Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Epidemiologu i Harvardit: Koronavirusi s’mund të ndalet më, çfarë duhet të bëjmë

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Epidemiologu i Harvardit: Koronavirusi s’mund të ndalet më, çfarë duhet të bëjmë

Epidemiologu i Universitetit të Harvardit, Mark Lipsit, shpjegon në një intervistë për revistën gjermane “Der Spigel”, se përse koronavirus është kaq i rrezikshëm, dhe përse lind nevoja e masave drastike, për të ndaluar përhapjen e tij.

Lipsit, 50 vjeç, ka kryer një studim të gjerë mbi përhapjen e epidemive. Eksperti i Harvardit, studioi pandeminë shkatërruese të gripit të viteve 1918-1920, si dhe rrezikun e infeksionit nga virusi SARS. Ai beson se patogjeni COVID-19, do të ketë pasoja shumë më serioze

Ju parashikoni që nga koronavirusi mund të infektohen deri në 60 përqind e të rriturve në botë. A nuk është shumë alarmues një skenar i tillë?

Nuk e besoj. Natyrisht ky është një projeksion, dhe si çdo projeksion, mund të jetë i gabuar.

Por nëse kemi një numër riprodhues të një sëmundje infektive në raportin1 me 2, siç duket se janë vlerësimet mbi koronavirusin, atëherë më së paku gjysma e popullsisë së rritur do të infektohet, para se përhapja e këtij virusi të mund të ndalet njëherë e mirë. Ky nuk është një vlerësim i pabazuar, por lind nga matematika themelore e epidemive.

Në vitin 2003, Organizata Botërore e Shëndetësisë, paralajmëroi se SARS-i mund të bëhej një epidemi globale. Por në fund pati më pak raste vdekjesh, se sa ka shkaktuar deri tani koronavirusi…

Po, por atëherë ekzistonte rreziku që SARS-i mund të shndërrohej në një epidemi globale. Por me SARS-in, gati të gjitha transmetimet duket se kanë qenë tek pacientët simptomatikë, prandaj përhapja e tij kontrollohej më lehtë. Gjërat janë ndryshe me virusin që shkakton COVID-19. Dhe detyra jonë si epidemiologë, është të mendojmë për skenarë të rasteve më të këqija, në mënyrë që të mund të nxisim veprimet e duhura për ta ndalur këtë epidemi.

Nëse parashikimi juaj del i vërtetë, sa njerëz do të vdesin nga koronavirusi?                      

Unë nuk dua të spekuloj me këtë gjë. Ne mendojmë se rreth 1 ose 2 përqind e njerëzve simptomatikë, kanë vdekur tashmë. Por ne nuk e dimë se sa njerëz janë të infektuar në total. Është si një ajsberg, ku rastet e rënda numërohen, ndërsa ato asimptomatike mbeten të fshehura. Ne nuk do ta dimë asnjëherë deri sa të përfundojë epidemia, se sa e madhe është pjesa e fundit të ajsbergut, dhe për pasojë edhe sa është shkalla reale e vdekshmërisë.

A mund të frenohet ende ky virus?

Unë nuk mendoj se virusi mund të ndalet më. Tani tepër vonë. Në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Gjermani, po ne shohim raste të reja që nuk lidhen me asgjë rast të njohur më parë. Pra, virusi është përhapur tashmë në nivel lokal. Duket se kjo është një shenjë, s gjërat në disa zona që nuk janë më nën kontroll.

A ka ende kuptim gjurmimi i kontakteve të personave të infektuar, dhe vendosja e tyre nën karantinë në shtëpitë e tyre?

Unë mendoj se nëse bëhet kjo, duhet kombinuar me masat e tjera të kontrollit. Edhe nëse nuk i gjurmojmë të gjitha kontaktet, ne mund të zvogëlojmë numrin e të infektuarve të rinj. Ajo që ka bërë Kina në qytetet e saj, është efektive. Tek e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve mund të jetë i ngjashëm, por në këtë mënyrë ne ngadalësojmë përhapjen e sëmundjes nën një nivel tejet alarmant.

Pse ka rëndësi kjo gjë?

