Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogan po synon t’i rikthejë Turqisë, lavdinë e dikurshme të Perandorisë Osmane

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Erdogan po synon t’i rikthejë Turqisë, lavdinë e dikurshme të Perandorisë Osmane

Nga Shireen T.Hunter “Lobelog”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, e ka justifikuar pushtimin e zonave të banuara nga kurdët në verilindje të Sirisë, me parandalimin e një aleance mes tyre dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), për të nisur një rebelim kundër qeverisë turke.

Sipas Erdogan, synimi përfundimtar i ofensivës së saponisur, është garantimi i sigurisë së Turqisë. Arsyeja tjetër që ka cituar Erdogan, është se Turqia dëshiron të lehtësohet disi nga numri i madh i refugjatëve sirianë që ndodhen në Turqi, që prej shpërthimit të luftës civile në Siri.

Që të dyja këto shqetësime janë reale. Turqia ka frikë nga krijimi i një rajoni tjetër autonom në Siri, të ngjashëm me atë në Irak. Edhe pse qeveria autonome kurde e Irakut, ka marrëdhënie të mira dhe lidhje të gjera ekonomike me Ankaranë, Turqia druhet se një prirje rajonale drejt autonomisë kurde, mund të frymëzojë edhe popullsinë e vet kurde, që më së shumti ka qëndruar e qetë.

Ankaraja do ndërkohë të zvogëlojë numrin e refugjatëve sirianë në vend. Prania e tyre, po shkakton pakënaqësi në mesin e shumë turqve. Këta të fundit, kanë nisur të mendojnë se qeveria e tyre po shpenzon shumë para për sirianët, në vend se ato të përdoren për të përmirësuar jetesën e pjesës më të madhe të popullit turk.

Por faktorët nxitës të këtij opeacioni, janë edhe rrethanat e politikës rajonale, dhe interesat e qëllimet afatgjata të Turqisë në rajon. Edhe pse Erdogan dhe presidenti sirian Bashar Al-Asad, dukej se kishin raporte të ngrohta para Pranverës Arabe, shpërthimi i luftës civile të mbështetur nga Perëndimi, i dha mundësi Turqisë të mbështesë përpjekjet për të rrëzuar Asadin.

Erdogan shpresonte që largimi i Asadit, do të sillte krijimin e një qeverie sunite në Damask, kryesisht nga radhët e Vëllazërisë Myslimane. Kjo, shpresonte ai, bashku me një qeveri të ngjashme në Egjipt, do të rriste ndikimin e Ankarasë në botën arabe.

Por qeveria e Muhamed Morsit në Egjipt, nuk e pati jetën e gjatë. Ndërsa Asadi, me ndihmën e Iranit dhe sidomos Rusisë, ia ka dalë të mbijetojë, dhe të mbetet kështu “një shkop” në “rrotat” e Ankarasë. Turqia ishte aq shumë e prirur të rrëzonte Asadin, sa që thuhet se lejoi luftëtarët e Shtetit Islamik të kërkonin strehë dhe trajtim mjekësor në Turqi.

Këtu vlen të rikujtohet se kur ISIS u shfaq për herë të parë në Irak dhe më vonë në Siri, shumë aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë, e panë atë si një instrument të dobishëm, për të frenuar ndikimin e Iranit në Irak dhe Siri. Vetëm kur ISIS, nisi të kryente mizori ndaj shtetasve perëndimorë, ndryshuan edhe qëndrimet ndaj këtij grupi.

Edhe Ankaraja e ndryshoi qasjen e saj, dhe pretendoi se po luftonte kundër këtij grupi. Ndaj, një nga arsyet kryesore të ndërhyrjes së fundit në Siri, është t’i jepet Damaskut mesazhi se Ankaraja ka fjalën e saj në të ardhmen e Sirisë. Dhe se ajo s’do të tolerojë asnjë zhvillim në këtë vend, që mund të jetë i dëmshëm për interesat turke.

Pavarësisht shenjave të jashtme të miqësisë dhe bashkëpunimit, Erdogan nuk ka asnjë lloj përzemërsie ndaj Iranit. Në fakt, siç më tha një ekspert turk, Turqia e sheh Iranin si rivalin e saj të vetëm në Lindjen e Mesme, në garën për ndikim. Turqia nuk ka qenë e lumtur as me ndryshimin e lidershipit në Irak, qëkur SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti Sadam Huseinin.

