Aktualitet

11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS, thirrja e Myftiut të Shkodrës: Riktheni fëmijët që janë Siri


               Publikuar në : 10:48 - 19/10/19 Enno

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bën thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.

Sytari nënvizon se të miturit po vuajnë pasojat e prindërve, të cilët u gënjyen nga propaganda duke iu bashkuar luftës në Siri.

“Diplomacia dhe shteti të punojnë për rikthimin e tyre në Shqipëri pasi janë të pafajshëm. Prindërit u gënjyen nga propaganda false në Siri dhe tashmë fëmijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit”, shprehet imami.

Reagimi i tij vjen pas historisë së 11 vjeçarit shqiptar, Alvi Berisha, i cili ndodhet i vetëm në një nga kampet në Siri. Historia u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.

Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare çështja është e komplikuar dhe nuk varet nga ambasada jonë në Turqi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT