej në rang vendi. (Shumë zëra qarkulluan atëherë se 300 votat e Veliajt ishin nxjerrë të pavlefshme në Urë Vajgurore me udhëzim të drejtuesve politikë socialistë të qarkut, prej xhelozisë që kishin atëherë ndaj G99-ës.)

Në zgjedhjet bashkiake të 2015-ës, ku Veliaj fitoi mandatin e tij të parë si kryebashkiak i Tiranës (me 160 mijë vota për të), pati përballë një opozitë të përçarë me 4 kandidatë (Halim Kosovën, Gjergj Bojaxhiun, Arben Tafajn dhe Sazan Gurin, që morën së bashku 140 mijë vota). Ndërkohë, LSI-ja, si anëtare e koalicionit të atëhershëm të PS-së, e mbështeti fort Veliajn në Tiranë (ndryshe nga zgjedhjet e 2011-ës, ku kishte mbështetur fort Bashën kundër Ramës).

Në zgjedhjet bashkiake të 2019-ës, ku Veliaj fitoi mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i Tiranës, nuk pati përballë ndonjë kandidat të fortë opozitar, sepse PD-ja dhe LSI-ja i bojkotuan zgjedhjet lokale. Veliaj garën e pati praktikisht me veten (për të marë po aq vota sa kishte marrë para katër vjetësh), sepse Arben Skënderi i Bindjes Demokratike siguroi vetëm 9400 vota…

Po në zgjedhjet bashkiake të 2023-shit, a do të përballet Veleiaj me një test të vështirë elektoral?

Para tronditjes së vjetshme tektonike të 9 shtatorit në PD (kur Basha pezulloi Berishën nga grupi parlamentar), Jorida Tabaku rezultonte në sondazhe si kandidatja më konkurruese përballë Veliajt (ajo tërhiqte si votat tradicionale të djathta, ashtu edhe vota gri të kryeqytetit). Por me pozicionimin e saj të qartë krah Bashës pas 9 shtatorit të vjetshëm, ajo nuk ka më shans të përzgjidhet si kandidate në primaret e PD-së.

Aktualisht, emrat e Belind Këlliçit, Edi Palokës, Ilir Alimehmetit dhe Gerti Bogdanit kanë qarkulluar në media si kandidatë që mund të garojnë në primaret e PD-së, për t’u përballur me Veliajn në maj 2023. Secili prej tyre ndoshta i ka gjasat e veta ta fitojë garën brenda PD-së, por pastaj përballë Veliajt, është tjetër lloj gare…

Kushdo që do të përzgjidhet si kandidati i opozitës (ndër të sipërpërmendurit apo ndonjë tjetër) s’mund të ketë shans për garë të fortë me Veliajn, në qoftë se opozita e përçarë nuk arrin t’i shërojë plagët e maisura të këtij viti (si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel seksionesh). Mosfutja e opozitës në garë me një kandidat të përbashkët në Tiranë, apo një rrjedhje e votave opozitare në formën e mospjesëmarrjes së votuesve të djathtë anti-Foltore, do t’ia bënte Veliajt garën po aq të lehtë sa më 2015…

Tags: Eduard ZaloshnjaErion Veliajtirane

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
I hoqën foton nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit! Djali i Moikom Zeqos: Turp Alda Qyli

I hoqën foton nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit! Djali i Moikom Zeqos: Turp Alda Qyli

Avokati: Lironi Lefter Kokën, do dëgjoni fakte që nuk i keni dëgjuar deri tani

Avokati: Lironi Lefter Kokën, do dëgjoni fakte që nuk i keni dëgjuar deri tani

Mban rekordin Guinness, njihuni me familjen më të moshuar në botë

Mban rekordin Guinness, njihuni me familjen më të moshuar në botë

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com