Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“As Enver Hoxha s’e bënte këtë”, Patozi nxehet keq, ç’bëri Basha?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“As Enver Hoxha s’e bënte këtë”, Patozi nxehet keq, ç’bëri Basha?

Ish-deputeti Astrit Patozi ka shpërthyer në akuza sërish ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit, sipas Patozit, ka përjashtuar nga partia tre anëtarë në Vlorë, sepse këta të fundit janë shprehur kundër kryedemokratit në rrjetet sociale.

Patozi e krahason Bashën me diktatorin Hoxha, teksa shkruan se as ai nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin, ndërsa i shkruan publikisht që ta pushojë atë të parin dhe të mos merret me “të vegjlit” sepse kjo, shkruan Patozi, është e ulët.

Postimi i Patozit:

SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI “BASHKIMIN” E LULZIM BASHËS

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.

E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur?

A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?

Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.

Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.

Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Tags: as Enver Hoxhaastrit patozilulzim bashanxehet keqPD

TË LIDHURA

Autorë të disa grabitjeve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër në kërkim
Aktualitet

Autorë të disa grabitjeve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër në kërkim

14:27 | 27/09/2025
Rriten pagesat online / BSH: 28 milionë veprime në një vit, në tetor nis SEPA
Ekonomi

Rriten pagesat online / BSH: 28 milionë veprime në një vit, në tetor nis SEPA

13:08 | 27/09/2025
Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s
Politikë

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

11:53 | 27/09/2025
Next Post
Vogëlushi shqiptar fliste pesë gjuhë të huaja dhe mahniti amerikanët

Vogëlushi shqiptar fliste pesë gjuhë të huaja dhe mahniti amerikanët

Kapriçot e motit, ç’parashikojnë meteorologët

Kapriçot e motit, ç’parashikojnë meteorologët

PD nuk heq dorë nga çështja Tahiri, bën lëvizjen e radhës

PD nuk heq dorë nga çështja Tahiri, bën lëvizjen e radhës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Autorë të disa grabitjeve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër në kërkim
Aktualitet

Autorë të disa grabitjeve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër në kërkim

by mirseda
14:27 | 27/09/2025
0

Si rezultat i administrimit të kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm për vjedhje të pronës apo pasurisë, shërbimet...

Rriten pagesat online / BSH: 28 milionë veprime në një vit, në tetor nis SEPA

Rriten pagesat online / BSH: 28 milionë veprime në një vit, në tetor nis SEPA

13:08 | 27/09/2025
Doli në rrugët e New Yorkut kundër Trumpit, presidenti amerikan ”hakmerret” ndaj kreut të Kolumbisë

Doli në rrugët e New Yorkut kundër Trumpit, presidenti amerikan ”hakmerret” ndaj kreut të Kolumbisë

11:57 | 27/09/2025
Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

11:53 | 27/09/2025
Durrës/ Gjendet një trup i pajetë në breg të detit, viktima dyshohet se është mbytur

Durrës/ Gjendet një trup i pajetë në breg të detit, viktima dyshohet se është mbytur

11:12 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com