Pasi kjo u dha shitëve të Irakut, një rol më të madh në qeverisjen e vendit. Ndonëse Turqia bën më shumë tregti me Irakun sesa Irani, ajo nuk ka të njëjtin ndikim politik në Bagdad si Teherani. Kështu, ideja se Irani mund të konsolidonte ndikimin e tij në Damask pas zvogëlimit të pranisë ushtarake amerikane, ishte shumë shqetësuese për Ankaranë.

Turqia mendon se duhet të krijojë me patjetër një prani të sajën ushtarake në Siri, në mënyrë që të balancojë ndikimin e Teheranit. E njëjta gjë vlen edhe për Rusinë. Marrëdhëniet turko-ruse,s janë në shumë aspekte në mos konfliktuale, më të paku konkurruese. Prandaj, Ankaraja mendon se nuk mund ta lërë Sirinë plotësisht në duart e Mokës.

Për më tepër, Ankaraja nuk do të ishte e lumtur nëse Siria do të ri-afrohej me arabët. Raportet e Turqisë me shtete të rëndësishme arabe si Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë aktualisht të tensionuara. Ankaraja, nuk do të donte të përballej me një front të fortë arab, që i kundërvihet ambicieve të saj rajonale.

Turqia ka përfituar nga ndarjet brenda-arabe, si konflikti Araabi Saudite-Katar. Zv/presidenti amerikan Majk Pens dhe Sekretari i Shtetit Majk Pompeo, u takuan me Erdoganin të enjten në Turqi. Pas takimit, ata deklaruan se njoftuan se Turqia ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm, që u jep mundësi luftëtarëve kurdë të tërhiqen nga zona kufitare.

Por pak orë më vonë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu, refuzoi ta quante atë një “armëpushim”. Sipas tij, armëpushimi ndodh midis dy palëve legjitime. Dhe kjo nënkupton, se turqit nuk i shohin luftëtarët kurdë si një entitet legjitim.

Së fundmi, qasja e Turqisë ndaj Sirisë, dhe ndaj shumë çështjeve të tjera të Lindjes së Mesme, nuk mund të kuptohet pa kuptuar pikëpamjet, vetë-imazhin dhe ambiciet e Erdoganit. Presidenti turk beson se pas rënies së Perandorisë Osmane, Turqisë i është bërë një padrejtësi historike.

Ai i sheh territoret e vjetra otomane, si një sferë natyrale e të ndikimit turk. Këto territore, shtrihen nga Ballkani deri në Afrikën e Veriut, zona ku në fakt Turqia është shumë aktive.

Për më tepër, ai beson në misionin e tij historik të rikthimit të lavdisë së vjetër osmane, edhe pse në një mënyrë indirekte, sesa përmes ekspansionit territorial. Fakti që Uashingtoni ka rënë dakord me praninë për një kohë të pacaktuar të trupave turke në veri-lindje të Sirisë, tregon se “Operacioni Pranvera e Paqes”, lidhet kryesisht me objektiva afatgjata të Ankarasë. Pra me pak fjalë, veprimet e fundit të Turqisë në Siri, duhet të shihen si hapat e parë të një epoke të re të rivalitetit rajonal, dhe ndoshta edhe konflikteve të tilla./ TIRANA TODAY

Tags: erdoganlavdinëPerandorisë OsmanerikthejësynonTurqisë

TË LIDHURA

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Next Post
11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS, thirrja e Myftiut të Shkodrës: Riktheni fëmijët që janë Siri

11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS, thirrja e Myftiut të Shkodrës: Riktheni fëmijët që janë Siri

“100 mijë euro për një pjesë tokë”/ Vëllezërit Basho para gjykatës: S’kam gjobitur dajën, por ai…

“100 mijë euro për një pjesë tokë”/ Vëllezërit Basho para gjykatës: S'kam gjobitur dajën, por ai...

“Ramës i ka “ngordhur” kali i pushtetit, s’ka ruspë opozitare ta rrëzojë”

Sali Berisha mesazh Ramës: Mirëmëngjes Evdin! Je monstra e dytë e kombit shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

by mirseda
08:54 | 14/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 18-vjeçare është vetëplagosur me...

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026
U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com