Sepse spitalet dhe mjekët kanë një kapacitet të caktuar, dhe ne nuk duhet që ta tejkalojmë atë. Dhe së dyti, pas çdo jave jemi duke mësuar më shumë, se cilat ilaçe mund të funksionojnë kundër këtij virusi, dhe sigurisht që me kalimin e kohës do të kemi protokolle më të mira kurimi. Po të kishit një mundësi zgjedhje, do të ishte më mirë që kjo sëmundje t’ju prekte pas 6 muajsh sesa sot.

Japonia mbylli shkollat ​​në mbarë vendin, Italia po ashtu. A është kjo një masë e mirë për ruajtjen e shëndetit publik?

Është e vështirë të thuhet më siguri. Asnjëherë më parë, nuk jemi përballur me një epidemi ku roli i fëmijëve ka qenë kaq i paqartë sa sot. Shumica e fëmijëve të infektuar me koronavirus nuk shfaqin simptoma, por ne nuk e dimë nëse ata janë ende të gjendje të infektojnë të tjerët. Mbyllja e shkollave në të gjithë vendin, përfshirë edhe atje ku nuk ka shumë raste, duket se është një masë që është e vështirë të zbatohet plotësisht. Por në vendet ku kemi parë një përhapje të madhe, kjo masë patjetër që është e kuptueshme.

Ju keni kryer një studim të gjerë mbi pandeminë e gripit të viteve 1918-1920, që vrau më shumë se 650.000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara. Çfarë kemi mësuar nga ajo?

Në atë kohë, qytetet amerikane reaguan shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Filadelfia nuk reagoi deri 2 javë pas rastit të parë me Gripin Spanjoll, kur mbylli më pas shkollat, ​​dhe anuloi aktivitetet publike. Përkundrazi, Sent Ljuis ndërhyri pas vetëm 2 ditësh.

Dhe shkalla e vdekshmërisë në Sent Ljuis, ishte vetëm një e teta e asaj në Filadelfia. Studimi tregoi se nëse qytetet ndërhyjnë që në fillim, dhe zbatojnë më ashpërsi masat e distancimit social, epidemia ngadalësohet, dhe është në përgjithësi më pak vdekjeprurëse.

Sa kohë duhet të jenë në fuqi këto masa drastike?

Nga pandemia e viteve 1918-1920, kemi mësuar që heqja e ndalimeve shumë herët, mund të bëjë që numri i rasteve me koronavirus të rritet sërish, dhe të kemi një kulm të dytë të epidemisë. Dhe kjo për shkak se virusi është natyrisht ende aty. Gjithsesi, masat ndaluese nuk mund të zbatohen për një kohë shumë të gjatë Pra do të ketë domosdoshmërisht tregti midis vendeve.

A do të jetë koronavirusi midis nesh për një kohë të gjatë?

Kjo gjë është shumë e mundur. Sidoqoftë, ka njëfarë shprese. Mund të ketë një periudhë të gjatë me jo shumë raste të reja brenda 1ose 2 viteve, thjesht pasi virusi do të jetë aq shumë mes nesh, saqë shumica e njerëzve do kenë fituar imunitet ndaj tij. /TIRANA TODAY

Tags: epidemiologuharvarditkoronavirusndaletPERHAPJA

TË LIDHURA

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së
Bota

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

14:21 | 08/09/2025
Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë
Bota

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

11:32 | 08/09/2025
Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria
Bota

Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

09:16 | 08/09/2025
Next Post
Konfirmohen edhe 2 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Konfirmohen edhe 2 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Emergjenca nga koronavirusi/ 7 raste të reja në Serbi

Emergjenca nga koronavirusi/ 7 raste të reja në Serbi

Shiste maska dhe xhel dezinfektues të skaduar, pranga 59-vjeçarit

Shiste maska dhe xhel dezinfektues të skaduar, pranga 59-vjeçarit

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Sfida “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë
Aktualitet

Sfida “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë

by mirseda
14:35 | 08/09/2025
0

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para,...

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

14:21 | 08/09/2025
Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

Hajduti në Tiranë e pëson keq, 33-vjeçari rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

14:12 | 08/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

Netanyahu zhvillon takim urgjent me strukturat e sigurisë

11:32 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com