Aktualitet

“100 mijë euro për një pjesë tokë”/ Vëllezërit Basho para gjykatës: S’kam gjobitur dajën, por ai…


               Publikuar në : 11:08 - 19/10/19 Enno

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Santilo Bashon, vëllain e Tesilvan Bashos; të dy të arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë.

Mësohet se biznesmeni rezulton të jetë daja i mamasë së dy vëllezërve. Në seancën gjyqësore, i akuzuari, Santilo Basho deklaroi se nuk ka lidhje me këtë histori.

“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë”. Më pas ky konflikt pronësie u zgjidh mes familjeve tona”, tha Santilo Basho para trupit gjykues.

Nga ana tjetër, Tesilvan Basho do të njihet këtë të shtunë me masën e sigurisë në qytetin e Vlorës, i cili pritet të ekstradohet në Itali, pasi është dënuar për vrasjen e dy prostitutave në shtetin fqinj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT