Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Energjia, rënia e kryereformës së qeverisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Energjia, rënia e kryereformës së qeverisë

Nga: Klodian Tomorri

Diskutimet e projektbuxhetit 2020 në komisionet parlamentare të Kuvendit, kanë nxjerr në pah qartazi për publikun situatën e vështirë të ekonomisë dhe financave të shtetit gjatë këtij viti. Por ka një sektor tjetër, ku edhe pse debati nuk është kaq publik, kambanat e alarmit janë po aq të forta. Ai është energjia.

Prej vitesh e cilësuar si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë, tashmë reforma energjetike po shkërrmoqet. Vendi ka nisur të bëjë hapa pas, dhe sektori është duke u zhytur sërish në krizë financiare. Alarmin e jep Sekretariati i Energjisë në Vienë.

Në raportin e fundit, Sekretariati e klasifikoi Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon, që vitin e kaluar shënoi regres në reformat e sektorit energjetik. Gjetjet e raportit janë shqetësuese. Raporti, ndoshta më i rëndi që Sekretariati ka hartuar ndonjëherë mbi Shqipërinë, vëren se Ministria e Energjisë zvarrit liberalizimin e tregut duke ruajtur monopolet, diskriminon investitorët privatë që duan të investojnë në burimet e reja, nuk respekton kontratat shtetërore dhe minon projektet me mbështetje të huaj.

Këto kritika të forta janë të dokumentuara edhe me raste konkrete. Së pari, vonesat pa fund në krijimin e bursës së energjisë dhe mungesa e vullnetit për ndarjen funksionale të OSHEE mbajnë tregun të mbyllur dhe rrisin kostot që paguajnë qytetarët për energjinë.

Së dyti, diskriminimi i investitorëve privat pengon ndërtimin e burimeve të reja të energjisë, të cilat rrisin prodhimin vendas dhe ulin kostot për qytetarët. Në fund të vitit të kaluar, qeveria zhvilloi ankandin për impantin diellor të Akernisë me kapacitet 100 mega vat. Fitues i garës u shpall një konsorcium i kryesuar nga India Poëer Generation. Sipas formulës, gjysma e energjisë së prodhuar do të blihej nga shtetit me çmimin 58 euro për mega, ndërsa gjysma tjetër do të shitej në treg të lirë.

Por edhe pse kontrata e zhvillimit është nënshkruar, Ministria e Energjisë zvarrit firmosjen e kontratës për blerjen e energjisë me kompaninë fituese duke bllokuar ndërtimin e centralit. Sipas Sekretariatit, kjo zvarritje është shqetësuese dhe minon diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.

Impianti i Akërnisë nuk është investimi i vetëm që zvarritet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me termocentralin e Vlorës, fati i të cilit mbetet mister edhe pse ankandi është shpallur që në fillim të vitit.

Të gjithë këto janë masa apo reforma pa asnjë kosto për buxhetin dhe nuk kërkojnë para, por vetëm vullnet. Por me sa duket vullneti i qeverisë ekziston vetëm kur në lojë ka para dhe tendera për të shpërndarë, jo kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

Zbehja e reformës energjetike është me pasoja të rënda për ekonominë, qytetarët dhe financat e shtetit. Këtë vit Shqipëria bleu mbi 100 milionë euro energji nga jashtë, teksa prodhimi vendas gati 100 për qind hidrik mbetet në varësinë e reshjeve. Por ndërsa qytetarët dhe buxheti paguajnë miliarda për të blerë energji nga importi, investimet që rrisin prodhimin vendas pengohen nga burokracitë apo mungesa e vullnetit.

Ndryshimet e fillimvitit në qeveri duhet të kishin dhënë impulse të reja për të thelluar reformat e domosdoshme në sektorët kyç të ekonomisë, veçanërisht energjinë. Por ajo që rezultoi ishte një tjetër. 2019-a ishte viti i regresit të shumëfishtë, i cili ktheu me kokëposhtë edhe kryereformën e qeverisë.

 

Tags: energjiaklodian tomorrikriza ekonomike

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Serbia heton një aferë të dyshuar spiunazhi ku është përfshirë një agjent rus

Serbia heton një aferë të dyshuar spiunazhi ku është përfshirë një agjent rus

Meta takon kryetarin e KLP-së, ja çfarë diskutuan

Meta takon kryetarin e KLP-së, ja çfarë diskutuan

Shqiptari brenda burgjeve të Sirisë: S’jam penduar që iu bashkova ISIS

Shqiptari brenda burgjeve të Sirisë: S’jam penduar që iu bashkova ISIS

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com