Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Erdogan i kërcënoi, udhëheqësit e Kosovës kyçin gojën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Erdogan i kërcënoi, udhëheqësit e Kosovës kyçin gojën

Deri me tani, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, nuk kanë thënë asnjë fjalë lidhur me kërcënimin që erdhi nga Turqia. I vetmi që ka folur  është Fatmir Limaj, në një tubim partiak.

 Zyrtarët e Qeverisë, Presidencës dhe Parlamentit s’kanë  dashur t’i përgjigjen kërcënimit të Erdoganit për fundin e Kryeministrit Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka marrë kërcënime të drejtpërdrejta prej Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se shpejt do të jetë fundi i Kryeministrit të Kosovës, se pse ai ka shkarkuar dy zyrtarë shtetërorë që kanë ndihmuar dërgimin e gjashtë gylenistëve në Turqi.

Madje, Erdogan ka thënë se ndaj Haradinajt do të ketë edhe protesta prej vëllezërve të tij në Kosovë.

Në fakt, në Kosovë vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi herë pas here e ka quajtur Erdoganin vëlla dhe anasjelltas.

Zyrtarë të Qeverisë, përfshirë Halil Matoshin, Donnjeta Gashin e Arbër Vllahiun, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje ndaj kërcënimeve të Erdoganit.

Ndërkohë bëhet e ditur se shefi i qeverisë nuk do të reagojë dhe se Haradinaj është mbyllur dhe nuk ka dalë në deklaratë për media që prej të shtunës mbrëma.

Situatë e njëjtë është edhe në Presidencë. Askush prej tyre s’ka pranuar të flasë për kërcënimet e Presidentit të Turqisë. Në fakt, Hashim Thaçi, të shtunën ka mbajtur një konferencë ku ka mbrojtur veprimet e AKI-së dhe dëbimin e gylenistëve. Ata, Thaçi, i ka ndërlidhur me veprimtari kriminale në Kosovë.

Sikurse dy institucionet tjera, as Kryetari i Parlamentit, s’ka thënë asnjë fjalë për kërcënimin e Erdoganit.

Veseli ka folur vetëm për dëbimin e gylenistëve dhe ka paralajmëruar edhe shkarkime tjera pa e përjashtuar Presidentin Hashim Thaçi, i cili ishte i përfshirë në dëbimin e gylenistëve.

Ndërsa, në Kosovë, pas dëbimit të gylenistëve kanë ndodhur dy shkarkime, Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe ende nuk është zyrtarizuar shkakrimi i Shefit të AKI-së, Driton Gashi, pasi Presidenti ende nuk ka pranuar largimin e tij, shkruan Express.

AKR ka kundërshtuar kërkesën e Kryeministrit derisa kanë kërkuar sqarime shtesë. Ndërsa, për shkarkimin e Shefit të AKI-së duhet edhe pajtimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ende nuk ka treguar se cili është pozicioni i tij për këto largime.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI-së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte, ku ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.

Tags: erdogangojënkercenoiKosovëskyçinudhëheqësit

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Basha uron Pashkët nga katedralja e Rrëshenit

Basha uron Pashkët nga katedralja e Rrëshenit

Greta Koçi flet për herë të parë për lidhjen me bjondin bukurosh

Greta Koçi flet për herë të parë për lidhjen me bjondin bukurosh

Rrëfehet Enca: Kënga histori personale, djegia e vilës ka ndodhur vërtet!

Rrëfehet Enca: Kënga histori personale, djegia e vilës ka ndodhur vërtet!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim
Showbizz

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

by mirseda
20:36 | 21/02/2026
0

Së fundmi, gruaja e Erik Lloshit ka folur për situatën që u krijua rreth hyrjes së tij...

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com